Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Tjera

SI MUND TË DINI NËSE DIKUSH VËRTET JU DO?

Vetëm një përqind e njerëzve dinë diçka më thellë. Poetët, piktorët, muzikantët, vallëzuesit, këngëtarët kanë një ndjenjshmëri, një senzitvitet të ndjejnë përtej trupit. Ata mund t'i ndjejnë bukuritë e mendjes, ndjeshmërinë e zemrës, ngase edhe vet jetojnë në atë pjesë të realitetit, në atë sferë... SEKSUALITETI NUK ËSHTË DASHURI! Janë tre shtresa e individualitetit njerëzor; fiziologjia e tij, trupi dhe psikologjia e tij, mendja dhe ekzistenca e tij, vetja e tij e përhershme. Dashuria mund të ekzistoj në të gjitha ato plane, por kualiteti i saj do të jetë i ndryshueshëm. Në palnin fiziologjik, të trupit, ajo është seksualitet i thjeshtë. Ju mund ta quani dashuri, ngase fjala "dashuri" mund të tingëlloj si më poetike, më e bukur. Por 99% të njerëzve seksin e tyre e quajnë dashuri. Seksi është diçka biologjike, fiziologjike. Kimia e juaj, hormonet tuaja janë të përfshira në të. Ju dashuroheni në një grua apo në një burrë. A mund të përshkruani saktësisht p

9 sjelljet e njerëzve me inteligjencë emocionale

1. Ju keni fjalorë të fuqishëm emocional. Të gjithë njerëzit përjetojnë emocione, por janë të pakët ata të cilët mund t’i identifikojnë ato kur janë duke ndodhur. Sipas disa kërkimeve vetëm 36% e njerëzve mund ta bëjnë këtë, gjë e cila është problematike sepse emocionet e pa emërtuara shpesh keqkuptohen, i cili keqkuptim mund të na bëjë të marrim vendime të paarsyeshme dhe veprime jo produktive.  2. Jeni kurioz për njerëzit. Nuk ka rëndësi nëse janë introvert apo ekstrovert, njerëzit emocionalisht inteligjent janë kurioz për të gjithë njerëzit rreth tyre. Ky kuriozitet është rezultat i ndjeshmërisë, një nga rrugët më të rëndësishme për një inteligjencë emocionale të lartë. 3. Ju i përqafoni ndryshimet. Njerëzit emocionalisht inteligjent janë fleksibil dhe në vazhdimësi adaptohen ndaj ndryshimeve. Ata e dinë që frika nga ndryshimi është paralizuese dhe kërcënim i madh i suksesit dhe lumturisë së tyre. 4. Ju i dini pikat e juaja të forta dhe dobësitë. Njerëzit emo

10 rastet më të tmerrshme të njerëzve të varrosur për së gjalli

Ngjarje që ndodhën në të vërtetë. Ka të atillë që kanë pësuar nga më të dashurit e tyre. Nga të gjitha frikët që ekzistojnë në botë, varrosja për së gjalli me gjasë është më e tmerrshmja prej tyre. Ja disa raste të tilla që kanë ndodhur me të vërtetë. Angelo Hayes Angelo Hayes i kishte 19 vjet kur ishte rrëzuar nga biçikleta dhe i kishte mëshuar murit me kokë. Sipas burimeve, Hayes menjëherë ishte shpallur i vdekur nga mjekët dhe ishte varrosur tri ditë pas aksidentit. Për fat të mirë, një kompani e sigurimeve kishte filluar të dyshonte rreth vdekjes së Angelo-s, meqë i ati sapo kishte bërë një sigurim jetësor në emër të të birit. Kjo kompani kishte kërkuar zhvarrosjen e kufomës. Për mrekulli, Hayes u gjet i gjallë, me të rrahurat e zemrës që mezi hetoheshin. Edhe pse iu desh që të bënte disa operacione dhe një kohë relativisht e gjatë, Hayes ia doli që ta merrte veten në tërësi. Ai më pas shpiku një arkivol, i cili do t’iu ndihmonte të mbijetonin të gjithë ata që d

Lidhjet socialo-kulturore midis vendit tonë dhe Perandorisë Romake të Perendimit

    Me pushtimin e plotë të Ilirisë, nisi të përhapej edhe kultura romake, duke u ndërthurur me kulturën vendëse ilire dhe duke zhdukur pak nga pak edhe ndryshimet kulturore që ekzistonin deri atëherë midis krahinave ilire. Një rol të rëndësishëm në përhapjen e kulturës romake në provincat ilire ka luajtur aparati administrativo-ushtarak i pushtuesve romakë. Vatra kryesore të përhapjes së kulturës romake u bënë ato qytete, të cilat si pasojë e organizimit të ri administrativ u bënë qendra të rëndësishme ekonomike dhe patën një jetë të gjallë kulturore-artistike. Dukuritë më të shumta kulturore, të ndikuara nga Roma, zunë vend, në masën më të madhe, tek banorët e ardhur nga Italia ose nga provincat e tjera dhe te përfaqësuesit e shtresës së pasur vendëse.   Në provincat ilire, sikurse edhe në provincat e tjera të perandorisë romake u zhvilluan arkitektura zyrtare, skulptura - veçanërisht portreti, arti i mozaikut dhe piktura murale.Gjithashtu pati ndikim edhe ne shkollen ilire.Per

Personaliteti i juaj në bazë të formës së thonjve

Për shekuj me radhë njerëzit janë përpjekur që të gjejnë se si mund të dallohet personaliteti i njeriut. Studimet kanë pasur si qëllim që ta gjejnë përgjigjen te pjesë të ndryshme të fizikut dhe së fundmi janë veçuar format e thonjve si mënyrë për të identifikuar personalitetin e njeriut. 1. Thonj vertikalisht të gjatë Ju jeni një romantik i vërtetë. Njerëzit ju duan dhe ju jeni të shoqërueshëm. Keni imagjinatë të çuditshme, por të mrekullueshme. 2. Thonj të gjerë horizontalisht Jeni i rrmbyeshëm por i mprehtë dhe mendimtar i thellë. Mund të dalloni shumë mirë të vërtetën nga gënjeshtra dhe për këtë arsye jeni edhe këshillues i mirë. Ju nuk i thoni njerëzve atë që duan të dëgjojnë, por atë që duhet të dëgjojnë. Pavarësisht natyrës impulsive, njerëzit ju respektojnë për ndershmërinë tuaj. 3 dhe 4. Thonj në formë veze Jeni shumë i lumtur, paqësor, lini shpejt pas krahëve ngjarje të caktuara. Pëlqeni t’i bëni gjërat në një mënyrë të veçantë, rrallë bëni atë që

Duhet ta shihni për ta besuar (Video)

Për të besuar në diçka ndonjëherë ju thjeshtë duhet ta shihni atë. Kjo është rasti edhe me Zach Ning, njëri prej talenteve më të rrallë në botë në fushën e montimit. Ai falë aftësive të tij po arrin të bëj diçka të jashtëzakonshme, që lirisht mund të thuhet se po çmend gjithë botën (shikoni sa klikime ka video e tij). Aftësia e tij për të krijuar montazhe të ndryshme thjeshtë do të ju mahnitësin.

Syzet që kthejnë shikimin të verbërve

Një kompani franceze përmes syzeve të saj synon t'u rikthejë shikimin të verbërve. Teknologjia me emrin "neuromodulimi", përmes një çipi, lëshon impulse elektrike në nervat e syrit, për të rikthyer shikimin. Ka dy vite tashmë që po punohet për këtë teknologji, ku sipas francezëve e Pixium Vision aparati i tyre rikthen shikimin në cilësinë më të lartë, krahasuar me gjithë produktet konkurrente. Teknologjia funksionon me anë të një çipi me 150 elektroda, që vendoset përmes një ndërhyrjeje kirurgjikale në retinën e syrit. Syzet e pajisura me një kamera, përçojnë pamjet në një aparat, që pacienti e mban me vete. Aparati i i shndërron pamjet në sinjale që përçohen me valë infrared tek çipi që gjendet në sy. Çipi krijon impulse që prekin nervat optike për të përçuar imazhet në tru. Ndërkohë kompania franceze pohon se provat janë kryer me sukses tek kaviet dhe pas disa përmirësimeve, teknologjia parashikohet të aplikohet tek pacientët në vitin 2016. Gjith

Si ore njerëz nuk mësuat se me sjellje të mirë dhe...

Si ore njerëz nuk mësuat se me sjellje të mirë dhe të kujdesshme njeriu arriti t’i zbusë edhe kafshët e egra. Ç’të thuash për njeriun? Vetëm a jemi njerëz të cilët shprehim gatishmëri për shkrirje të akujve të marazit, sepse pajtimi dhe zbutja e zemrave është e mundshme, edhe pse pak është e mundimshme, por ia vlen kjo sfilitje dhe ky flijim! Iljasa Salihu

Vërejtje! Disa ligjërues dhe disa autor librash

Vërejtje! Disa ligjërues dhe disa autor librash, papërgatitjet e tyre në një fushë të caktuar, fatkeqësisht mundohen t’i fshehin përmes shpjegimeve tejet të ndërlikuara, njëherësh të privuara prej shembujve dhe analogjive të ndryshme. Dëgjuesi dhe lexuesi, edhe pas disa përpjekjeve për ta kuptuar materien në fjalë, sërish nuk arrijnë të kuptojnë asgjë. Madje këtyre (ligjëruesit dhe autorit) i mungon edhe njohja e mirë e gjuhës përkatëse, përmes së cilës artikulohet shpjegimi, prandaj dalin aq shumë të ngatërruar përpara dëgjuesit dhe lexuesit. Krejt në fund, dëgjuesi dhe lexuesi mendojnë se problemi nuk është te ligjëruesi dhe te autori i librit, por tek ata. Mendojnë se janë të paaftë dhe se ata janë shumë të aftë! Ngatërrimin ia faturojnë dobësisë së tyre dhe jo paaftësisë së atyre. Mirëpo, në të vërtetë, problemi nuk qëndron te këta që përpiqen dhe nuk arrijnë ta kuptojnë si duhet materien, por faji është i atyre që nuk e kanë kuptuar si duhet materien, kurse kanë m

Si të kuptoni nëse telefoni juaj fiks ose celular përgjohet?

Rruga zyrtare që mund të ndjekë një individ për të kuptuar nëse i përgjohet apo jo telefoni fiks ose ai celular, është kërkesa pranë kompanisë që ofron shërbimin. Sigurisht që një përgjigje mund të vijë dhe standardi i pritshëm i kësaj përgjigjeje mund të jetë: Përgjimi i numrit tuaj telefonik bëhet vetëm me urdhër të gjykatës shqiptare. Po vetë, a mund të kuptoni nëse ju përgjohet telefoni? Po, në media të specializuara ndërkombëtare raportohet se ka disa shenja që tregojnë se telefoni juaj mund të jetë duke u përgjuar. Përsëritja e zërit apo jehona Telefoni juaj ndoshta përgjohet, nëse ju konstatoni se zëri juaj dhe/ose i personit tjetër në thirrje, përsëritet. Nëse kjo ndodh rregullisht në çdo telefonatë që kryeni, ndoshta telefoni juaj është duke u përgjuar. Pasi keni mbyllur telefonin Kur mbyllni një telefonatë, nëse dëgjoni zëra edhe disa sekonda pas mbylljes së telefonatës, është një sinjal përgjimi. Bateria e nxehtë e celularit Në qoftë se bateria e

Dyshoj se mund të them diçka

Dyshoj se mund të them diçka që ti tashmë nuk e ke dëgjuar apo nuk e ke lexuar diku. A ekziston vallë ajo fjalë magjike të cilën poetët ende nuk e kanë shkruar? Apo ndoshta sot, kur të gjithë janë në kërkim të një fjale të veçantë, duhet të heq dorë nga përpjekja e kotë që ta zbukuroj atë që vetvetiu është e bukur. Të vërteten e vetme në shpirtin tim. Të dashuroj!   Në çdo ditë të re, njëjtë si të ishte herë e parë. (A.R) Burimi: Filozofia Urbane (Albatros Rexhaj)

Pse po nënçmohemi !?

Pse po nënçmohemi !? Nënçmimi dhe poshtërimi nuk formohen vetëmse si shkak i pranimit të sajë nga të nënçmuarit. Ky pranim është ajo në të cilën mbështeten dhe veprojnë zullumqarët. |Seid Kutb| Burimi: Senad Ramadani

Unë jam sërish i dashuruar pas një buzëqeshje

Unë jam sërish i dashuruar pas një buzëqeshje. Sërish kam besuar se do vdes nga dashuria dhe... kam pasur frikë se mos humb dikë shumë special (që gjithsesi e kisha humbur)... por kam mbijetuar. Dhe jetoj akoma. Dhe jeta nuk më lodh. Edhe ti nuk duhet të lodhesh. Jeto! Është me të vërtetë e bukur t'a përqafosh jetën e të jetosh me pasion, të humbësh me klas e të fitosh duke tentuar, sepse bota i përket atij që tenton. Charlie Chaplin

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more