Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Sharl Bodler

Thënie nga Sharl Bodler

Burrat te cilet dine te rrine me grate janë te njejtet qe dine te rrine shume mire dhe pa ato. Dashuria, i vetmi krim qe nuk mund te kryhet pa nje bashkpunetor. E vetmja menyre për te harruar kohen është ta shfrytezosh ate. Sa e vogel është bota ne driten e llampes dhe sa e madhe është ajo ne kujtime.  E keqja shkaktohet pa u sforcuar, se është vepër e faktit. E mira është gjithnje nje 'art. Sharl Bodler thenie,thenie nga Sharl Bodler,Sharl Bodler

Trishtimi i hënës - poezi nga Sharl Bodler (Charles Baudelaire)

Trishtimi i hënës- - poezi nga Sharl Bodler (Charles Baudelaire) Sonte hëna kaq përtace po rri duke ëndërruar; Si një grua e bukur që me dorën e saj të lehtë, Mes shumë jastëkëve përkëdhel e shpërqëndruar, Përpara se të flerë, profilin e gjinjve të vet, Lart mbi shpinat e atllasta të orteqeve të butë, Pas dergjieve të përzgjatura dorëzohet e zalisur, Sytë bredhin ndër vegime të bardha, që aq urtë, Fillojnë e i ngjiten kaltërsisë si yje të stisur. Kur mbi këtë glob, në ngashërimin e saj të trishtë, Një lot tinzar, ajo ngandonjëherë lë të bjerë, Një poet i mëshirshëm, që gjumin shpirtit ia ka nxjerr, Atë cirkë të bardhë në zgavrën e dorës e vë lirisht, Me tërë reflekset e arta të një cope guri të çmuar, E diku në zemër, larg rrezeve të diellit e mban

Asaj qe shkoj - poezi nga Sharl Bodler

Asaj qe shkoj perkthyer nga: Fan Noli Rreth meje rruga ulërin edhe bucet. E gjat'e hollë, sterrë, kujë madhështore, Një grua shkoj me një fustan të zi për dore, Q'e kolovitte posht'e lart me salltanet. Si ëngjëll, si statuj'e gjallë vetëtin. Si i shastisur dhe i cakërdisur unë, Nga syr'i saj si qjell që mbrun furtunë Thëthinja mjaltë që magjeps, dëfrim që grin. Ia shkrepi dhe u-err. Moj flutur e farosur, Që me vështrimin tënt më bëre flag'e furrë, S'të shoh më vallë vec në jetën e pasosur? Ah, gjetkë, tutje, tepër vonë, nofta kurrë, Se unë s'di ku ike, ti ku shkonj's'e di, Të desha, moj, e dinje, vetë moj, dhe ti.

Ballkoni- poezi nga Sharl Bodler

 Ballkoni- poezi nga Sharl Bodler Ndjell’se kujtimesh, mbi gjith’ dashnorët edashur, Për ty të gjitha dhelet, tek ti perkushtimin! A të kujtohet vallë prekja e përmallur, Embëlsia e mbrëmjeve kur prisnim agimin Ndjell’se kujtimesh, mbi gjith’ dashnorët edashur! Netët e ndriçuara nga të kuqtë thëngjij, Muzgjet në ballkon, me një t’argjendtë tis, Zemrat në një rrahje, tek unë të butët gjij, Të pavdekshmet fjalë në vesh të çuçuris Net’ve të ndriçuara nga të kuqtë thëngjij. Sa të bukur diejt në ato perëndime! Qeniet njësh të bëra me t’pafundmen botë! Sikur i përpija të shpirtit kundërmime Kur mbi ty përkulesha o yll magjiplotë. Sa të bukur diejt në ato perëndime! Terr i natës rritej si një gardh i dendur Flakën e syve të tu ndieja n’errësirë, Në buzë pija pezmin,nektarin e mbledhur, Kofshët e tua të ngrohta me duar perfshirë, Terr’ i natës rritej si një gardh i dendur. Une kam mësuar t’ju jap jet’ kujtimeve Çasteve kur ballin mbaja në prehrin tënd. Po ku ta kërk

Himni i bukurisë - poezi nga Sharl Bodler

 Himni i bukurisë -  poezi nga Sharl Bodler Bie prej qiellit a ngrihesh prej humnerës së thellë, O Bukuri! Shikimi yt hyjnor dhe i djallëzuar, Krimin me mirësinë ngatërruar, përherë na e ndjell, Duke i ngjarë aq shumë shijes së verës së bekuar. Sytë e tu strehojnë çdo perëndim dhe aurorë; E si një natë e stuhishme parfume shpërndajnë; Puthjet e tua janë melhem, goja jote një amforë, Që i bën trima vogëlushët e heronjtë të qajnë. Gurgullon honeve të zi a yjeve të zjarrtë digjesh? Fati i magjepsur të ngjitet pas fundeve si një qen; Ti gjithcka në botë sundon e askujt s’i përgjigjesh, E kudo, rastësisht, gjëmën dhe harenë shpërthen. Bukuri, ti marshon mes kufomave që ke përçmuar; Nga xhevahirët e tu, Tmerri nuk ka më pak magji, E Krimi, mes gjithë stringëllave të tua më i çmuar, Mbi barkun tënd, krenarisht vallëzon plot dashuri. Flutura e natës e verbuar pas teje, të vjen afër, qiri, Fërfëllin, ndizet e thotë: I bekuar qofsh pisht

Koment i huaji –Sharl Bodler

I huaji -Kë do më shumë, o njeri enigmatik. më thuaj? Babanë, nënën, motrën apo vëllanë? - Nuk kam as baba, as nënë, as motër, as vëlla. - Miqtë? - Përdorni fjalë, kuptimi i së cilës më është i panjohur deri sot. - Atdheun? - Nuk di në cilën gjerësi gjeografike gjendet. - Bukurinë? - Do ta doja, po të ishte hyjneshë dhe e pavdekshme. - Arin? - E urrej, ashtu siç e urreni ju Zotin. - Atëherë, kë do, o njeri i çuditshëm? - I dua retë…… retë që udhëtojnë andej... andej... retë e mrekullueshme! Koment i huaji – Sharl Bodler Në letrën që i shkruan nënës së vet, me 3 qershor 1863, Bodleri thotë: “Kur flas për edukimin tim, për mënyrën si janë formuar idetë dhe ndjenjat e mia, dëshiroj të hetohet se ndjehem i huaj ndaj botës dhe ,riteve të saj. “Ky raport i tij ndaj botës që e rrethon e bën atë ta ndjejë aq thellë vetminë sa të ndihet i huaj e t’i dojë vetëm retë si udhëtare të palodhshme të hapësirës së qiellit. Se nga çfarë bote është i rrethuar ai, mbase më së mir

Koment për poezinë Albatrosi - Sharl Bodler

Albatrosi Albatrosi - Sharl Bodler Marinarët shpesh herë sa për shaka Gjuajnë albatrosa, këto shpezë të mëdha, Bashkudhëtarë të plogshtë që fluturojnë mbi det Mbi anijen që sipër greminave të njelmta shket. Porsa t’i vendosin në dërrasa, të mundur Këta mbretër t’kaltrisë të ngathët e t’përunjur, Të ndjellin mëshirë me ata krahë mbërthyer, Të mëdhenj e të bardhë si rrema të thyer. Ky udhëtar krahgjatë, sa i pagjalleri! I bukur ka qenë, tani gaz i botës, shëmti! Njëri ia ngacmon sqepin me çibuk , Tjetri e imiton, e përqesh, e ç’nuk! Poeti i ngjan këtij princi të reve, S’e tremb dot stuhia as qitesi i shpezëve ! Syrgjyn në tokë , në bisht t’shpotisë ngeci Krahët e tij viganë e pengojnë të eci. Koment për poezinë Albatrosi - Sharl Bodler “ Albatrosi ” është ndër poezitë më të bukura të Bodlerit , në të cilën vihet një paralele midis albatrosit siç e quan poeti , mbretit të kaltërisë apo princit të reve, dhe poetit . Del se edh

Albatrosi - Sharl Bodler

Albatrosi Albatrosi - Sharl Bodler Marinarët shpesh herë sa për shaka Gjuajnë albatrosa, këto shpezë të mëdha, Bashkudhëtarë të plogshtë që fluturojnë mbi det Mbi anijen që sipër greminave të njelmta shket. Porsa t’i vendosin në dërrasa, të mundur Këta mbretër t’kaltrisë të ngathët e t’përunjur, Të ndjellin mëshirë me ata krahë mbërthyer, Të mëdhenj e të bardhë si rrema të thyer. Ky udhëtar krahgjatë, sa i pagjalleri! I bukur ka qenë, tani gaz i botës, shëmti! Njëri ia ngacmon sqepin me çibuk , Tjetri e imiton, e përqesh, e ç’nuk! Poeti i ngjan këtij princi të reve, S’e tremb dot stuhia as qitesi i shpezëve ! Syrgjyn në tokë, në bisht t’shpotisë ngeci Krahët e tij viganë e pengojnë të eci. Postime të ngjashme : Vepra e Bodlerit -analizë letrare apo kritike letrare    Koment për poezinë Albatrosi - Sharl Bodler   Poezi-Albatrosi- analizë letrare, koment, kritikë letrare  albatrosi,albatrosi sharl bodler,Albatrosi Sharl Bo

Vepra e Bodlerit-analizë letrare apo kritike letrare

VEPRA E BODLERIT Jeta dhe vepra e Bodlerit të bëjnë të kuptosh se ai në të vërtetë jetonte me artin dhe per artin.  Përveç poezive ai shkruante dhe botonte edhe proza poetike, tregime, ese e kritika për veprat letrare, por edhe për ekspozita të artit figurativ dhe për opera. Pra, ai e donte artin në përgjithësi. Mbase fati i ngjashëm bën që ai ta dojë në mënyrë të veçantë dhe ta përkthejë me dashuri në gjuhën frenge shkrimtarin e njohur Edgar Alan Po. Përveç tij, Bodleri çmonte shumë edhe shkrimtarë të tjerë të kohës, të letërsisë së cilës i përkiste edhe vetë, si Viktor Hygoin , Teofil Gotjenë, Fransua Vijonin e të tjerë. Sado që thuhet se Bodleri është i ndikuar nga E. A. Po, ai është individualitet poetik plotësisht i ri dhe plotësisht burimor sa i përket zgjedhjes së motiveve, shprehjes, gjuhës dhe atmosferës poetike. Është i pari nga poetët modernë, i cili diti në mënyrë aq rrëqethëse ta paraqesë realitetin e kohës, gjendjen e mjegullimtë të jetës urbane, motivet s

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more