Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Poezi

Poezi Qesharake

Poezi Qesharake Hajde per hajr,per hajr ne darsem po duka me te ardhe dhe nese mbiemrin ia nderron ishalla experte nuk ja bone. Ti Me Je Si Rrot Traktori Prekolicen Kush Ta Mori, E Prej Lloqit Kush Te Nxori, Pom Doket Ka Zon Me Tu Blloku MOTORI : Hajde Tash Dirdhe Prekolicen Tash Deshe Traktorin Se Po Du Me Ta Pa Akumulatorin, Po Du Me Ta Pa E Me Ta Dhez Motorin, Me Ta Dhez E Me Ta Kall Me Shpejtesin E Par, Me Shpejtsin E Par E Me Te Dyt Po Du Qe Me Ty Me U Shetit O ju pruft e mbara oj shoqni se e hapur eshte dera per miqasi skam qare pa ju kallzue se edhe asaj experte mbiemri ka me iu vnue bile edhe n'dardani kam me e regjistrue Shkuam në arë me veturë Dashuri s’ngopeshim dot, Kur u humbëm në njëri tjetrin Ëndrrën na e prishi një tërrnakop!! Thellë në sy ty të shikoja Humba aty në brendi Kur kujtoja se për mua lotoje Pash se të kishte rënë qerpiku në sy! Të mora për dore Shkuam andej nga liqeni Mu atëherë kur ty të puthja Të

ORA E PARË - Poezi nga Flora Brovina

ORA E PARË Jusufi Jusuf Kanjushë e verdhë Jusuf Gërvalla... mungon Teuta Iliri Agroni Ylli Fadi Fadil Talla... mungon Ylfetja Ylfete Humolli... mungon Shukrija Shukrije Obëtinca... mungon Kimetja Arsimi Kujtimi Halimi... Halimi... mungon Shpresa Besa Kastrioti Fatmiri Fatmir Kërleshi... mungon Afrimi Afrim Zhita... mungon Vazhdojmë Valbona Shkurta Gjoni Xhevati... Xhevati... mungon Mungon Nesimi Bekimi Afrimi... Afrim Prebreza... mungon Mos më sillni Certifika mjekësore Prindore policore shtetërore Thoni vetëm mungon Me lule do t'ua mjekojmë plagët Do t'i presim Do t'i presim Thoni vetë mungon Do të çelin lule gjaku ora vazhdon...

THIRRJE KOSOVËS - Poezi nga Flora Brovina

THIRRJE KOSOVËS Ç'do të bëj une pa ty Pa ardhjet e shkuarjet e tua Do të harroj të flas Me vetveten Ç'do të bëj une pa ty Pa shikimin në bar Si t'i ngroh gjymtyrët Të ngrira akull Do të më lësh të bëhem plakë Me dhembje duarsh Me dhembje eshtrash Kam frikë kur shkon Ç'do të bëj une pa ty Po nuk erdhe Do të bëhem gurpragu Kallkan do të bëhem Ç'do të bëj unë pa ty

NJË KOHË E PA KOHË - poezi nga Maki Maqedonci - Canolli

NJË KOHË E PA KOHË Një kohë e tmerrshme ku të mirës i thuhet e keqe, ku me dy këmbët shkilet miku e nderohet mynafiku Ku gjërat me vlera hidhen aty ku ka plehra, ku atdhetarit i vihen prangat e tradhëtarit dekoratat! Një kohë e pa kohë qe askush nuk e kupton, një kohë e turbulluar qe shqiptaria s'e ka përjetuar! ©Maki M Canolli

Poezi per dimrin - Erdhi Dimri !..

Poezi për dimrin Erdhi Dimri !.. Erdhi dimri, erdhi dimri derën dimrit mos ia hap po të thotë se është më i mirë të bjen të ftohtin e ta lë në prag! Nuk të ftoh veq duar a faqe por në shpirt ta bjen ftohtësinë vjen me zhurmë por dhe pa llafe e të qorron me bardhësinë! E mërzinë dhuratë të sjell dashurinë e lanë me stres si llafazane llafe mbjell dhe të përqesh plot me serbes! Erdhi dimri, erdhi dimri dhe nga puthja ai veç ngrinë mërzinë dhe stresin i merr me vete kur se ftoh dot dashurinë!... vjersha per dimrin, poezi per dimrin, dimri poezi, vjersha shqip, poezi dimri, dimri shqip, vjersha dimri poezi per ditelindje proze per dimrin poezi per nenen e vdekur poezi per babin poezi per mesuesen poezi per atdheun poezi per 28 nentorin poezi per femije

Të kam Ënderruar - poezi dashurie

Mbi dritare nata derdh qetsine dhe shiu i furishem shoqeron vetmine. Lart ne qiell te erret dy sy shkelqejne një zemër te vetmuare mbushin shprese. Heshtja mbreteron… Dy sy tevegjel ngadalë mbyllen… një buzeqeshje e ëmbël vjedhurazi shikon dhe niset ne kerkim te endrres se saje. Ngadale lundron ne det dhe ngritet e fluturon ne qiell me dy sy që shkelqejne atje lartë buzeqeshja flet. Nata kalon… Buzeqeshja mbledhe krahet dhe kthehet ne qerdhen e vet… Serish heshta mbreteron… dhe sytë e vegjel hapen me nxitim Tani dielli i posalindur ndriqon ” Të kam enderruar,” një ze tingellon dhe… sërish heshtja mbreteron…

Jeton fryma e tijë - poezi nga Shaban Cakolli

JETON FRYMA E TIJË (Poetit,Selman Konjusha) Toka e mërgimit të qonte peshë dashuria e atdheut në zemër të rrinte ndezë U ktheve pranë themeleve të shtëpisë për të thithur nektarin e lirisë papritmas shpërtheu një krismë plumbi e flaka të morën në shënjestër flalën,të mos ta lënë vepër Deshën të ta vrasin veprën e fjalën por jo, fjala e poetit nuk vritet,as s´ndalet Mallkuar qofshin zemërbrejtësit kanë për të i bërë,varret vetit sot vepra flet,me gjakun e poetit Fryma jote,Selman vjen e nuk ndalet jeton sa malet të e dijnë zullumqarët kush na i vret,veprat dhe fjalët kurrë s´do të falet……

Ty vendi im - poezi nga Shaban Cakolli

TY VENDI IM Me djem e bija ndritë si shkëndija malet me gëllinja mollë e qershia o vendi im ti je shpëtim. Fushat pjellore plot me grurore Rininë punëtore për ty gëzim o vendi im ti je shpëtim Dikur të mirat ti morën stuhirat na i hapën plagët na mbërthyan në rrugë të largët malli na rrëmbej kur te ti të kthejmë të rrojmë në ty për gëzim o vendi im ti je shpëtim.

Emër i madh - poezi nga Shaban Cakolli

EMËR I MADH Kosovë emër i madh emër i shejtë një shekull e djegur vjet për vjet shtratin e shtruar e kurrë pa fjetë për të mbrojtur gëzhojën e vet. O vend i uruar i ndarë nga fuqi e huaj bota të pati lënë harruar nën këmbë të huaja,pushtuar qëndrove e ndeje zgjuar për të gjetur vetvetën e kërkuar. Të dogji zjarri,të ngriu acari nën qëndresë shqiptari të morën turku,sërbi e bullgari por ty shqiptari,kurrë nuk të fali se brez pas brezi e djalë pas djali luftën pushtuesit kurrë nuk ja ndali Mbas shekujsh, shëndriti një rreze mbi re kur në Drenicë lindi një Skënderbe Trima e trimëresha,mbështeteshin pas tij dhe aleatët me superfuqi Kosova ,pa pushtues,frymon në Liri.

Mall i djegur - poezi nga Shaban Cakolli

MALL I DJEGUR   Sa u plaka sa u dogja të zinjët e ullirit e hoqa bicirk pas bicirku,Evropa zemrën ma ndau copa Kurbetçari me nevojë punët më të rënda,i punoj ndihem sikur nuk jetoj sa vështirë frymoj Nuk gjejë askund qetësi rrugëve të panjohura ua kam mëni i fshehur,i strukur rri Rri mbyllur,nuk endem sheshit gjumin më brenë,ëndrra e mëngjesit për Kodrën e trimave,në majë të Vranjefcit Është më e bukura e Universit.

Vjersha per femije - Te presin duart e Mamit

Poezi per ty

Poezi per ty Ti engjulli ime më bëre të zbuloj universin e dashurisë , aty ku deshta të jem me ty një jetë të tër në horizontin e pafund në qiellin e hapur me plot yje me zemra perplot dashurie . Unë që besojsha në një dashuri të veshtir, mendojsha se është pamundur pritja , si të veproj kur ty s'të takoj , por tani e shoh se sa leht është kur të dashuroj kur them se jam me ty edhe perse për nuk je afër, asgjë nuk me duket e veshtir tani . . . E tani si mundem të harroj , edhe nëse një dit jeta na ndan përgjithmon me ke pran për të then deshiren e flaket që e kam , fjalen "Të dua " pa pershperis . . . Sot kur e shikoj të kaluaren shoh një shpirt të humbur , një shpirt të thyer e të zhgënjyer nga jeta . . Në presencen time shoh tani nje engjullë në drejtimin tim që më mban në dor, së bashku fluturojm diku largë në qiell që dashurin e flaket ta shijojm .

Do të vdes - Poezi nga XHEVAHIR SPAHIU

XHEVAHIR SPAHIU Do të vdes, Do të vdes i mbytur në borxhe, S’është asgjë mbytja në lumë A në dhomat e gazit… I kam borxhe nënës që s’ia ngrita varrin, I kam borxhe lisit që s’ia hodha pjergullën, I kam borxhe dashurisë që ia vodha të dielën, I kam borxhe krimit që s’i vura emër… Do të vdes, Do të vdes i mbytur në borxhe: I kam borxhe fjalës që s’e pashë në ëndërr, I kam borxhe korbit që s’ia zbardha pendët, I kam borxhe vitit ’13 që s’ia mbylla plagët, I kam borxhe ardhmërisë që ia lashë te pragu, Terrin e një kohe të largët… Do të vdes, Do të vdes i mbytur në borxhe. U kam borxh të gjallëve, U kam borxh të vdekurve, Gurin e varrit e shes të laj borxhet. Dhe ve pikë këtu. Tani mund të flisni për borxhet që me keni ju…

MË FOL ME ZË TË ULËT TI NGAHERË .. -Poezi nga M. Eminesku

M. Eminesku MË FOL ME ZË TË ULËT TI NGAHERË .. Me fol me zë të ulët ti ngaherë, Ky zë më është fllad e ledhatim, Dhe mjaltë fjala jote plot kuptim, E ngrohtë, menqurake dhe me vlerë. Të të dëgjoj kam gazin, lumturinë Ç’të pyes, ëngjull që më mbron, Kur syri yt, pa fjalë, më tregon Dhimbjen e shpirtit, mallin, dhembshurinë. Për mua je veç dritë ngazëllimi Veç ty e askujt tjetër s’ia besoj Lutjet e shpirtit në çast përgjërimi. Më fol me zë të ulët, … e shtrenjtë, Dhe mbushma zemrën plot ndriçim e dritë, Se më të dashur s’kam në këtë jetë!

Si s’të desha pak më shumë - Poezi nga Fatos Arapi

FATOS ARAPI Si s’të desha pak më shumë Unë e desha përtej vdekjes, Ashtu dashurova unë Edhe prap s’ia fal dot vetes: S’i s’e desha pak më shumë… Pak më shumë ku shpirti thyhet, T’i them ndarjes: – Prit, ca pak… Të gënjejmë mallin që s’shuhet, Kujtimin të gënjejmë pak. Përtej vdekjes, përtej botëve, Atje ku nis “ca pak” tjetër,- Asaj që më rri mes Zotave: “Si s’të desha pak më tepër…”.

Pasqyrë e thyer - Poezi nga Shpresim Ademaj

Pasqyrë e thyer Ke thyer pasqyrën, jeton veç për tjerë, ke ndërruar fytyrën, ke mbetur pa nder. S'je vetja, gënjehesh, s'di vertetë çfarë bën, me gjithçka dehesh, marrëzia të sundon. S'njeh kufi, s'kthehesh, për qejfe shpirti t'lëshon, shitesh edhe blehesh, e aspak nuk t'shqetëson. Ndryshe ishe më parë, tash nuk di si ndihesh ke krisur dhe je ndarë, s'pushon, veç zihesh. Dikur ke shkelqyer, tash nuk sheh veten, pasqyrën ke thyer, s'pranon t'vërtetën. Si pasqyrë e thyer, askujt nuk i duhesh, e fikët edhe e fyer, pëson kur s'ruhesh. Mbledh copëzat e thyera, por pasqyra s'rregullohet, tash u bënë njëqind fytyra, por, jeta veç njëherë jetohet. Shpresim ADEMAJ

Bjeshkë mundimi - Poezi nga Rrahim Sadiku

Bjeshkë mundimi Andej e këndej rrugës enden hije tunduese një bjeshkë mundimi në mes; andej e këndej dhembjes një thikë e përgjakur ndal vitet kohën; andej e këndej shpresës e pathëna zhurmon pa ndal ngjarjen trishtimin; andej e këndej kërkimit plagët mbulon ngërdheshja askush të dijë për zjarrin e zemrës; andej e këndej vetes digjem përditë në natën e pafund të vetmisë; andej e këndej ecjes vërtikalisht luftoj me mllefin urrejtjen ende duke besuar në njeri! (Në shenjë falënderimi për bashkëluftëtarin, edukatorin e respektuar nga shumë breza dhe fotografin e pasionuar, Izet Krivanjeva.)

Ti - Poezi nga Iljasa Salihu

Ti që nuk ke vlerë, më bën pikë e vrer, Ti që nuk ke nder, je një trëndafil pa erë, Ti që gënjen, mos harro se veten e rrenë, Ti që grindesh lehtë, je një mendjelehtë, Ti që nuk lexon, vetëm grerëza të pickon, Ti që nuk ushtron, sëmundja të përdhunon, Ti që hidhërohesh, patjetër se do të rrëzohesh, Ti që nuk beson, injorancë dëshmon, Ti që vjedh, dukesh si gjedh, Ti që nuk turpërohesh, nesër do të frikohesh, Ti që nuk ke moral, ke një zemër moçal, Ti që je koprrac, do të vdesësh si vocërrak, Ti që nuk ke besë, je sikurse familja pikë e pesë, Ti që më pushton, mos më thuaj se nuk më poshtëron, Ti që dehësh, edhe prej qenit mund të lëpihesh, Ti që tradhton, mos harro se veten e mashtron, Ti që nuk punon, mos prit se livadhi të mugullon, Ti që nuk këshillon, edhe bubullima të qorton. Iljasa Salihu

Ndarja brenda rrethit

Ndarja brenda rrethit Më ndave prej mitrës, që aq shumë e desha, Sa lehtë, ushqehesha nëpërmjet kërthizës sate, Mirë që këtë kanal ushqyes dikur nuk e kishe zbuluar, Për ta ftohur e për ta bërë të njohur një të panjohur, Ngjashëm si bëjnë disa të reja të sotme, Vajza që nuk e ruajnë grykën ushqyese të fëmijve të tyre të nesërm, Oksigjenin e merrja nëpërmjet damarëve tua, Mirë që këto damar nuk i kishe ndotur me alkool, nikotinë e drogë, Më ndave moj nëna ime e dashur prej kësaj dinastie, Prej kësaj mbretërie që mbreti unë isha, U gëzove, qave gëzueshëm, ndërsa unë me psherëtimë qaja vajtueshëm, Qaja se më prishe një rehati, më hodhe në një zallahi, Të mbushur përplot përgjegjësi, ndaj edhe qava me ngashërim, Pas ca ditësh, disi u përshtata me mjedisin dhe në rrethinën e re, Fillova edhe unë së bashku me ty të qeshi, Kënaqesha teksa thithja qumësht prej gjirit tënd të ngrohtë, Sakaq e sa keq, në vlugun e kësaj kënaqjeje, më mashtrove lehtas, Ndonëse pa dashjen tënde,

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more