Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Poezi per shkollen

Poezia ''Dita e parë e shkollës'' shkruar nga Ersilja Çeli

Dita e parë e shkollës Ditë e javë ikin, E muajt varg shkojnë, Dita e parë e shkollës Ne po na afron. Një mëngjes i bukur, Plot me emocion, Çantën merr në duar, Nisesh për në shkollë. Rrugët gumëzhijnë Nga zërat gazmorë, Çdo gjë më e bukur Këtë vit shkollor. Takojmë shokë e shoqe Dhe mësuesen tonë, Ajo s’lodhet kurrë, Kur ne na mëson. Kur bie zilja e parë, Zemra rreh si zog, Klasat mbushen plot Jemi prapë tok. Mësuesja na buzëqesh Dhe nis me shpjegime, Të gjithëve na uron Suksese në mësime.

Shkolla jonë - vjershë nga Fejzi Bojku

Shkolla jonë -  vjershë nga Fejzi Bojku Porsi zogjtë n'çerdhen e vet Ne kthehemi përsëri, Të freskuar – gaz e shëndet , Ti na pret me dashuri. Erdhëm, erdhëm, shkolla jonë Shkoi vera dhe pushimet, Zëri i zileve po jehon Përsëri nisin mësimet. Mësuesja jonë, ja ku jemi! Si një nënë të kemi sy, Fjalët tua s'i harruam Ne kudo folëm për ty. Erdhi vjeshta , zverdhi gjethet Shpezët ikin me shpejtësi, Ne tubohemi nga çdo anë Ta kthejmë jetën përsëri.... Postime të ngjashme: Festa e shkollës vjershe Vjersha për pranverën Vjersha patriotike Nëse doni akoma Vjersha atëherë klikoni mbi Vjersha vjershe nga Fejzi Bojku, vjershe per shkollen, vjersha per shkolle, shkolla, vjersha shkolla jone, vjersha per femije per shkollen, shkolla poezi, poezi per shkolle, shkolla jone vjershe, shkolle vjershe

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more