Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Test nga kimia

Ç'janë aliazhet ?

Ç'janë aliazhet ? Metalet treten në njëri tjetrin me ç'rast formojn aliazhet. Po ashtu aliazhet mund te formohen edhe me perzierje te metaleve me jometale. Konsiderohen si komponime ndermetalike me perberje jostekiometrike.

Si quhet shkenca e cila merret me përfitimin dhe përpunimin e metaleve dhe si ndahen ?

Si quhet shkenca e cila merret me përfitimin dhe përpunimin e metaleve dhe si ndahen ? Quhet Metalurgji e cila ndahen ne dy degë të mëdha : Metalurgji të zezë që është metalurgjia e hekurit dhe aliazheve metalike te tij si gizë,celik,ferrokrom etj dhe metalurgji e metaleve me ngjyrë (Cu,Ni,Al,Zn,Pb etj) dhe metaleve te rralla fisnike .

Cilat janë vetitë karakteristike të metaleve ?

Cilat janë vetitë karakteristike të metaleve ? Kanë shkëlqim metalik , përkatësisht kanë aftësi të mira të reflektimit, nuk janë të tejdukshëm (me përjashtim të folieve shumë të holla të arit dhe të argjendit) në temperaturë të mjedisit janë në gjendje agregate të ngurtë (me përjashtim të merkurit) kanë fortësi të theksuar dhe pika të larta të vlimit (me përjashtim të merkurit,ceziumit,franciumit dhe galiumit) janë përcues të mirë të rrymës elektrike dhe farkohen lehtë.

Çka janë metalet dhe aliazhet ?

Çka janë metalet dhe aliazhet ? Metalet dhe aliazhet janë materiale të rëndësishme të cilat për shkak të vetive të tyre dhe përdorimit janë faktor kryesor i zhvillimit të civilizimit qysh nga kohët parahistorike e deri sot.

Çfarë elementi është mangani ku ndodhet në organizmin e njeriut dhe si ndikon në organizëm?

Çfarë elementi është mangani ku ndodhet në organizmin e njeriut dhe si ndikon në organizëm? Mangani është element biogjen. Në organizmin e njeriut ,mangani ndodhet në zemër në mëlçi dhe veshkë. Ai ndikon në rritjen normale të organizmit, në funksionin e gjëndrrave seksuale dhe ndihmon prodhimin e gjakut.

Si gjendet Mangani në natyrë dhe cilat janë xehet më të rëndësishme (shëno emrat dhe formulat)?

Si gjendet Mangani në natyrë dhe cilat janë xehet më të rëndësishme (shëno emrat dhe formulat)? Mangani është mjaftë i përhapur në natyrë. Ai nuk gjendet i lirë por në formë të komponimeve të tij. Xehet e tij më të rëndësishme janë: piroluziti MnO2, BRAUNITI Mn2O3, hauzmaniti Mn3O4 dhe manganiti Mn2O3 x H2O .

Me çfarë veti karakterizohen elementet e bllokut (d)?

Me çfarë veti karakterizohen  elementet e bllokut (d)? Te gjitha elementet e bllokut d jan metale. Eshtë e njohur se elementet e te njejtit grup te sistemit periodik kanë veti të njëjta .Për dallim nga vetitë e elementeve s dhe atyre p ,përvec në kuadër të grupit elementet d kanë veti të njëjta edhe në kuadër të periodës së njëjtë. Vetitë kimike te tyre nuk ndryshojnë me rritjen e numrit atomik sic ndodh tek elementet s dhe p. Kjo mund te shpjegohet nga fakti se keto elemente dallohen midis vete vetem per nga plotësimi i shtresës së parafundit elektronike. Disa prej elementeve të d në kripërat e tyra kanë numërat oksidues të lartë.Formojn komponime komplekse, tregojn veprime te theksuara katalitike . etj.

Cilat emente quhen të bllokut (d), ku janë të vendosura në tabelën e sistemit periodik dhe si quhen ndryshe ?

Cilat emente quhen të bllokut (d), ku janë të vendosura në tabelën e sistemit periodik dhe si quhen ndryshe ? Elementet kimike te cilat elektronet valente i kanë të vendosura në orbitalet d quhen elemente të bllokut (d). Në tabelën e sistemit periodik këto elemente janë të vendosura në mes te elementeve të bllokut s dhe atyre të bllokut p. Për këtë arsye quhen elemente Kalimtare.

Për cka përdoren gazrat fisnike ?

Për cka përdoren gazrat fisnike ? Gazrat fisnike përdoren për mbushen e pocave elektrikë,për fryemarrje artificjale,  për krijimin e atmosferës inerte gjatë procesit të ngjitjes autogjene dhe në procese metalurgjike që zhvillohen në temperatura të larta.

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more