Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Poezi per pavaresine e Kosoves

6 vjet po...por dua të di....

6 vjet po...por dua të di.... Ku është besa e shqiptarit? Ku është fjala e të parit? Ku janë njohjet e pavarësisë? Ku është luftëtari i lirisë? Ku janë gjithë ata të zhdukur? Ku është vendi im i bukur? Ku është shkolla e mësimi? Ku janë rrogat e punësimi? Ku është fjala ime e lirë? Ku është jeta më e mirë? Ku është ara që lëvrohet? Ku është krimi që dënohet? Ku është mjeku kur sëmurem? Ku është zemra që të mburrem? Ku është sot e ardhmja ime? Ku janë gjithë ato premtime? Ku është zëri i Mitrovicës? Ku janë nipat e Shote Galicës? Ku është varri i dëshmorit? Ku është festa e nëntorit? Ku është nëna që rrit fëmijën? Ku është mësuesi që jep dijen? Ku është djersa e gyrbetit? Ku është siguria e shëndetit? Ku është shpresa për një vizë? Ku është liria me lëvizë? Ku është kujdesi për jetimin? Ku është ai që kujton trimin? Ku ështe dielli që më ngroh? Ku është Kosova që dua ta shoh? Burimi: Vedat Bajrami

Poezia 17 shkurti

E diel 17 shkurt dymije e tete ecte me te madhe, ora e trete, kur kryeministri Thaqi me qëndrim stoik shpalli Kosoven Republikë. Ne kuvend çdo njeri ishte në kembe ishte madhështi, duartrokitjet frenetike përcollën fjalët magjike. Me rradhë çdo deputet dha nenshkrimin e vetë, festonim edhe ne në dhomë se na dehu kjo aromë. Here buzëqeshje herë lot ishin këto momente sot, dhebmje për ata që s'janë në jetë gezim se tani më kemi shtet. Se shtetit të sapo shpallur çdo shqiptar diçka i ka falur, gur të vegjël ,e të mëdhenj u bë një kala e denjë. Të merituar, sa që miqtë tane zemër hapur pavarsisë po i thane Historia hyri në binar të ec tutje çdo gjë mbarë. Por me pune kjo dihet edhe arrmiku ngushtë zihet, - të punojme Kosovar ta bëjmë për veti botën mbarë. Poezia 17 shkurti,poezi per 17 shkurt,17 shkurti poezi,vjersha dhe poezi per pavaresine e Kosoves,Pavaresia e kosoves vjersha,vjersha dhe poezi per 17 shkurtin,17 shkurti vjersha,poezi , 17 shkurti

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more