Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Test nga gjuha dhe letërsia shqipe

Çka është bibliografia ?

Bibliografi /a gr. biblion grafo - libër shkruaj Bibliografia është tregues i literaturës së përdorur gjatë hartimit një punimi shkencor, një fjalori, një antologjie qka eshte bibliografia,cka eshte bibliografia,cfare eshte bibliografia,qka quajme bibliografi,definicioni,perkufizimi

Çka është pleonazmi ?

Termi pleonazëm vjen nga greqishtja ku pleonasmos ka kuptimin teprim . Pleonazmi është figura stilistike e cila përftohet nga përdorimi i fjalëve të tepërta, më kuptim të njëjtë ose shumë të afërt, dukë e forcuar mendimin ose dukë e bërë m bindës. Kur themi "lëvizi qerpikët e syve" është pleonazëm, sepse mjafton të thuash "lëvizi qerpikët" për të kuptuar që ai "lëvizi qerpikët", sepse vetëm sytë kanë qerpikë. Gjithashtu kur themi "e prisha fare" dhe "fiks fare", fjala "fare" është pleonazëm, mbasi është e tepërt. Kur themi "e prisha" dhe "fiks" s'ka nevojë të përdorët fjala "fare", megjithëse shërben për përforcimin e mendimit. qka eshte pleonazmi,cka eshte pleonazmi,ceshte pleonazmi,cfare eshte pleonazmi,qka quajme pleonazem,pleonazmi shqip,qka jane pleonazmat,cfare jane pleonazmat,pleonazmi ne shqip,kuptimi,shembull me pleonazem

Çka është kiazma ?

Kiazma ka prejardhjen nga greqishtja  hiazmos - kryqezim. Kiazma është figurë stilistike e cil akrijohet nga përmbysja e gjymtyrëve, nga vendosja e tyre në formë të anasjelltë, por duke ruajtur rendin sintaksor. Kjo figurë stilistike është një përftesë me shumë efekt si lojë gjuhësore. Shembull ku përdoret figura letrare apo stilistike e quajtur kiazma apo kryqëzimi:     Lufta për burrat është e burrat për lufte janë.     (Bilat Xhaferri - Krastakraus) qka eshte kiazma,cka eshte kiazma,ceshte kiazma,cfare eshte kiazma,qka quajme kiazem,definicioni i kiazmes,shembuj me kiazem,figura letrare e quajtur kiazma

Çka është onomatopeja ?

Onomatopeja (Nga greq. onoma – emër, poeme – bëj – krijoj) është figurë e përsëritjes që ka bazë imitimin e zhurmave të zërave të natyrës dhe të qenieve të gjalla. Ky fenomen është mjaft i përhapur në gjuhë ndërsa, kur përdoret në letërsi, merr karakter shprehës duke sjellë atmosferën me të cilën lidhet kuptimi i pjesës:                         Nën kërkëllimë zinxhirësh frymëmarrje luanësh                                                 ulurimë, kuje e lemeri                         Gjeneral Moisi                                                                                                           I. Kadare : Vdekja e Moisi Golemit                   Këtu radha e fjalëve onomatopeike është e dendur dhe shpreh: lidhje në kundërshti kërkëllime zinxhirësh/frymëmarrje luanësh; shkallëzim të atmosferës së tmerrit: ulurimë, kuje e lemeri. Gjithashtu të përdorura në shumës ato krijojnë një atmosferë tmerri e ngjethëse nga veprimi i atij organizimi të tmerrshëm torturues. Fja

Çka është metonimi ?

                      Metonimi   për nga rëndësia qëndron krahas metaforës . Realizimi i saj kryhet me kalimin e fjalës nga kuptimi i parë në kuptimin tjetër, dhe ndërmjet tyre qëndron lidhja e varësisë jo e ngjashmërisë si te metafora. Metafora konsiderohet figurë e poezisë, ndërsa metonimia figurë e prozës.                   Metonimitë më të njohura janë kur:           • fjala me kuptim abstrakt përdoret për fjalën që ka kuptim konkret dhe anasjelltas:           “Uh, m’u thaftë gjuha po kaj më erdhi ajo tash?”           “Mbas pesë vjetësh, kur këmbët i shkelën përsëri në katund…” “Motra nuk shkon në derë të huaj pa e pa gëzimin e vëllaut.”                                                           N. Rrahmani : Rruga e shtëpisë sime           • kur përdoret emri i autorit në vend të veprës:                     “Kam një javë që po e lexoj Barletin ”           Në shembullin: Mjerimi punon, punon ditë e natë ( Poema e mjerimit, Migjeni) poeti përdor gjendjen e m

Çka janë huazimet ?

Huazimet janë fjalë të huaja që përmes kontakteve të ndryshme të popujve me njeri-tjetrin kanë depërtuar në sistemin e leksikut. Ndryshe quhen edhe barbarizma (gr. barbaros – quheshin popujt që nuk flitnin greqisht). Në gjuhën shqipe dallojmë barbarizmat latine, greke, turke dhe sllave, shumica e të cilave kanë fjalët korresponduese të tyre në shqip.          Kur përdoren në letërsi ato marrin funksion shprehës. Mund të përdoren për qëllim ironizues, për portretizimin kulturor të personazhit, për krijimin e atmosferës, etj. Një lloj barbarizmi përbën e folura e të huajit shqip, duke i shtuar asaj prapashtesat dhe deformimet e ndryshme. Barbarizmat i përdor edhe proza edhe poezia. Të përmendim këtu poezinë e F. Nolit që ka përdorime të tilla të shumta. qka jane huazimet,cka jane huazimet,cfare jane huazimet,qka eshte huazimi,cfare eshte huazimi,huazim ne shqip

Çka janë dialektizmat ?

Dialektizmat janë fjalë që letërsia i merr nga dialektet. Për nga natyra e tyre këto fjalë nuk janë në kundërshtim me natyrën e gjuhës shqipe, mirëpo duke qenë vetëm të një dialekti, kanë përdorim më të ngushtë. Përdorimi i tyre në veprat letrare ka këto funksione stilistike: krijim i koloritit të mjedisit, karakterizim i gjuhës së personazheve, etj.          Varianti i dialektizmave mund të konsiderohet përdorimi i historizmave që gjithashtu japin atmosferën, koloritin e mjedisit, gjuhën e personazhit brenda një kohe të caktuar. Gjithashtu ekzistojnë përdorime të veçanta brenda dialektit: lokalizmat, zhargoni, profesionalizmat. Janë të përshtatshme për të krijuar ligjërimin e shkujdesur, rrëfimin popullor, ndërsa përdorimi i tyre me denduri krijon efekte satirizuese. Me efekt është edhe përdorimi i gjuhës si imitim i të folurit të personazhit të huaj në gjuhën shqipe. Dialektalizmat nuk janë vetëm karakteristikë e prozës. Shpesh ato i përdor me sukses edhe poezia për kuptim

Çka është apostrofi ?

                    Apostrofi Apostrofi është ndërhyrja emocionuese me anën e së cilës thërresim pranë gjërat e largëta ose të afërta, të gjalla a të vdekura, që t’i bëjmë të pranishme, konkrete dhe që të ndikojnë kështu në ndjenjat e emocionet e të tjerëve.                         O malet e Shqipërisë dhe ju, o lisat e gjatë etj.                                                                                                             N. Frashëri, Bagëti e bujqësia           Hyrja e poemës “Bagëti e bujqësia” është një gërshetim mjeshtëror i pyetjeve retorike, apostrofave dhe pasthirrmave të shumta që e gjallërojnë mendimin poetik. qka eshte apostrofi,cka eshte apostrofi,ceshte apostrofi,cfare eshte apostrofi,qka quajme apostrof,qka jane apostrofet,cfare jane apostrofet,apostrofi shqip

Çka është aforizmi ?

Aforizmi është përkufizim, përcaktim, një gjykim ose një mendim i mprehtë, i shprehur shkurt, me fjalë të zgjedhura e kuptimplote. Aforizma është thënje e shkurtër që përmban një mësim të nxjerrë nga jeta: “Kush punon gëzon“ fj. urtë pop. - Trupi shëndoshet me të punuar, mendja ndritohet me të mësuar -. N. Fr… qka eshte aforizmi,cka eshte aforizmi,ceshte aforizmi,cfare eshte aforizmi,qka quajme aforizem,ceshte aforizmi,qka jane aforizmat,cka jane aforizmat,cfare jane aforizmat.dmth,kuptimi,domethenja,

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more