Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Poezi dashurie

Si s’të desha pak më shumë - Poezi nga Fatos Arapi

FATOS ARAPI Si s’të desha pak më shumë Unë e desha përtej vdekjes, Ashtu dashurova unë Edhe prap s’ia fal dot vetes: S’i s’e desha pak më shumë… Pak më shumë ku shpirti thyhet, T’i them ndarjes: – Prit, ca pak… Të gënjejmë mallin që s’shuhet, Kujtimin të gënjejmë pak. Përtej vdekjes, përtej botëve, Atje ku nis “ca pak” tjetër,- Asaj që më rri mes Zotave: “Si s’të desha pak më tepër…”.

Poezia - Ndoshta

Ndoshta Ndoshta ishte rastësia, ndoshta ishte fati, ndoshta ndoshta, nuk e di se çfar ë të them e të mendoj, ndoshta ishte Zoti ai që të dërgoi tek unë thjesht për të ndriçuar e dh ë në kuptim udhës time. Atje dhe atëherë kur nuk e prisja, në ato kohë kur unë aq shumë i druhesha e i largohesha fatit tim, atëherë u shfaqe ti. I duhet besuar shprehjes që Rastësia është mbret i Bot ë s.

Dashuria ... (Poezi për dashuri)

Dashuria ... (Poezi për dashuri) Kemi mbetur histori , të kësaj dashurie , që gjatë do të mbahet në mend , do t'na shikojnë me inat në sy që s'jemi më bashkë ne të dy . Jemi të përmendur nga të gjithë, sa shumë u deshtëm , tash jemi të ndarë Nuk kam më fuqi të jetojë pa ty , më mirë të iki diku larg , që mos të shihemi më në sy Shpirti na dhemb , zemrat në dysh na u nda , lotët në sy na pikojnë të dyve pa ndalë . Endërrat na u shuan , planet ndryshuan , tash të dy jemi të huaj , dhe në heshtje po vuajmë ...

Poezi dashurie

Faleminderit! Afër teje gjeta veq paqe gjithçka që kam ëndrru e gjeta afër teje U hupa saher që tu afrova asniher nuk i lash ven heshtjes e fola fjal pa i mendue fjal që me kërkan s'kam mujt me i fol Afër teje jam ndi si e vetmja n'bot ma ke jap ndjesin që gjith kam shkrujt për ta që gjith veq n'andrra e kom pa Ma ke shndërru adoleshencën n'parajsë me ni fjal, i dashtun vet parajsën n'tok ma ke prue Faleminderit!  By: Agnesa Mahalla

Një poezi për dashurinë e parë shkruar nga Lec Burgaj

Dashuria e pare Nje vajze me syte e zi. Thell ne shpirt m'ka lendu, E dashurova si diell e si hane, Dashuria e pare ishte per mu, Larg ne rruget e gurbetit, Isha i vetur ne mjerim, Dashuria e therte zemren time, Nuk kisha shpresa as sherim, Loti pikonte pa ndalu, Zotit ju lutja per cdo dit, Pa ty nuk kam jete as gezim, Vajza ma volli lumturin, Dy humbje te randa per nje vit, Dy dashuri si skam mujt mej harru, Nena ishte dashuria e pare, Vdekja e saj m'ka lendu, Isha i ri ne gurbet, Zemra po qante per dashuri, Jeta e humbi kuptimin e vet, Kur humba ket vajze me syte e zi...! |Lec Burgaj|  poezi per dashurine e pare,dashuria e pare poezi,poezi te ndryshme per dashurine e pare,dashuria e pare poezi

Për një fjalë -Poezi nga Ben Apolloni

Për një fjalë Heshtja e kësaj nate Mendjen tundon Bora nga lart që bie Kujtmet e thinjura trazon Në këtë natë acari Zemrën e djeg malli Djersë të ftohta akull Rrjedhin nga balli Nga balli i rrudhosur Mbuluar nga floku i bardhë Dridhet gojë e shkreta Që dot se nxorri atë fjalë Atë fjalë që e thoshte zemra Goja dot se nxorri Stinët pa pra ndrrohen Por goja prap atë fjalë s'e nxorri Bardhësi gjithkah Shumë e ftoht kjo stinë Dikush këndon e lumtur Në vetmi dikush po ngrinë Në pranver iu ngri goja Dhe një fjalë se nxorri Jetoi veq në stinën e dimrit Sa shumë kjo fjalë i kushtoi Për një fjalë që s'u tha dot U bënë dy histori Njëra e lumtur në shtrat fshanë Tjetri i hidhur në shtrat qanë. Poezi nga Ben Apolloni   poezi Ben Apolloni,poezi dashurie

Perse ma ben ketë - poezi dashurie

Fillova të shkruaj se nuk kisha përgjigje Fillova të vuaj, se nuk kisha zgjidhje Jetën e bukur fillova me jetu Kush ma prishi këtë lumturi tani mu?! Pse ma bët këtë tradhti?! Pse më dënuat kur isha i ri?! Pse më larguat, nga kjo shoqëri?! Pse kishit në mua aq shumë xhelozi?! Pse kështu veproni, kur nuk më doni? Pse nuk më ofroni, gjithmonë më refuzoni?! Pse, ju lutem më tregoni? Këto vargje që i thuri, më bëjn të qaj Pse unë për të gjithë kam faj? Pse nuk më lëni të qetë, jetën time me jetu?! Gjithmonë ndërhyjn për me më pengu. Dua të jem i lirë, jetën time me jetu Dua paqë, gjithmonë me u argëtu Dua respekt, motra e vllazni Dua një jetë të bukur pa xhelozi

Lamtumire - poezi dashurie

Fryn ere e forte me thellim, diku ne male thone ka rene debore. Perde,vorbuj tymi sillen rrotullime, udheve te ecesh e ke zor. Po prape çuditerisht udhet jane plot njerez, ne grupe baresin ata pandalim. S’ju beka pershtypje ky vrull i eres, fytyrave ju endet merzi,perçmim. Po edhe une jo,s’jam fort i gezuar, si re e zeze endet nje dyshim, ta dish ne shpirt me ke lenduar, akoma s’po gjej prehje,qetesim. Pranveren thirrem,gonxhet lulezuan, lendina te gjelbra mbuluar me bar, por shpejt perendoi dielli,zogjte foles,merguan, ndjenjat u veniten,vaje te perqare. Nuk t’i them keto,te te nderroj mendjen, shkuan pergjithmone fjalet shpirt e xhan, do di burrerisht ta perballoj gjendjen, nuk do rri te qaj,si nje qaraman. S’di as vete kete çast ç’ndjej per ty,ç’kujtoj, mendimesh pa forme,pa meshire perfytur, pa busull ,timon,vazhdoj te lunderoj, barkes direkthyer,akoma pa zhytur. Barke e copetuar vervitur mes shkumes, te dallgeve zemerake qe ngre tufani, pikellim dh

Zemra e Dashuruar - poezi dashurie

Ç`po të vijn në mendje mendimet o zemra ime, Ç`po ndodh kështu o zot Të shoh në sy…… Ç`është kështu me mua , Ç`më ka ndodhur vallë, Pak sa të largohem Ndjej për ty veç mallë. Në fillim të letrës diçka po mendoj Letrën time të dashur nuk di si t`ia filloj Me mendime kam frig se po bëj gabime JO!po e filloj me mallëngjime, Që shpërthejn nga zemra ime. Nuk jam poet, por jam një njeri Njeri që s`di As vjersha e as poezi Por dua gjendjen tonë ta di.

Do të dua - poezi dashurie

Do te dua edhe nese vuajtje me sjell, Do te dua edhe nese vdekje mua me sjell, Do te dua edhe nese kjo Dashuri mua me vret, Do te dua si tani e pergjith mon....? do te dua poezi dashurie,dashuria

Mollë e ndaluar - poezi dashurie

Je shum e mir por je e ndalume. Ai qe te ka kafshuar te paska mallkuar, une te dua shum dhe te respektoj Por je e ndaluar per ty me smendoj Te kam dashur shum dhe te kam nderu Por ti me ke tradhetu tani une ma ty s`te dua Perkete te kam krahasuar se ti Moll e ndaluar je per mu.. poezi e dashurise molle e ndaluar,molle e ndaluar,molla e ndaluar,molle e ndaluar

Ndarja-poezi dashurie

Me brengos si te huaj, me le rruges se vetmis Deshe qe une te vuaj. Shkele fjalen e DASHURISE Prap mendove se te fala, por gabove e dashura ime DASHURIA s'do skandal por don hare e gezim Shko vetem shko, meshirë prej teje s'dua, Sa me larg tretu e mos me kerko mua E di malli djeg, e di loti pikon E di zemra dhemb por jeten duhesh ta jetosh ME KOT PENDOHESH , ME KOT AFROHESH TASH ME CDO GJE KA MBARUAR ndarja poezi dashurie,poezi per dashuri ndarja

KERKIM QE ME LODHI - poezi dashurie

Mes nates te kerkova, Por gjeta vetem erresire. Mes turma njerezish te kerkova, Por syte e tu nuk i dallova. Mes detit te kerkova, Por kishte vetem stuhi dallgesh. Mes zjarrit te kerkova Por cdo gje ishte shkrumb e hi. Mes henes te kerkova, Por drita e saj verboi syte e mi. Mes zemres te kerkova, Ah ! ... Sa me lodhe ! Aty ishe fshehur ti.

Per ty - poezi dashurie

Tani eshte ora nente, nje zile telefoni po pres, nuk e di nese me ke nder mend apo ne tjeter djal mban shprese. Tani eshte ora dhjete, s`me haet vec dua te pi conjak,whisky cfare te jete, sa shume me shkaterroi kjo dashuri... Tani eshte mesnate, ti s'po kujtohesh per mua , ndaj une te dergoj serenate, ku teksti ka vec fjalen "Te dua" Ora kalon e dashur, tani me duhet te shpresoj, se jam mesuar i vetmuar, e ne gjume dua te enderroj. Se mengjesi do te vije e dashur, e nje dite ndoshta do te te kem prane, ose ne te tjera endrra do te jem zhytur, por s'e harroj kurre dashurine e pare, Se do te vij serish nje natë, e ti do te kujtohesh per mua e une serish deshiroj te te kem prane se une te dua e dashur, te dua. Por nje dite deshirat do te shuhen, se une s`do mundem ,ti e di se te dua kjo nuk do te thote, qe mund te perballoj nje tradheti. Se atehere do te jem i martuar, ndoshta do te kem dhe femije, e s'do mundem te te them te dua,

Nostalgji - poezi dashurie

Po ecnim ne rrugen e lagur ndoshta nga shiu i loteve tane sa shume me mundon sot kjo rruge aty ku u njohem dhe u ndame Ne rrugen tone te dashur une erdha nje dite perseri ish mbushur me gjethe te verdha sa e zbrazet mu duk ajo pa ty As pema se dashka me gjethen pameshirshem i rrezoi mbi tok se di pse me erdhi kaq keq me shiun edhe une derdha lot. poezi dashurie,poezi dashurie,nostalgjia poezi dashurie,nostalgjia poezi

SA MË MUNGON BUZA JOTE... - poezi dashurie

Ishte nata jonë e fundit , kur më the se më s'të dua, prita se do të rridhnin lotët, por s'pat lotë në faqet tua, dhe s'të erdhi keq për mua. Ishte natë dhe shiu binte , shumë n'gadalë dy fjalë i fole, me dy fjalë ti ma vrave zemrën dhe shpejt ike u largove, krejt çka pata ti m'i more. Sikur njëherë të flisja, s'dua më asgjë tjetër prej kësaj bote, sikur veç të më kuptoje, sa më mungon buza jote, që s'po mund ta puthi sonte...!?

VETËM TY SYTË E MI DO T'I FALI.... - poezi dashurie

Ti je një lotë që pikon në mua, Ti je një lotë i nxehtë valë, Një lotë i patharë që shumë e dua, Kur pikon çdo dhembje m'i n´dalë... Ti je lotë me plotë hidhërim e gëzim, Cdoherë pikon i bukur si kristali, Që kurrë s'pushoj në syrin tim, Vetëm ty sytë e mi do t'i fali... Ti je një lotë shumë larg nga unë, Nga sytë e mi kurrë nuk u trete, Ti je ai loti që e dua shumë, Në zemër gjithmonë më mbete...!!!

NJË LULE PËR TY... - poezi dashurie

Që atë ditë një lule e mbjella vetëm për ty... thellë në trupin tim edhe thellë në zemrën time tani. Veç nga gjithë tjerat në kopshtin e saj ku lindën kujtimet, dëshirat ëndërrimet... E ti nuk e beson dot s'e beson dot asnjeri sa e ndjejë, si më vije si më deh aromë e saj njomur nga Lotë Dashurie... E unë çdo çast, çdo natë me rrahje zemre pres, dëgjoj kur do të vish i dashuri im lule e shpirt ty t'i dhuroj ty Engjull i jetës sime plotë shpresë e gëzim... Ty që shumë të dua ty shpirti im vetëm ti je për mua me ty dua të jetoj edhe në amshim...!

Lulja

Një lule e mbolla dhe me lotë e ujita, më shumë vaj e vuajtje lulën në kopsht e rrita. Lulja ngjyra ngjyra, për çdo ditë po rritet nga dashuria që ka për ty, e mua s'po më pritet! Lulja veç po rritet, fare s'po më kupton, thellë në zemrën time se çka po më mundon? Atë lule do ta rriti, do e bëj të madhe, do të rri edhe unë akoma në pritje, me plotë mërzi dhe halle, edhe pse kjo lule s'më kupton dot, por unë do vazhdoj ta rrisë, do vazhdoj ta ujisë, me dhembje e lotë, s'do lejoj që të vyshekt kurrë, edhe pse u vyshka unë...!!!

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more