Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Semundjet Infektive

Komplikimet e gripit

Otit (Sëmundje e veshit), bronkit (Sëmundje e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes), pneumoni (kallje e mushkërive), rhiniti (Infl amacioni i hundës), faringiti (infl amacioni i fytit), bronkiti (infl amacioni i bronkeve). Shih edhe: Trajtimi i gripit cilat jane komplikimet e  gripit,gripi dhe komplikimet tij

Çka është gripi ?

Gripi është sëmundje infektive e shkaktuar nga virusi i gripit, i cili ndryshon nga viti në vit. Virusi në fjalë shumzohet në rrugët e frymëmarrjes. Në përgjithësi paraqitet në formë të epidemisë duke filluar nga Nëntori dhe zvogëlohet në shkurt-mars. Gjendja gripoze paraqitet gjithmonë në momente të këqija! Në momente të ndërrimit të vendit të punës, ngarkesave në punë, obligimeve familjare etj. Gjendja gripoze nuk zgjedh kohën, angazhimet profesionale dhe familjare. Pas një numri komplikimesh të lehta shëndetësoretësore mund të vjen radha e paraqitjes së gripit.  Problemi i gripit është trajtuar si një nga problemet virale më të vjetra. Por shpesh në popull është një tendencë që me termin grip të përfshihet një numër sëmundjesh të cilat nuk kanë fare të bëjnë me gripin.  Kohëzgjatja e inkubacionit (koha prej momentit të infektimit deri tek shfaqja e simptomave) me grip ndryshon prej 24-48 orë.  I sëmuri mund të jetë infektues mesatarisht 6 ditë, duke llogaritur edhe koh

Cilat janë masat parandaluese për Ethet Hemorragjike Krime-Kongo ?

Cilat janë masat parandaluese për Ethet Hemorragjike Krime-Kongo ? Masat Parandaluese për Ethet Hemorragjike Krime-Kongo janë : 1. Lufta kundër rriqrave me insekticide në vatrat natyrore të infeksionit. 2. Në vatrat e infeksionit, personat duhet të vishen me rroba që e mbulojnë trupin, dhe lëkura të lyhet me repelent (autani Deet). 3. Nëse rriqra futet në trup, të nxirret, jo të shtrydhët, mesë miri është të lajmërohen të mjeku ku rriqra nxirret nga trupi pa u dëmtuar dhe shtrydhur ajo, ose vendi ku është ngjitur rriqra të lyhet me alkool ose me benzinë të pritet pakë kohë, dhe kur rriqra të tërhiqet vet nga lëkura, atëherë duhet të largohet me pincetë. 4. Përsonat nga vatrat epidemike për ethet hemorragjike të lajmërohen të mjeku patjetër pas çdo pickimi të rriqrës,qoftë ajo e infektuar apo jo. 5. Duhet kushtuar kujdes i veçantë gjësendeve të cilat janë përdorur nga i sëmuri d.m.th. të dezinfektohet sa më shpesh dhoma ku rrin i sëmuri, dhe ndërresat të pastrohen me kujde

Trajtimi i Etheve hemorragjike Krime-Kongo

Trajtimi i Etheve hemorragjike Krime-Kongo Kujdesi i përgjithshëm mbështetet në trajtimin e simptomave që është një qasje kryesore në menaxhimin e sëmundjes të Etheve hemorragjike Krime-Kongo, gjithashtu Ribavirina është një bari antiviral që përdoret në trajtimin e kësaj sëmundje. Ende nuk ka një vaksinë që përdoret për ta parandaluar këtë sëmundje.

Si përhapet meningjiti ?

Si përhapet meningjiti ? Meningjiti përhapet gjatë kontaktit intim me personin e infektuar, gjatë kollitjes, teshtitjes apo puthjes.  Infeksioni mund të përhapet edhe përmes ushqimit të përbashkët, përdorimit të së njëjtës gotë, enë apo peshqir.  Disa organizma infektiv mund të përhapen edhe përmes jashtëqitjes.  Infektimi përmes rrjetit të ujësjellësit apo pishinave është metodë shumë e rrallë e bartjes por prapë se prapë ekziston mundësia për një gjë të tillë e sidomos në pishinat e mbi ngarkuara dhe me sistem të varfër të klorifi - kimit.

Si duhet të trajtohet meningjiti ?

Si duhet të trajtohet meningjiti ?  Trajtimi te meningjiti bakterial bëhet në spital me antibiotik, dhe atë sa më herët që është e mundur. P ër meningjitin viral përveq atij të tipit herpetik, nuk ekziston trajtim specifik; vetëm masat përkrahëse në trajtë të lëngjeve dhe medikamenteve për temperaturë.

Çka është Hivi dhe AIDS ?

Virusi HIV (Human Immuno-deficiency Virus), virusi i mungesës së imunitetit te njeriu është një virus që shkatërron sistemin imunitar. AIDS -(Acquired Immune Deficency Syndrome), Sindroma e fituar e mungesës së imunitetit – është gjendja që pason kur trupi është i infektuar me virusin HIV kalon nga faza e mbartësit të virusit në fazën e sëmundjes. qka eshte virusi hiv,cka eshte hivi,ceshte hivi,cfare eshte hivi,qka eshte Aids,cka eshte aids,ceshte aids,qka quajme aids,

A është është i afërmi juaj në rrezik për t'u sëmurë nga tuberkulozi ?

A është është i afërmi juaj në rrezik për t'u sëmurë nga tuberkulozi ? – Është e mundshme që njeriu të sëmuret. Me anë të intervistave bëhet sqarimi i rrezes së rrethit të afërm (familja, miqtë, shkolla, studimi, puna, veprimtaritë e lira) të personit të sëmurë me tuberkuloz. Me anë të këtij sqarimi, mundohemi të ndalojmë përhapjen e sëmundjes dhe për këtë zbatohet ligji mbi sëmundjet ngjitëse. Personat të cilët janë pjesë e rrethit të afërm dhe në kontakt me personin e sëmurë me tuberkuloz, thirren për vizitë te mjeku dhe për të bërë fotografimet e mushkërive me rreze rëntgen në qendrën shëndetësore. Nëse zbulohen persona të tjerë të sëmurë me tuberkuloz atëhere fillohet mjekimi me ilaçe. Fëmijëve dhe njerëzve me imunitet të dobët u jepet mjekim parandalues me ilaçe. Personat e tjerë që kanë qenë në kontakt mbahen nën vëzhgim me anë të fotografimeve të mushkërive çdo muaj për 1-2 vjet. Nëse ata shfaqin simptoma gjatë kohës së vëzhgimit ose edhe pas saj, atëherë është e nevojshme

Si kurohet tuberkulozi ?

Si kurohet tuberkulozi ?  – Me ilaçe.  Tuberkulozi shërohet me mjekim me ilaçe. Mjekimi realizohet me kombinimin e ilaçeve të ndryshme dhe zakonisht zgjat 6-12 muaj. Personi që sëmuret me tuberkuloz fillimisht mjekohet në spital në dhomë të veçantë. Rreziku i ngjitjes së sëmundjes zakonisht zgjat vetëm dy deri në tre javë.  Mjekimi i tuberkulozit është shumë efikas nëse ilaçet e dhëna nga mjeku merren rregullisht gjatë gjithë kohës së mjekimit.  Tuberkulozi shërohet me anë të kombinimit të 3-5 ilaçeve. si sherohet tuberkulozi,sherimi i tuberkulozit,tuberkulozi dhe sherimi i tij,a sherohet tuberkulozi

Si zbulohet tuberkulozi i mushkërive ?

Si zbulohet tuberkulozi i mushkërive ?  – Me fotografimin me rreze rëntgen dhe me analizën e këlbazës. Fotografimi me rreze rëntgen, analiza e këlbazës dhe mbjellja janë analizat më të rëndësishme për zbulimin e tuberkulozit. Zakonisht merren tre ekstrakte të këlbazës dhe me anë të analizës me ngjyrim sqarohet nëse sëmundja është ngjitëse apo jo. Përgjigjja merret brenda dy ditësh. Përgjigjja e mbjelljes bëhet gati pas disa javësh dhe konfirmon diagnozën e sëmundjes. Tuberkulozi që shfaqet jashtë mushkërive analizohet pavarësisht lokalitetit të sëmundjes me anë të analizës së fotografimit magnetik si dhe duke marrë ekstrakt nga indi i sëmurë. Shpesh analizat në spital janë të nevojshme për marrjen e ekstrakteve të mjaftueshëm dhe për dallimin e tuberkulozit nga sëmundje të tjera. Ndryshimet me bazë tuberkulozin në fotografimin me  rreze rëntgen të mushkërive: zgavra dhe ndryshimet në  ngjyrë të çelët në pjesën e sipërme të mushkërive. Si

A sëmuren të gjithë ata që preken nga tuberkulozi ?

A sëmuren të gjithë ata që preken nga tuberkulozi ?  – Jo, shumica e njerëzve që preken nga tuberkulozi nuk i shfaqin simptomat e sëmundjes. Nga njerëzit e shëndetshëm vetëm një në dhjetë mund të sëmuret gjatë jetës me tuberkuloz. Te pjesa më e madhe e njerëzve që preken, bakteriet mbesin në gjendje prehjeje (infeksioni latent i tuberkulozit) dhe te ata nuk zhvillohet sëmundja e tuberkulozit aktiv. Rreziku për t'u sëmurë është më i madh te fëmijët e vegjël, te të moshuarit dhe te ata njerëz që për shkak të sëmundjeve dhe mjekimeve të ndryshme kanë një imunitet të dobët. Infeksioni i HIV-it (sidas) është një ndër faktorët më të fuqishëm që shton rrezikun për t'u sëmurë me tuberkuloz.

Si ngjitet tuberkulozi ?

Si ngjitet tuberkulozi ? Tuberkulozi ngjitet me anë të ajrit nga një njeri te tjetri. Tuberkulozi nuk përhapet nga të gjithë ata që janë të sëmurë prej tij. Ai përhapet nga ata njerëz që janë të sëmurë nga tuberkulozi i rrugëve të frymëmarrjes dhe që e përhapin atë kur kolliten, teshtijnë, flasin ose edhe kur këndojnë duke lëshuar bakterie në ajër. Për shembull, tuberkulozi nuk mund të ngjitet me anë të sendeve, por ngjitet vetëm kur njeriu fut në mushkëri ajrin ku ka grimca që përmbajnë bakterie.  Tuberkulozi nuk ngjitet lehtë, sepse nga ata që janë të ekspozuar ndaj tij, vetëm një e treta sëmuret nga tuberkulozi. Rreziku i ngjitjes së tuberkulozit ulet kur njeriu që vuan prej tij, kollitet në mënyrën e duhur dhe nuk përhap bakterie, si dhe shkon menjëherë për të bërë analizat dhe të fillojë mjekimin. Ajrosja e rregullt e mjedisit ul ndjeshëm sasinë e bakterieve në ambiente të mbyllura.

Si mund ta marrësh tuberkulozin ?

Si mund ta marrësh tuberkulozin ?   – Ngjitja e sëmundjes presupozon ekspozim ndaj saj.  Njeriu mund të preket nga tuberkulozi kur ai është në të njëjtin ambient me një person të sëmurë nga tuberkulozi.  Rrezikun më të madh të marrjes së sëmundjes e kanë ata që jetojnë në të njëjtën familje dhe ata njerëz të cilët janë shumë pranë ose kanë kontakte të shpeshta me të sëmurin.  Mundësia e marrjes së sëmundjes nga kontakte të rastësishme është shumë e vogël.

Çfarë lloj sëmundje është tuberkulozi?

Çfarë lloj sëmundje është tuberkulozi?  Tuberkulozi është një sëmundje ngjitëse që shkaktohet nga bakteria Mycobacterium tuberculosis dhe ai shfaqet zakonisht në mushkëri.  Tuberkulozi mund të shfaqet edhe në organe të tjera të trupit, si për shembull në gjendrat limfatike, në kocka, në organet e urinimit dhe ato gjenitale, në organet e brendshme, në sistemin qendror nervor, në lëkurë ose edhe si infeksion i përgjithshëm.  Tuberkulozi është ende i përhapur në të gjithë botën. Çdo vit rreth tetë miljonë njerëz sëmuren nga tuberkulozi dhe dy miljonë vdesin.  Tuberkulozi është i përhapur veçanërisht në vende të cilat janë të varfra, ku ka shumë njerëz dhe aty ku gjendet edhe epidemia e HIV-it.  Gjatë viteve 1990 në Rusi dhe në vendet baltike janë dyfishuar rastet e njerëzve të prekur nga tuberkulozi.  Në Finlandë gjenden çdo vit rreth 300 raste të reja të tuberkulozit. Reth një e pesta e këtyre rasteve janë njerëz që kanë lindur jashtë Finlandës dhe

Kur flitet për një tuberkuloz mushkërie ngjitës ?

Kur flitet për një tuberkuloz mushkërie ngjitës ?  Për një tuberkuloz ngjitës mushkërie, nëse sëmundja e mushkërisë ka përparuar aq shumë sa personi i sëmurë nxjerr gjatë kollitjes (si dhe teshtitjes) bakterie tuberkulozi.  Vetëm në këtë fazë të sëmundjes personi i sëmurë mund të transmetojë tuberkulozin dhe të infektojë njerëz të tjerë .

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more