Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Poezi per lulet

Poezia ''Lulet dhe djali'' shkruar nga Ersilja Çeli

Lulet dhe djali Në parkun e madh Fëmijët lodrojnë, Por ka dhe nga ata Që lulet ngacmojnë. Lulet shumëngjyrëshe Na kanë rrethuar, Por të vjen keq T’i prekësh me duar. Një djalë i vogël Lulet këput, Iu afrova dhe i fola Urtë e butë: - Pse i këput lulet? S’të vjen gjynah? -Ç’të duhet ty, Mos je roje? - më tha I thash roje nuk jam, Por lulet i kam xhan, Me lulet thith aromë, Ato ajrin e pastrojnë. Fjalët e mia Djali i dëgjoi, Me keqardhje i pa lulet Dhe më falënderoi. Ersilja Çeli

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more