Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Rrahman Dedaj

E Marta - Rrahman Dedaj

E Marta - Rrahman Dedaj E martë është Sot vijnë fshatarët e mi Dhe sjellin në treg Zemrën e vendlindjes sime.   Të martën e blertë Të martën e verdhë Të martën me shi...   Ne dalim në treg Dhe blejmë nga një pjesë të verës së pjekur Nga një pjesë të marte prej fshatarëve të mi. Kur kthehen në shtëpi Me nga një yll të ndezur në plis Janë më të pasur për një të martë E më të mëdhenj për një dashuri Që na e lanë në sofrat e qytetit të bardhë.   E marta në sytë e vashave Që blejnë në treg – Lulet e vendlindjes sime E marta e fëmijëve që blejnë Mollët e arta të gjakut tim

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more