Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Vjersha

SHQIPËRISË SË PËRJETSHME – Poezi nga RRUSTEM GECI

Këto vargje s´di  a  do të gjejnë udhë në shpirtin e trazuar  të  popullit  tim Kosova  ende   ka  plagë  nëpër  trup e turpshëm po i shtohen plagë të reja Në  shesh  qytetarë   të  Kosovës,  në shesh! Kosova s´e ha turpin me bukë këto vargje mund  të  mos  kuptohen por shkronjat e  saj  janë  të  flamurit Kosovë  e  lashtësisë 13 mijë vjeçare asgjë e urtë s´është më tek unë, prej s´e zemërimi  ka nis të del në rrugë, s´ka më fisnike s´e dora  e  bërë  e  grusht Plagët e marra në Vjenë dhe Bruksel dëmtojnë gurin  e  Shqipërisë etnike dëmtojnë Shqipërinë e të palindurve e dëmtojnë  Shqipërinë e përjetshme Në  shesh  qytetarë   të  Kosovës, në shesh! Aty  ku  vetëdija  bën betejën Kosovë,  anuloj  firmat   e  tradhtisë për nder të atdheut, dhe  të  flamurit!..

Vjershë për stinët e vitit - Vjersha për fëmijë

  Stinët e vitit Vjershë për stinët e vitit - Vjersha për fëmijë Janë katër motra, Fare nuk ngjasojnë, Edhe njëra-tjetrën, Kurrë s’e ngatërrojnë. Këto katër motra, Janë stinët e vitit, Pranvera , vera , Vjeshta edhe dimri . Vjershë për stinët e vitit - Vjersha për fëmijë , vjershe per stinet, poezi per stinet, poezi shqip, vjersha shqip, stinet, pranveren, veren, vjeshten, dimrin

Vjersha per femije - Lepuri dhe Breshka

Vjersha për fëmijë - mëma

Vjersha per femije - Te presin duart e Mamit

Vjersha per femije - Kukull kukull - Anisa

Poezi për kukullën - Kukulla ime

Kukulla Ime Unë e kam një kukull, Kukull Bukuroshe Emrin unë ja vura, Kukull sykaltroshe. I ka sytë e kaltër, Flokët kaçurrele Unë shpesh e thërras, Kukulla ime lele Për ç do ditë e laj, dhe e vë në gjumë kur e vë në djep i kendoj ninulla, Mami mi ka qepur një fustan me pulla. Kukulla ime lele Kukull kaçurrele

Rreshta per dimrin - Poezi per dimrin

Thuaji vetvetes kur i ftohti vjen dhe akullima bie prej qielli do të doje të ishe atje duke ecur, dëgjuar të njëjtën melodi, s’ka rëndësi se ku, të gjesh vetveten brenda izolimit të errësirës ose poshtë thyerjes së bardhë të hënëzave të përqëndruara në luginën me dëborë. Këtë natë ndërsa bën ftohtë Thuaji vetvetes Gjithçka që di është asgjë. Por melodia e kërcimit tënd luan ndërsa je duke ikur. Dhe ti do që të kesh mundësi për një herë të vetme të gënjehesh përposhtë flakës së vogël të yjeve dimërorë. Edhe po qe se ndodh dhe nuk ke mundësi shko më tutje ose kthehu mbrapsht, dhe do e gjesh vetveten përsëri kur të kesh vajtur gjer në fund. Thuaji vetvetes në këtë rënie finale të ftohti mbi degëd e tua Thuaji vetvetes që e dashuron faktin se cili je.

Vjersha me titull - Ëndërra e Alketës

Shalqini I rrumbullakët Këmisha lara- lara Përbrenda skuq si gjak  Dhe ka një mijë fara. Sa mirë do të ish, Shalqini lara- lara, Vec lëng e tul të kish Dhe të mos kish fara. Kështu mendon Alketa Pasi enede s`di Se fara, po të mos ketë, S`do të ketë më shalqi.

Vjershë për bicikletën

Bicikleta Bicikleta ka tri rrota, Kur e ngas cuditet bota. Tring-tring tringëllon Zilja e vogël në timon. Shokë e shoqe më vijnë pas, Kur unë bicikletën ngas. Tring-tring tringëllon Zilja e vogël në timon. shënim: tri rrota bickleta për fëmijë

Vjersha me titull -Tri mollët

Tri mollët Unë jam molla rrumbullake, Faqekuqe topolake. Rrumbullake jam dhe unë, Por e verdhë, e pjekur shumë. Edhe unë jam motra juaj;   Më pranoni, jam e pjekur, Pasi ngjyrën e kam të gjelbër.

Mjellma

Mjelma gjafegjata me kembet si lopata notonte pergjate lumit atje e zuri nata Zhapiku bishtholle u ngjit ne nje molle kullufiti kandra E hengri nje bolle! Salamandra vezet i la ne fund te Nilit beri banjo dielli prane krokodilit

Vjersha- Era dhe flamuri- shkruar nga Betim Muço

Po i thotë era flamurit: -Ç'paske sot që të ndrit nuri? Kaq i qeshur s'më je dukur, s'të kam parë kaq të bukur. Çfarë ke, më thuaj ti, hapma zemrën, mos ma fshih! Ky flamuri palat rret, i thotë erës: - Nuk e sheh? Gjithë vendi sot gëzon, është festë, s'e kupton? Rrihmi palat, mos më mbaj, ta zë qiellin skaj më skaj. Fryu era, më nuk priti dhe më lart flamurin ngriti. "Betim Muço"

Vjersha - Kush e hëngri mjaltin?

Kush e hëngri mjaltin? Kush e hëngri mjaltin te zgjoi me bletë, më mirë të ngrihet, ta pranojë vetë. Këto thosh ariu në pyll në kuvend. Kafshët s'pipëtinin, rrinin si mbi gjemb. Ju vjen turp të flisni juve, mor të gjorë? Po kur e përlatë, nuk ju erdhi zor!? E ç'të flisnin kafshët, gjithçka dukej sheshit: ariu qe mbushur me miza pas veshit...

Plepi dhe rrëkeja

PLEPI DHE RRЁKEJA Kur kish plepi pak nevojë për të pirë nga rrëkeja, ajo befas i dredhoi, rrodhi tutje edhe shkoi. Mirpo plepi nuk u tha. Shtriu rrënjët nëpër tokë dhe u rrit me mend në kokë. Përsëri u kthye vapa. Toka thithte me lakmi çdo pikë uji. S'kishte shi. Dje rrëkeja po shteronte. I tha plepit ta dëgjonte: -Zgjat një degë dhe më mbulo, se po thahem nga ky zheg, do të zhdukem ne hendek. Foli plepi i zemëruar: -Shumë vonë je kujtuar. Kur të desha pranë meje, krahet s'duhej të mi ktheje.

Pinguini shet Kasata

PINGUINI SHET KASATA Ёshtë verë. Në një shesh, ku s'ka qënë asnjë prej nesh, pinguini shet kasata. Po kalojnë nja dy pata me erashka nëpër duar. Ecin duke u llastuar. -Oh, kasata këtu paska! thotë njëra pak mënjanë. I ka sjellë nga Alaska pinguini çalaman. Thotë tjetra: -Nuk besoj që të jenë mjaft të mira. Po t'i sillte që andej, do të ishin krejt të shkrira. Pinguini diçka kap nga biseda dhe thërret: -Po nuk bletë dy kasata, çalamane jeni vetë! Patat krejtësisht hutohen, nuk vendosin të largohen, po drejtohen për të blerë dhe përlajnë dy kasata krejt pa qumësht dhe sheqer.

Vjershë për 8 Marsin

Për 8 Marsin mami, Të uroj unë sot, Lumturi të kesh, Ti për jetë e mot! vjershe per 7 marsin ,vjersha per 7 8 marsin ,vjersha per 8 marsin ,vjersha per nenen ,vjersha per mesuesen ,vjersha per femije

Poezia ''Një qershori'' nga Ersilja Çeli

Një qershori Një qershori, Festa jonë, Të gjithë fëmijët Po gëzojnë. Dielli si flori, Buzëqesh nga lart, Mbi ne ka lëshuar Rrezen e artë. Balonat shumëngjyrëshe Lodrojnë anembanë, Tullumbacet e fëmijëve Qiellin e çajnë. Shumë dhurata Mbajmë në duar, Të gjithë na urojnë: - Nga mot gëzuar! Poezi, Vjersha, Poezi per 1 qershorin,Vjersha per 1 qershorin, 

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more