Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Poezi per 28 nentorin

Poezi për 28 nëntorin shkruar nga Bledi Lorenci

Data 28 nentor Nje dite e shenuar Feste e madhe eshte ne Vlor Te gjithe me flamur ne duar Shqiptaret ane e mban Do te sulen drejte Shqiperise Te festojne per shtetin Shqiptar 100 vjetorin e pavarsise E tere Bota,te na kete zili Per kete te bukur Shqiperi Qe eshte me e forte se kurre Jane bashkuar per te njejtin flamure Nga Kosova e Mali zi Jane pergatitur per lavdi Ndjekin hapat e heronjeve Kombetar Qe ne Vlore u bashkuan per flamurin Shqiptar

Populli - Lapidari i Vargjeve për Ismail Qemalin

...Erdhi lajmi i zi për Vlorën ullinjtë ulën kurorën Shqipëria e la këngën se një plag' ju hap në zëmër. Shushica vrapin e ndali, thonë vdiq 'Smail Qemali. Flamurin e mbuloi zia, vajton për të zotnë e tija... ...Kur mbi arqe ku ish Plaku u duk ngjyr'e një bajraku... ish bajraku Italisë! Gjëmoj zër'i djalërisë! Na u duk se Plaku vetë nëpër heshtje diç na pyet, sikur pyeti më përpara "Ku ësht'flamuri që vara?" ...Vlora bëri si e deshi, me bajrak të saj'e veshi, veshi Plakun me bajrak me bajrakun ngjyrë gjak! Me një shkab'të zez'në mes, dhe i vdekuri që s'vdes mori udhën për në Vlorë... Mbyllur det' edhe stere Kush do pyes? ... edhe përse? E kush pyet për Shqipërinë, Rreth me male një shketinë E pa zë dhe e pa zotë Vetëm vlente për një botë Që të bënej ndonjë ditë, Një thërime një kafshitë Për atë e për këtë, Vleft'e saja hë për hë, Dele dajos........ Kur nji ditë, Vjen e çfaqet një Profitë; Ish

Poezi për 28 nëntorin - Ali Asllani - Ismail Qemali

Mbyllur det' edhe stere Kush do pyes? ... edhe përse? E kush pyet për Shqipërinë, Rreth me male një shketinë E pa zë dhe e pa zotë Vetëm vlente për një botë Që të bënej ndonjë ditë, Një thërime një kafshitë Për atë e për këtë, Vleft'e saja hë për hë, Dele dajos........ Kur nji ditë, Vjen e çfaqet një Profitë; Ish njI plak i bardhë borë, Nji bajrak me zok në dorë; Çan tokë e çan detë Si i çan rrufeja retë; Edhe zbriti mu atje Ku i than nga se për se Po atje në atë vëndë, Dy të prishurit na mëndë, Jo që nuk i than "miserdhe" Po i than dhe "shko nga erdhe!" Plaku gjorë e plaku mjerë, Ku do vejë e ku do bjerë, Nëpër erë e nëpër shira Nëpër gropa me shëllira? Iku ditë e iku natë I mungon dhe buk' e thatë; Edhe buka i mungonte, Vëtan zêmra i valonte. Si ish baltë, këmba kridhej, Si ish plakë, trupi dridhej, Andej ruhej nga armiku, Këtej ruhej nga i ligu. Mirpo plaku bëri krahë; Kaloj male, kaloj brigje, Kaloj pellgje

Gjergj Fishta - 28 Nanduer 1913 - Poezi per 28 nentorin

Oj Zanë, t'këndojm… t'vajtojm, deshta me thanë; Pse sot ditë kangët s'asht për mue e tye. Po ç'gzim kjo ditë ne mundet me na dhanë, Kur, qe; mbas nji motmoti q'iu pëlqye Europës shqiptarin zot n'shpi t'vet me lanë E kujt pose Hyut, n'këtë jetë mos me i shërbye, Shqiptari i ndam' prap me vedvedi gjindet E shk'asht ma zi, prej vedit edhe s'bindet… …………………………………………………………………. Flamuri kombtar nuk ka ç'ka ban nder ne, Po kje se dashtni nuk kem' për Atdhe! E, drue dashtni për Atdhe nuk ka shqiptari; Me gjasë, s'çan krye shqiptari për komb t'vet, As për at gjuhë të ambël qi i la i Pari, As pse Shqipnia n'vedi u ba sot shtet; Pse e shoh se veç atje ku xhixhllon ari Pa frymë e tue dihatë vrap ai nget, Si Krishtin shiti Juda Iskarjot, Drue Adheu ndër ne po shitet për një zallotë… A thue mos fola keq?… Po lypi t'falun, Përse ktu vetë me fue nuk due kërkëndin, E pse asht mirë fjalën n'zemër t'fryt m'

Vjershe per 28 nentorin nga Suhejla Topojani - Kaçanik

  28 Nëntori Shumë zemra rënkonin Shumë lotë pikonin Shumë fëmijë u vranë Vetëm se ishin shqiptarë. Tani erdhi paqja Tani erdhi liria Gëzohemi të gjithë Se erdhi Pavarësia . Mirë se erdhe Pavarësi Mirë se erdhe 28 Nëntor Jemi të gëzuar të gjithë Të bashkuar e unik         Vjershe apo poezi nga Suhejla Topojani - Kaçanik vjersha per 28 nentorin,28 nentori vjersha shqip,vjersha dhe poezi per 28 nentorin,28 nentori poezi shqip,vjersha te bukura per 28 nentorin,pavaresine e Shqiperise,shqipnise,

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more