Niacina ose acidi nikotinik ose vitamina B3 Niacina luan rol në procesin e frymemarrjes indore në metabolizmin e sheqerit dhe në procesin e tkurrjes muskulore (më e pranishme është në ato qeliza ku dhe metabolizmi është më intensiv). Acidi nikotinik gjendet në të gjitha produktet, por më të rëndësishme janë burimet natyrore si mëlçia , mishi dhe peshku (2.5 - 16 mg/l00 g), dhe në mënyrë të konsiderueshme, më varfer gjendet te mielli dhe perimet bishtajore (1,6 - 5,0 mg/100 g). Veçoritë e termolabilitetit dhe hidrosolubilitetit, çojnë në humbjen e saj gjatë përpunimit termik të prodhimeve (15-25%), por me kombinimin e duhur në racionin ditor me prodhime ushqimore shtazore (mish, mëlçi, vezë, qumësht) dhe bimore (perimet bishtajore, grurë dhe patate), nuk mund të vijë në manifestimin e mungesës së kësaj vitamine apo vitaminës B3 . Niacina, acidi nikotinik, vitamina b3 procesi i frymemarrjes indore metabo1izmi i sheqerit procesi i tkurrjes muskulore met
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,