Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Vjersha për fëmijë

Gimi u lag - vjershë

Gimi u lag Pata bën ga, ga, ga Kërkon bibat ku i ka Rosa bën mak, mak, mak Rosë e vogël eja pak. Patat, rosat u larguan, Një ujë lumi u freskuan. Ga, ga, ga e mak, mak, mak, Gimi i vogël, pse u lag ? vjersha,vjershe,poezi,poezia,per,poezite,vargje,vargje per,poezi per.vjersha per femije,vjersha per fmije,gimin,rosat,patat,bibat,

Eli, Eli - vjershë

Eli, Eli -vjershë Eli, Eli Ç'thotë tuneli? Unë kam treqind Thasë me terr Mirëpo gjumi Nuk më merr... Si t'më marrë gjumi i mirë Kur plot drita Fjaufojnë E sirenat Alarmojnë ? vjersha per tunelin,vjershe per tunellin,vjershe per tunel,poezi per tunelin,tuneli vjershe,vjersha per tunel

Stinët - vjershë

Stinët  - vjershë Me të shtatë ngjyrat mbi letrën e bardhë vizatoj natyrën si piktor i rrallë. Fushën gjëlbëroj dhe çel luleshqerrën kështu në mes tonë unë sjell pranverën! Gjithë kalamajtë plazheve i mbledh zverdh grurin e artë dhe verën sjell.... Rrushin pjek në vreshta zogjtë larg i shpie dhe papritur vjersha përmbi letër bie... Erën vë të fryjë edhe retë t'ikin ujin bëj të ngrijë dhe kam sjell... dimrin. vjershe per stinet e vitit,vjersha per stinen,vjershe per pranveren,veren,vjeshten,dimrin,poezi per stinet,poezi per stinet e vitit

Pry pry delëza

Pry pry delëza Pry, pry,delëza Kaçurrelëza ç'do më japësh sot ? Qengja që të luash qumësht sa të duash edhe gjalpë plot! Pry pry delëza kaçu-kaçurrelëza s'ke tjetër peshqesh? Do të mbledh nga delet gjithë kaçurrelet dhe do të të vesh! pry pry delëza ti ç'do,shoqja ime ? Të jesh djal i mbarë në mësim i parë gjithë lavdërime! vjersha per delet,vjershe per delen,delja vjershe,poezi per delet,poezi per delen

Nëna ime lan tesha me një gisht

Nëna ime lan tesha me një gisht Nëna ime lan tesha me një gisht Saora,saora Dhe bardh,bardh Sikur bora. Tik! Me një gisht prek sustën në makinë Dhe lan i shpërlan Dhe i than. vjersha per lavatriqen,vjershe per maqinen e rrobave,vjershe per makinen e larjes se rrobave,vjershe per lavatricen,lavatriçen,poezi,poezi per lavatriçe

Kam një qengj, që ha bar

Kam një qengj që ha bar Me një zile në qafë varë kam një qengj, një larosh që ma quajnë bukurosh. Giçi-giçi plot me gaz unë e ndjell, ai vjen pas be-be-be blegërim vjen nga prapa e m'arrin. E me brirë, dap e dap do të më hedhë m'u në trap po s'më hedh, se më ka shok prandaj lozim të dy tok. vjersha per qengjin,qengji,vjersha,vjersha per qengj,poezi per qengjin

Shiu - vjershë

Shi, shi, o baba-shi bjer, bjer o me furi shi shi o baba shi jepi tokës pak freski Shi shi o baba shi Ku ke qenë gjer tani ? Presin arat plot me grurë presin pyjet plot me drurë presin lulet, trëndafilat jaseminët, karafilat presin rosat edhe patat sqepkuqet,qafëgjatat. vjershe per shiun,poezi per shiu,per femije,vjersha per shi,vjersha kur bjen shiu,shiu shiu

Ç'ke harruar moj valbonë - vjershë

Ç'ke harruar moj valbonë - vjershë Ç'ke harruar moj valbonë ? Sot kur shkonim për në shkollë pse u ktheve si veri ? Ç’ke harruar moj Valbonë Ç'ke harruar në shtëpi? Mos vallë stilolapsin a mos bojërat në kuti? Ç'ke harruar, moj valbonë që u ktheve si veri? Thotë Valbona e gëzuar: Asnjë gjë s'kisha harruar po, kur ika, u nxitova gjyshen nuk e përqafova vjersha per respektin,vjershe per respektin ndaj gjyses,vjersha per gjyshen,vjershat per gjysherit

Buqja - vjershë

Buqja - vjershë Sa ëmbël qeshet e vogla Buqe i ka blerë baca sandale të kuqe! ia urojnë shoqet e shokët e vet: ''Sa të bukura Buqe t'i mbash me shëndet!'' Ëmbël qesh Buqja si lulja në degë me sy e faqe të kuqe si shegë... vjersha per buqen,buqja,poezi per buqen

Duart tona - vjershë

Duart tona - vjershë Pa shikoni duart tona sa të vogla sa të njoma! Duart tona punëtore vizatojnë në fletore Presin bukur me gërshërë qepin kopsa me gjilpërë. mbajnë tulla mbajnë gurë duart tona s'lodhen kurrë. vjersha per duart,dora,vjersha per doren,vjersha per duar,poezi per duar,poezi per duar,duart,duar,vargje per duar

Për një shkronjë - vjershë

Për një shkronjë - vjershë  Për një ''d'' që ti s'e vë fjala derë bëhet erë dhe shtëpia ngel pa derë Për një ''m'' që ti s'e vë fjala mik bëhet ik Ç'bën kështu more besnik ai thuhet mikut ik ? vjersha per shkronjat,vjershe per shkronjen,poezi per shkronjat,poezi per shkronjen,shkronjat vjershe,vjershe shkronjat

Kukulla ime -vjershë nga Etleva Durmishi

Kukulla ime -vjershë nga Etleva Durmishi Kam një kukull Shumë të bukur Rri në mur Si një piktur Gërshetat e gjata Te këpucët e larta Me te në treg Dola dje Dhe një fustan për aheng I kam ble ! vjersha per kuklla,vjershe per kukell,kukllat vjersha,poezi per kuklla,poezi per kukell,kuklla vjershe,vjersha per kuklla,vargje per kuklla

Miku im - vjershë nga Etleva Durmishi

Miku im - vjershë nga Etleva Durmishi O miku im mbi ibër Mos nbaj hidhërim Futu pak në libër Të gjesh gëzim! Aty ka shumë fshehtësi Po edhe dashuri. Do të njihesh me shumë histori Vetëm bëju mik i tij. vjersha per librin,vjersha per miku,poezi per librin,poezi per libra,poezi per liber,vjershe per liber,vjersha per libra,libr vjershe,vjersha per femije,vjershe per femije

Çerdhen do ta ruaj - vjershë nga Adelina Mamaqi

Çerdhen do ta ruaj - vjershë nga Adelina Mamaqi Dallëndyshe moj Udh'e mbarë moj ! Në pranverë për ty Çerdhe do ndërtoj Djal' i vogël o duarshkathët o çerdhe tjetër s'dua ti këtë ma mbro! Në pranverë prap do të vij me vrap zoçkëza të reja këtu do të hap Moj krahshigjetë fluturo e qetë çerdhen do ta ruaj si të ishe vetë! Postime të ngjashme: Adelina Mamaqi- Biografia dhe Veprat Milingona -vjershë nga Adelina Mamaqi Mësuesja - vjershë nga Adelina Mamaqi   vjersha per dallendyshen,dallëndyshja,poezi per dallendyshe,dallendyshja poezi,vjershe,vjersha nga adelina mamaqi,poezi nga Adelina Mamaqi

Qershia - vjershë

 Qershia Si sy fëmije Sy vocrraku Qesh qershia Kuq si gjaku E kur e ha Ah, sa lezet Thuaj e ke larë Me shërbet. E Qefserja N'vesh e var Duket sikur Margaritar. vjersha per qershine,vjershe qershi,qershia vjershe per femije,vjersha per qershijen,qershi vjershe,

Trëndafili - vjershë

Trëndafili Kam ngjyrë të bardhë Të kuqe, të verdhë Jetoj ndër kopshte Ku lëshoj shumë erë. Në verë lulëzoj Për bukuri Zemrat e njerëzve I mbush kënaqësi. Jam simbol i paqës Lule e lirisë Tërë bota më mbajnë Në shenjë të lumturisë. vjersha per trendafilin,trendafili vjershe,vjersha per trendafil,poezi per trendafilin,trendafili vjershe

Dëshira - vjershë

Dëshira Kam dëshirë Të jem mësuese Nxënësit t'i mësoj Me këngë t'i gëzoj Kam dëshirë Të jem mjek Fëmijët t'i shëroj Të luajnë t'i liroj Kam dëshirë Të jem poet Me vargjet e mia Të kënaqen fëmija.  vjersha per femije,vjershe per femije,deshira,vjersha per deshirat,deshira shqip,vjershe per deshiren,deshira vjershe

Nëna - vjershë

Nëna Nëna ime e dashur Sa fort që të dua Se ti moj lule U kujdese për mua Ti për mua je Yll që shkëlqen Dhe diell i ngrohtë Që në zemër më fle . vjersha per nenen,nena vjershe,vjershe per nenen,poezia per nenen,nena poezi,nena vjershe,vjershat per nenen,shqip,vjershe per nenen,vjersha per maman,mamin

Plepi - vjershë

Plepi I ka ngritur duart Dhe i ka kapur retë Sa hije që i ka Këmisha e blertë. Mbi kokë rri Lejleku këmbëgjatë Dhe sodit livadhet Që shtrihen gjer' e gjatë. Nën hijen e tij ulet kostari plak Dhe cokat kosën Tak.... tak.....tak.... vjersha per plepin,plepi vjershe,vjersha per plep,poezi per plepin,plepi vjershe,vjersha per plepin,plepi vjershe

Mali - vjershë

Mali Mali me lisa Veshur më blerim Me gurra, kroje Na fton në pushim Zogu n'lis këndon Lisi bën hije Oh sa shumë lule Çfarë lumturie Mali me lisa Veshur me blerim Me gurra, kroje Na fton në pushim.  vjersha per Malin,Mali vjershe,vjersha per mal,poezi per malin,mali shqip,vjersha per malin,mali shqip,vjersha per malin

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more