Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Naim Frasheri

Naim Frashëri - Dëshira

Zot! Sot Jam, Kam, Shoh, Njoh, Rronj, Shkonj; Kam gas Dhe flas E them Të kem Ditë, Dritë, Jetë, Vetë, Ah, dua, Që thua, Të mos vdes, Po të mbes Përjetë Të ketë Shpirti im Pa mundim Shëndenë Të jenë Me mua Sa dua. Sonte jam gjall', E jam mirë, Po kam dhe mall E dëshirë, Zot i vërtetë I gjithësisë! Të rronj përjetë Ndaj njerëzisë! Ti ke në dorë, Çdo gjë që të duash; Nukë je i gjorë, Arrin që të thuash; Pa bëhenë gjithë ç'dua, Po të më dëgjosh mua, Le të bëhetë thua, Dhe gjithë janë bërë! Atë që thua ti vetë, Zot i math e i vërtetë! Ajo bënetë në jetë, Edhe mbaronet' e tërë! Ti epi jetë njerëzisë, Shto e beko dhe bagëtinë, Se ti je Zot' i gjithësisë, Në dorëz' e ke mirësinë Njerëzis' epi jetë të gjatë, Mundimet fare nga jeta ngreji, Djepinë shkret' e lugënë thatë Mos e shih kurrë, po mbushur leri. Fal Dhe ep Gjithë ç'ke Nga të mirat, E të pështirat Hidhi këtje, A vari më ndonjë grep, A mbuloji më ndonjë mal, E lërë vetëm mirësitë, Fal edhe dritë e je

Fjalët e qiririt

                                                              '' Fjalët e qiririt '' Poeti në këtë vjershë e krahason veten me një lajmëtar ditësh të lumtura , me një edukator e udhëheqës të popullit . Ai i kishte vënë vetes për detyrë të bëhet mësues dhe edukator i njerëzve nga çdo pikëpamje . Kjo shihet edhe nga kjo vjershë , që është nga të parat që e shkroi Naim Frashëri . Që në titull të kësaj vjershe kemi një figurë të bukur poetike që quhet simbol . Fjalët e qiriut janë fjalët e poetit dhe këto lihen të nënkuptohen.                              Autori : Dr. Agon Bislimi  Shih edhe: '' Naim Frashëri '' Fjalët e qiririt fjalet e qiriut, analize,koment,analiza, kritika letrare, komente per poezi, fjalet e qiririt

Poema Bukuria nga Naim Frashëri-koment,kritikë,analizë letrare

Shpreh bindjet folozofike-panteiste për bukurinë se ,,bukuria nuk është privilegj i femrës por i gjithë asaj që e përceptojmë në natyrë. Dashurisë tokësore të Naimit i mungojnë : partneriteti dhe reciprociteti. Për Naimin ka rëndësi vetëm objekti i dashurisë apo vendi ku do ta dredh dashurin , atij nuk i intereson se sa femra do tia kthej atë dashuri.,,Kënaqet vetëm duke parë por jo edhe duke shijuar‟‟. Për Naimin ka rëndësi , plaga , lektisja , viktimizimi sesa gëzimi,kënaqësia,lumturia që sjell dashuria e kontaktit.(këtu edhe shfaqet romanticiteti i tij). Ai ka dashuri platonike ngase dashnores nuk ia dimë emrin,kohën,vendin identitetin. Te e dashura e Naimit kemi mungesë të tipareve fiziologjike si , pamja e fytyrës,trupit , botës psikike , temperamentit , prirjeve , karakterit , emocionet , reflekset ngase e gjithë kjo ndodh sepse ai është vetëm vështruesi jashtëm i femrës.  Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare   Poema Bukuria nga

Poema- Bagëti e Bujqësi-analizë letrare apo kritikë letrare

Në këtë vepër romantikja paraqitet nëpëmjet proklamimit të natyrës shqiptare. Ka dy tema kryesore: 1) bagëtinë dhe 2)bujqësinë.  Bagëtia ka të bëjë me jetën baritore , paraqitet bukuria e tufës së dhenëve , baresha me llërët e përveshur , stopani , shtërpari , loja e shqerrave me mëmat e tyre që ka subjekt lirik në atë se paraqitet atdheu me bijtë e tij. Bujqësia ka të bëjë me bujkun , fushat pjellore , bimësinë , pemëtarinë , shpesërinë dhe që të dyja edhe bagëtija edhe bujqësia e plotësojnë kultin e natyrës që himnizohet si një ,,jetë ideale‟‟. Në pjesën e parë flet për migrimin e shqiptarëve në vendet e huaja(pët mërgimtarin) , për lypësin (gjendjen e vështirë ekonomike në Shqipëri). Në paralelizëm shtrohet edhe dashuria ndaj atdheut. Në pjesën e dytë flet për udhëtarin(këtu shfaq traditën shqiptare të mikëpritjes) që ka mbetur përjashta dhe për vajin e një nëne me të bijën që vajtojnë vajzën dhe motrën e vdekur(shfaqet tema e panteizmit). Naimi duke u nisur nga paradi

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more