Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Ushqimi

Çka është ushqimi eufenik ?

Çka është ushqimi eufenik ? Ushqimi , i cili nëse evitohet, bënë që përkundër gjenotipit patologjik, të evitohet manifestimi i sëmundjes (gjegjësisht arrihet gjenotipi normal), quhet ushqimi eufenik . qeshte ushqimi eufenik ,cka eshte ushqimi eufenik ,cfare eshte ushqimi eufenik ,ceshte ushqimi eufenik

5 ushqimet më të mira për fuqizim të memories

5 ushqimet më të mira për fuqizim të memories Shperndaje

12 Ushqimet e trurit

  12 Ushqimet e trurit 1. Bajamet - rrisin e fluksit të gjakut në tru 2. Boronica- përmirëson të mësuarit dhe aftësitë motorike 3. Arrat -janë të pasura me omega-3 yndyrë 4. Lakër Brukseli – përmban triftofan e cila ne tru shndrrohet në seroten 5. Brokoli - ndihmon në funksionimin e trurit 6. Lulelakëra - ndihmon në pastrimin e mases se bardhë trurore 7. Xhenxhefili - ka veprim anti-inflamatorë ( kunder ndezjes) 8. Molla-ushqim për mendjen, trupin dhe emocionet 9. Shalqiri & Pjepri -objektivi; funksionet e trurit 10. Lakra - ndihmon në uljen e rrezikun nga kanceri i trurit, mushkërive dhe kancerit të prostatës 11. Marule - ndihmon në rritjen e fluksit të gjakut në tru 12. Arrat e pishës-stimulojnë aktivitetin e trurit

Çka duhet të konsumohet gjatë shtatzanisë ?

Çka duhet të konsumohet gjatë shtatzanisë ? Eshtë i rëndësishëm një ushqim i shëndetshëm dhe i shumëllojshëm, me fruta dhe perime të freskëta e të lara mirë, ushqime që përmbajnë acid folik, mish dhe peshk të pjekur mirë, duke evituar ushqimet e paketuara, të skuqurat dhe ëmbëlsirat. Eshtë thelbësore të pish shumë ujë, të evitosh duhanin dhe alkolin. Ilaçet apo barnat duhen marrë vetëm kur janë të përshkruara nga mjeku. Lexo më shumë: Acidi folik   shtatzania dhe ushqimi,cka duhet ngrene gjate shtatzanise,shtatzenise,ushqimi gjate shtatzanise,shtatzania dhe ushqimi, cka duhet te hajme gjate shtatzanise  

Shërimi i kancerit nëpërmjet ushqimit

Shërimi i kancerit nëpërmjet ushqimit

Ushqimi dhe insuficienca kronike renale

Ushqimi dhe insuficienca kronike renale Dieta përbëhet nga marrja e reduktuar e proteinave , natriumit (nëpërmjet kripës së kuzhinës ), kaliumit, fosforit dhe lëngjeve, dhe rritjen e konsumimit të karbohidrateve dhe yndyrërave. Çfarë duhet të kufizohet dhe pse? Proteinat —reduktimi i proteinave në ushqim mund të çojë në uljen e  uresë në gjak e cila është produkt përfundimtar i metabolizmit proteinik në organizëm dhe veshkët e dëmtuara nuk mund ta eliminojnë atë. Këtu marrin pjesë ushqimet si: mishi i pulave, peshku, vezët, qumështi dhe prodhimet e qumështit. Fosfori - veshkët e dëmtuara nuk mund ta eliminojnë dhe prandaj rritet përqëndrimi i tij në gjak. Kjo mund të shkaktojë reabsorbimin e kalciumit nga eshtrat dhe të çojë në osteoporozë . Ushqimet që përmbajnë sasi më të mëdha të fosforit janë qumështi dhe produktet e qumështit, fasulet, bizelet dhe dredhëzat. Gjithashtu, gjendet edhe në lëngjet si kakao, kola etj. Natriumi - rritja e natriumit në organizë

Ushqimi te të sëmurët me sëmundje iskemike të zemrës

Ushqimi te të sëmurët me sëmundje iskemike të zemrës   Gjatë sëmundjeve iskemike të zemrës  është e nevojshme që të përdoren rekomandimet e mëposhtme për të ushqyerit e duhur. Të kufizohet marrja e yndyrave dhe kolesterolit Hapi i parë në planifikimin e ngrënies së përditshme te këto pacientë është kufizimi i acideve yndyrore të ngopura dhe transacideve nga ushqimi. Rregullat për përdorimin e ushqimit me proteina Burimi më i mirë me proteina janë: mishi, pulat dhe peshqit pa lëkurë, vezët, qumështi dhe prodhimet e qumështit. Disa lloje të peshkut si troftë, skumbri, salmon dhe harengë janë të pasura me omega-3 acide-yndyrore të cilat ulin nivelin e triglicerideve dhe përdoren si ushqim i shëndetshëm. Gjithashtu, omega-3 acidet yndyrore gjenden në disa bimë si arrat, soja. Bimët bishtajore si bizelet, fasulet dhe thjerrëza janë burim i shkëlqyeshëm i proteinave, pa kolesterol dhe yndyrë dhe janë një zëvendësim i shkëlqyer i proteinave shtazore. Pemët dhe

Ushqimi dhe personat e sëmurë me giht

Ushqimi dhe personat e sëmurë me giht Personat e sëmurë nga gihti duhet të shmangin një lloj të caktuar të ushqimit dhe duhet ta ndalojnë rreptësisht  alkoolin, por duhet të marrin dredhëza dhe qershia, të pijnë më shumë sasi të ujit dhe të mbajnë peshë normale. Qëllimi i ushqimit dietal te gihti është për të parandaluar dhe minimizuar simptomat në vendosjen e një baze solide në mënyrën e të ushqyerit. Dieta përbëhet nga ushqime me koncentrime të ulëta të purinës. Në ushqim rekomandohet përdorimi i prodhimeve të qumështit, proteina bimore, rritjen e sasive të ujit, dhe reduktimin e ushqimeve të pasura me purinë. Gjatë përdorimit të këtij lloji të ushqimit është vërtetuar që ulen simptomat e gihtit dhe gjithashtu parandalohen edhe sulmet e dhimbjeve. Të sëmuret duhet t’u përmbahen udhëzimeve të mëposhtme për menyrën e të ushqyerit: • duke shmangur ushqime të pasura me purina si bujon, supë me mish, mish i thatë, soset e mishit, organet e kafshëve, skumbri, harengë, sarde

Ushqimi dhe të sëmurët me ulçerë

         Ushqimi dhe të sëmurët me ulçerë Dieta është ndërtuar me qëllim që të përmirësojë gjendjen e pacientëve të cilët kanë refluks gastrointestinal, dispepsi, ulçerë në ezofag, stomak ose zorrën dymbëdhjetëgishtore, gastrit kronik etj. Përdorimi i mënyrës së posaçme të ushqimit mundëson uljen e iritimit të mukozës gastrike që tajon lëng gastrik me ç’rast ulen dhe simptomat. Rekomandimet bazë që duhet të aplikohen për të pasur sukses janë dietat e zakonshme me sasi më të vogla dhe më të shpeshta ushqimi gjatë ditës. Megjithatë, duhet theksuar se çdo pacient duhet që në mënyrë individuale të krijojë një menu në të ushqyerit e cila është e rekomanduar, sepse disa nga këto produkte, megjithatë, mund të potencojnë simptomat e kësaj sëmundjeje. Objektivat e dietoterapisë janë të orienturara për të parandaluar humbjen e peshës, për të ndihmuar në rritjen e TT, ndërsa te fëmijët promovimin e rritjes dhe rregullimin e të gjitha deficiteve. Dieta duhet të jetë me sasi të mëdh

Rreziqet për shëndetin që vijnë nga konsumimi i ushqimit

Rreziqet për shëndetin që vijnë nga konsumimi i ushqimit Studimet epidemiologjike tashmë kanë filluar të studiojnë dhe analizojnë ushqyerjen maternale përmes monitoringut fetal dhe studimeve prospektive te fëmijët me asocimin e proceseve në uterus dhe jetën postuterine (mbas lindjes) si dhe proceset në moshë më të rritur.Njohuritë për lidhjet që egzistojnë në mes ushqimit dhe shfaqjes së ndonjë sëmundje në moshën adulte si psh. sëmundjet kardiovaskulare, neoplazmat malinje, diabeti, janë sfidë për hulumtime të mëtutjeshme shkencore dhe aktivitete preventive për identifikimin e hershëm të rrezik-faktorëve dhe situatave të ndryshme. Arterioskleroza dhe pasojat e saj- sëmundjet e zemrës dhe ato kardiovaskulare rriten me rritjen e konsumimit të acideve të ngopura yndyrore dhe kolesterolit ku vjen deri te rritja e nivelit të kolesterolit në gjak , që paraqet faktor-rreziku shumë të rëndësishëm për shfaqjen e këtyre sëmundjeve. Kaloritë e tepërta që shkatojnë mbishëndoshjen gjithash

Ushqimi për diabetikët apo për të sëmurët që vuajnë nga sheqeri

 Ushqimi për diabetikët apo për të sëmurët që vuajnë nga sheqeri Të sëmurët me diabet duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm me ushqimin. Planifikimi i mirë i racioneve ditore do të ndihmojë ndjeshëm në ballafaqimin me sëmundjen . Planifikimi duhet të përfshijë renditjen kohore të racioneve të të sëmurit, zakonet e tij në ushqim. Planifikimi i të ushqyerit do të ndikojë në uljen e sasisë së sheqerit , dhe do të ndihmojë në rregullimin e presionit të gjakut , nivelin e kolesterolit si dhe mbajtjen e peshës trupore ideale. Gjithashtu, të sëmurët me diabet duhet të kenë kujdes që të mbajnë dietë të ekuilibruar në raport me terapinë antidiabetike , si dhe nga marrja e insulinës . Aktiviteti fizik, megjithatë, edhe më tej do të ndihmojë në mbajtjen e nivelit të sheqerit në gjak . Ushqimi i shëndetshëm është ai ushqim i cili do të zvogëlojë rrezikun e komplikimeve në zemër ose sulmin cerebral(pika në tru). Ushqimi i shëndetshëm përfshin ushqime me një gamë të gjërë

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more