Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Shkrime nga Ag Apolloni

Poezi te botuara ne revisten “Sarajevske sveske”

Ag APOLLONI ELIKSIR Sedim u srcu tišine Samoća nokte grize zubima Glava kao izgrebana mislima Umeće ljubavi očitam ćutke Sa dlana svoje ruke U lavirintu razuma Tražim kamen mudrosti Al’, zalud Niti kamena, niti izlaza Tad dolažis Samoću da ubiješ Tisinu da potopiš I doneseš mi mir Dolaziš Čelo samo da mi takneš I sve što je bedno S tobom u trenu postaje vredno PARFEM Mrak Ponoć Sklopljenih očiju ka tebi idem Kad nos mi govori A miris tvog tela me vodi Ti mirno spavaš Tamo gore u soliteru Lagana muzika i bela postelja Miluju ti lice Smeđokosa lepotice Čujem te tragom mirisa Dok se stepenicama penjem i osluškujem “Stairway to Heaven” I s trećeg sprata za mene druge slike nema S one strane brave I mirisa parfema Ti spavaš, o, dušo O, nebeski anđele ... A kako ja snu da se predam Kad samo o tebi snevam Zaustavljam se pored tvog kreveta Postajem nem Dalje o svemu govori Par

Hiperfiksioni poetik i Ag Apollonit

Kritikë letrare Hiperfiksioni poetik i Ag Apollonit Libri poetik “Zomb” ka një natyrë postmoderne, duke qenë kështu një vepër unike në letërsinë tonë sa i përket modeleve letrare. Ai, po ashtu, është një pikarritje në evolucionin e formave të poezisë dhe letërsisë shqipe Adil OLLURI Poezisë shqipe ka kohë që i mungon një vepër e sistemuar në formatin e librit poetik, andaj libri “Zomb” i Ag   Apollonit e plotëson në mënyrën më të mirë dhe më të duhur këtë mungesë. Ai, po ashtu, është një kuotë apo pikarritje në evolucionin e formave të poezisë dhe letërsisë shqipe. Ky libër poetik i Apollonit ka një natyrë postmoderne, duke qenë kështu një vepër unike në letërsinë tonë sa i përket modeleve letrare. Megjithatë, që në fillim duhet potencuar fakti se postmodernizmi letrar është më shumë i aplikueshëm dhe i zbatueshëm në prozë se sa në poezi, për shkak se struktura e prozës është më e gjerë dhe më komplekse, andaj edhe shumë më lehtë mund të mbarështrohen elementet repr

Zomb nga Ag Apolloni

Zomb është libër me madrigale i autorit Ag Apolloni .   Libri përmban gjithsej 100 poezi dhe një pasthënie në formë epistule, në të cilën tregohet sesi është shkruar libri, cili ka qenë qëllimi dhe sa ka zgjatur krijimi.   Libri fillon me një kushtim provokativ (“Gruas së shokut tim”), ka si moto dy vargje të John Miltonit (“Në qoftë se vdekja m’bashkon me ty/ ajo do të jetë për mue vetë jeta”), ndërsa ndahet në gjashtë njësi: Ouverture, Vals edenik, Sonatë dionisiane, Simfona e sirenave, Requiem Erosit dhe Coda.   Zomb është një libër me temë erotike, i ndërtuar sipas parimeve të madrigalit mesjetar, prandaj edhe lidhja e tij me muzikën është e pashmangshme.   Këtë libër autori e ka quajtur libër maket, pasi që nëpërmjet tij paralajmërohet një libër që do të jetë dhjetëfish më i madh se ky dhe do ta ketë po të njëjtin titull.   Zomb është një libër që përmban në vete elemente të shumta nga: muzika klasike dhe muzika rock, nga kinematografia botërore, nga letër

Ringjallja e “Jetës së re” ka qenë sfidë

Ringjallja e “Jetës së re” ka qenë sfidë  “Jeta e re” ka afruar rreth vetes shkrimtarët dhe lexuesit brenda dhe jashtë Kosovës dhe mendoj që është duke e kryer me sukses misionin e vet për ta kthyer edhe njëherë letërsinë në qendër të vëmendjes dhe për t’i njoftuar lexuesit shqiptarë me tendencat aktuale të letërsisë botërore, thotë Ag Apolloni në bisedë për “Zërin”  Ragip Sylaj  Ag Apolloni (Kaçanik, 1982) ka diplomuar në Degën e Dramaturgjisë në Fakultetin e Arteve dhe në Degën e Letërsisë Shqipe në Fakultetin e Filologjisë, në Universitetin e Prishtinës, në të cilin aktualisht është asistent i Letërsisë botërore dhe vazhdon studimet e doktoratës. Ka botuar këto vepra: Zomb (2009), Drama (2010) dhe Parabola postmoderne (2010). Aktualisht është kryeredaktor i revistës letrare “Jeta e re”.  Zëri: Ju jeni fitues i çmimit të MKRS-së për librin më të mirë të vitit në poezi. Sipas jush, cila është rëndësia e një çmimi për krijuesin letrar dhe me ç’kritere jepen ato n

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more