Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Vaji i bylbylit

Poema Vaji i bylbylit-kritikë apo analizë letrare

Vaji i bylbylit është poema dhe krijimi i parë i Mjedës , shkruar në moshën 21 vjeçare.  Në rrafshin simbolik ,,bylbyli i privuar nga liria e fluturimit‟‟ është Shqipëria e robëruar (e në këtë rast edhe vetë autori ngase shumë intelektualë shqiptarë ishin detyruar të largoheshin nga atdheu për shkaqe politike)kurse ,,privuesi i lirisë‟‟ është perandoria osmane. Poema ndahet në katër pjesë dhe si trajtë ligjerimi ka dialogun. Në këngën e parë shfaq gjendjen e Shqipërisë pas kongresit të Berlinit me grishjen(ftesën) që i bën bilbilit të dalë më nga kafazi se kish ardhur koha me atë që thotë ,,a çilë kafazi‟‟. Në këngën e dytë tregohen shkaqet e vazhdimit të qëndrimit të bylbylit(Shqipërisë) në kafaz(në robëri). Shkaqet ishin objektiv : pushtuesi dëshiron ta mbajë në sundim më të gjatë dhe shkaku subjektiv : se Shqipëria ishte e paaftë që ta sjellë vetë lirinë. Në këngën e tretë simbolika zbërthehet me atë se përmendet atdheu(bylbyli) dhe vetë autori(unë). Me bylbyl përpo

Vaji i bylbylit - Ndre Mjeda

Vaji i bylbylit - Ndre Mjeda Po shkrihet bora, Dimni po shkon; Bylbyl i vorfën, Pse po gjimon? Pushoi murlani Me duhi t’vet; Bylbyl i vorfën, Çou, mos rri shkret. Gjith’, fushët e malet Blerimi i mbëloi; Livadhi e pema Gjithkah lulëzoi. Ndër pyje e ograja, N’ma t’mirin vend, Me rreze dielli Po e gëzon gjithkend. E tuj gjimue Shkon rreth e rreth Nji prrue që veret Rrjedh nëpër gjeth. A çilë kafazi, Bylbyl fluturo; Ndër pyje e ograja, Bylbyl shpejto. Shih edhe analizen:  Vaji i bylbylit

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more