Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Rrethanori i shkakut

Çka është rrethanori i shkakut ?

Çka është rrethanori i shkakut   ? Rrethanori i shkakut tregon një shkak që sjell një pasojë të caktuar.  Ai varet nga kallëzuesi, por ndonjëherë edhe me emër ose mbiemër .  Rrethanori i shkakut zë vend pas gjymtyrës nga varet.  Ai gjendet me pyetjen: pse?: Ajo shkoi te mjeku, sepse ishte e sëmurë.   Me çka  shprehet rrethanori i shkakut? Rrethanori i shkakut shprehet me: a) ndajfolje : Pse ke bërë gjithë këto gabime në diktim, Dritan? b) emër me parafjalë : - I kam bërë nga nxitimi , mësuese. c) grup emëror: Rezultatet i ke të ulëta për shkak të mungesave. d) përcjellore: Duke mos u mjekuar me kohë, sëmundja iu rëndua.  cka eshte rrethanori i shkakut, ceshte rrethanori i shkakut, rrethanor i shkakut shembuj, shembuj rrethanor i shkakut, rrethanor i shkakut, rrethanori i shkakut shqip, gramatika e gjuhes shqipe rrethanori

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more