Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Patologjia

Patologjia e qarkullimit

  Edema është prezenca e lëngut të tepërt në hapsirën ekstraqelizore. Në shkaktarët e edemës përfshihen rritja e shtypjes hidrostatike, hipoalbuminemia dhe ulja e shtypjes koloide, obstruksioni limfatik dhe permeabiliteti i rritur endothelial. Anasarca është term që përdoret për edemën e rëndë të gjeneralizuar. Transudatet kanë përmbajtje të ulët proteinike dhe gravitet specifik ndërsa eksudatet kanë përmbajtje të lartë proteinike dhe gravitet specifik. Hiperemia është sasia e tepërt e gjakut në ndonjë ind apo organ dhe mund të jetë për shkak të vazodilatimit (hiperemia aktive) apo zvogëlimit të qarkullimit venoz (hyperemia pasive apo kongjestioni). Hemostaza është sekuenca e ngjarjeve të cilat qojnë deri te ndërprerja e gjakderdhjes duke formuar një tapë stabile hemostatike me fibrinë dhe pllakëza. Dëmtimi i murit vascular nxitë vazokonstriksionin kalimtar, lehtësimin e adhezionit të pllakëzave dhe aktivizimin e rrugës ekstrinsike dhe asaj intrinsike të koagulimit. Formimi i trombusit

Shërimi dhe riparimi i plagës

Në shërimin e plagës përfshihet rigjenerimi i indit nga qelizat e të njëjtit lloj dhe riparimi I indit me zëvendësim nga indi  lidhor. Indet ndryshojnë për nga kapaciteti regjenerativ. Popullatat qelizore labile të cilat rigjenerohen gjatë tërë jetës përfshijnë qelizat epiteliale sipërfaqësore, qelizat hematopoetike dhe qelizat mëma. Në qelizat stabile të cilat replikohen në nivel të ulët gjatë tërë jetës mirëpo mund të ndahen nëse stimulohen përfshijnë hepatocitet, qelizat e tubuleve proksimale dhe qelizat endoteliale. Qelizat permanente të cilat nuk mund të replikohen në moshën e pjekurisë përfshijnë neuronet dhe qelizat e muskulaturës kardiake.  Riparimi i indeve me zëvendësimin e zonës së dëmtuar nga vrraga e indit lidhor ndërmjetësohet nga faktorë të shumtë të rritjes dhe citokine. Fillimisht formohet indi i granulacionit i cili më vonë pëson kontraksion të plagës proces ky i ndërmjetësuar nga miofibroblastet duke rezultuar kështu përfundimisht me formimin e vragës së vërtetë fibr

Inflamacioni

Inflamacioni akut është reagimi i menjëhershëm ndaj lëndimit që shkakton skuqje, temperaturë, ënjtje, dhimbje dhe humbje të funksionit. Ndryshimet hemodinamike tek inflamacioni akut ndërmjetësohen nga materiet kimike vazoaktive dhe pas vazokonstriksionit kalimtar fillestar, prodhojnë dilatim masiv me permeabilitet të shtuar vascular. Neutrofilet janë qeliza të bardha të rëndësishme të gjakut të cilat përmbajnë granula me enzime të shumta shpërbërëse. Neutrofilet dalin nga qarkullimi i gjakut me anë të procesit të rregulluar lartë ku përfshihet margjinimi (lëvizja drejt murit të enës), adhezioni (ngjitja për endoteli), dhe emigrimi (lëvizja ndërmjet qelizave endoteliale për të dalë nga ena). Defektet e adhezionit mund t’i kontribojnë imunosupresionit i cili vërehet tek diabeti melit dhe përdorimi i kortikosteroideve.  Kemotaksa është tërheqja e qelizave drejt një mediatori kimik i cili lirohet në zonën e inflamacionit. Fagocitoza e bakterieve nga neutrofilet përmirësohet akoma nëse opso

Dëmtimi qelizor dhe adaptimi

 Dëmtimi qelizor dhe adaptimi Qelizat mund të dëmtohen nga një numër mekanizmash.   Çka shkakton hipoksia dhe nga kush shkaktohet hipoksia ? Hipoksia shkakton mungesë të prodhimit të ATP-së si pasojë e deficiencës së oksigjenit dhe mund të shkaktohet nga iskemia , insuficienca kardiopulmonare apo zvogëlimi i kapacitetit oksigjen bartës të gjakut .   Cilat janë shkaktarët kongjenitalë të dëmtimit qelizor ? Në shkaktarët kongjenitalë të dëmtimit qelizor përfshihen defektet enzimatike , defektet e proteinave strukturale , çrregullimet kromozomale dhe malformacionet kongjenitale .   Kush mund t'i dëmtojë gjithashtu qelizat ? Agjentët kimikë , fizikë dhe disbalanset e ushqyeshmërisë gjithashtu mund të dëmtojnë qelizat .   Nga kush varet reagimi i qelizave ndaj ndonjë traume ?  Reagimi i qelizave ndaj ndonjë traume varet nga gjendja e qelizës dhe lloji i traumës apo atakut .  Si mund të shkojë reagimi i qelizave ndaj ndonjë traume ? Reagimi mund të shko

Bazat e Patologjisë

Bazat e Patologjisë Çka studion Patologjia ? Patologjia studion sëmundjen dhe merret me etiologjinë , patogjenezën, ndryshimet morfologjike dhe rëndësinë klinike të sëmundjeve të ndryshme.   Çka përfshihet në ekzaminimin e përgjithshëm të organeve në Patologji ? Në egzaminimin e përgjithshëm të organeve përfshihet identifikimi i lezioneve patologjike me anë të vlerësimit të anomalive në madhësi , formë , konsistencë dhe ngjyrë .   Me çka ngjyrosen preparatet indore në patologji dhe për çka përdoren ? Preparatet indore të ngjyrosura me hematoksilinë dhe eozinë përdoren për egzaminimin rutinor me mikroskop të dritës .   Kush përfshihet në teknikat tjera plotësuese të cilat përdoren në mjete të veqanta në Patologji ?  Në teknikat tjera plotësuese të cilat përdoren në mjete të veqanta përfshihen ngjyrimet histokimike , ngjyrimet imunohistokimike , mikroskopia fluoreshente , mikroskopia elektron transmisive dhe teknika molekulare .

Çka është amastia ?

Çka është amastia ? Amastia do të thot gjiri nuk është zhvilluar fare, kurse kjo dukuri është e njejtë e shpeshtë te vajzat dhe te djemt. Në disa persona me amasti në të njejtën anë nuk janë të zhvilluar as muskujt pektoral, kurse në të njejtën dorë gjindet sindaktilia (i ashtuquejturi sindrom i Polan-it). qka eshte amastia,qeshte amastia,cka eshte amastia,amastia shqip

Çfarë është feokromacitoma ?

Çfarë është feokromacitoma ? Feokromacitoma është tumor i qelizave kromofile të palcës së gjëndrave mbiveshkore të cilat prodhojnë katekolamina .  Tumori zakonisht gjindet në njërën gjëndër, apo në të dyjat, kurse në rreth 10% të sëmurëve mund të lajmërohet jashta gjëndrës në çfardo vendi përgjat sistemit simpatik.  Në rreth 10% të rasteve janë malinje.  Çfarë është feokromacitoma ?,qka eshte feokromocitoma,cka eshte feokromacitoma,tumor i kujt eshte feokromocitoma,feokromocitoma shqip  

Cilat janë tri format kryesore të klinikës të hipertireozës ?

Cilat janë tri format kryesore të klinikës të hipertireozës ? Tri janë format kryesore klinike të hipertireozës janë: - Sëmundja e basedosw-it (Morbus Basedow) apo sëmundja e Graves-it (morbus Graves) - Struma toksike multinodoze - Adenomi toksik i tireoidesë. kush jane format e hipertireozes,format hipertireoza,cilat jane format e hipertireozes

Çka është hipertireoza apo tireotoksikoza ?

Çka është hipertireoza apo tireotoksikoza ? Hipertireoza apo tireotoksikoza është gjendje e hiperfunksionit të tireoidesë e cila manifestohet me spektër të gjërë simptomesh. qka eshte hipertireoza,qka eshte tireotoksikoza,tireotoksikoza shqip,ceshte hipertireoza

Cilat janë shkaqet e gushës apo strumës ?

Shkaqet e gushës ( strumës) janë: 1. Mungesa e jodit , ku struma ( gusha) merr karakter endemik në disa vende. 2. Shtimi i kërkesës për hormonin e tireoidesë në pubertet apo në shtatëzani. 3. Struma ( gusha ) mund të lajmërohet rrallë edhe përkundër marrjes së majftueshme të jodit në organizëm për shkak të mos mundësisë së sintezës së hormonit në tireoide: defektet e lindura të biosintezës së hormonit tireoid, substancat strumogjene në ndonjëushqim ( rrepat e bardhë), barnat të cilat pengojnë prodhimin e hormonit (acidi p – aminosalicilik, fenilbutazoni, litiumi). kush jane shkaqet e gushes,gusha dhe shkaqet e saj,pse shfaqet gusha,struma,pse paraqitet gusha,faktoret e shfaqjes se gushes,gusha shqip

Çka është struma apo gusha e thjeshtë ?

Struma apo gusha e theshtë është rritje e gjëndrës tireoide e cila nuk shkakton simptome tjera përveq në rastin e komprimimit për shkak të rritjes së gjëndrës.  Kjo lloj strume ( gushe ) lajmërohet në mënyrë endemike apo sporadike .  Për shkak të pamundësisë që tireoidea të prodhojë sasinë e envojshme të hormonit aktiv rritet reaktibiliteti për HTS , dhe kemi paraqitjen e hiperaktivitetit funksional dhe hiperplazion . qka eshte struma,qka eshte gusha,qeshte gusha,me qka karakterizohet gusha,pse paraqitet 

Cilat janë karakteristikat e tumorëve malinj ?

Karakteristikat e tumorëve malinj janë: - rriten relativisht shpejt dhe nuk kanë kapsulë, - përhapen në strukturat për rreth dhe krijojnë metastaza, - mund të paraqiten metastazat pas heqjes së tumorit.   tumoret malinj karakteristikat e tyre,kush jane karakteristikat e tumoreve malinj

Cilat janë karakteristikat e tumoreve beninje ?

Karakteristikat e tumorëve beninj janë: - kanë rritje të ngadalshme dhe janë të kufizuar me kapsulë, - nuk përhapen në indin për rreth, por vetëm shtyjnë për anash, por nuk infiltrojnë, - nuk ka përhapje limfogjene dhe hematogjene, - mund të shkaktojnë simptome të caktuara si rezultat i madhësisë së tumorit ose shtypjes në indet për rreth, - nuk ka recidive pas heqjes së tumorit. tumoret beninje dhe karakteristikat,me qka karakterizohet tumoret beninje,tumori beninj karakteristikat e tyre,me qfare karakterizohen tumoret beninje,

Çfarë është abscesi ?

Çfarë është abscesi ?     Abscesi është inflamacion i qelbosur akut i lokalizuar, i cili mund të zhvillohet në indin nënlëkuror, por edhe në indet e thella dhe në organe të brendshme. qka eshte abscesi,absecet shqip,qka jane absceset,absces shqip,cfare eshte abscesi 

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more