Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Wi-Fi

Li-Fi është një teknologji 100 herë më e shpejtë sesa Wi-Fi

Në një të ardhme të afërt botës do ti duhet të braktisë Wi-Fi në favor të Li-Fi, një teknologji alternative me shpejtësi reale transmetimi të dhënash deri në 1 Gbps, 100 herë më i shpejtë sesa teknologjia Wi-Fi. Më këtë shpejtësi secili prej jush do të ketë mundësi të shkarkojë një film në formatin HD në vetëm pak sekonda. Një kompani e quajtur Velmenni ka zhvilluar një teknologji, e testuar në laborator dhe në ambjente reale në Estoni, e cila mund të arrijë këtë shpejtësi transmetimi. Li-Fi transmeton të dhëna përmes dritave LED të cilat pulsojnë në rangun e nanosekondave dhe janë të pakapshme për syrin njerëzor. Kjo teknologji është shpikur në 2011 dhe në kushte laboratorike ka arritur shpejtësi marramendëse transmetimi prej 224 Gbps. Ndryshe nga sinjalet Wi-Fi të cilët mund të penetrojnë muret e shtëpisë, teknologjia Li-Fi është e bazuar në sinjale drite që do të thotë se teorikisht është më i limituar. Por duke qenë i limituar është edhe më i sigurtë.

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more