Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Probleme matematikore

Problema e Vidmanit (1489)

Problema e Vidmanit (1489) Një luan e ha një dele për 1 orë, një ujk për 4 orë dhe një çakall për 6 orë. Për sa orë e hanë delen së bashku këto kafshë? Kujdes: Nga përvoja ime, nxënësit nxitohen dhe japin përgjigje të pasakta, madje shumica nuk e kuptojnë që koha duhet të dalë më pak se një orë. Zgjidhje: Për një orë luani ha 1/1 pjesë të deles; ujku ¼ e deles dhe çakalli 1/6 e deles. Së bashku për një orë ata hanë: 1 + ¼ + 1/6 = (12 + 3 + 2 ) / 12 = 17 / 12 të deles. Atëherë, tërë delen ata e hanë për 12/17 e orës ose afërsisht 42 e ½ minuta. Nga Bardhyl Selimi

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more