Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Multimedia

iPhone 6 vjen në dy madhësi ekranesh

                      Apple pritet të lansojë iPhone-in e saj më të ri në muajin shtator, i cili do të ketë rezolucion dhe ekran më të madh, thotë raporti më i ri i publikuar sot. Sipas raportit, Apple ka vendosur që ta rris ekranin pasi që është raportuar se ka pësuar humbje në shitje në raport me rivalin e saj, Samsung. Pajisja më e re, e cila pritet të quhet iPhone 6, do të vijë në dy versione, me ekran 4.7- ose 5.5-inç, që të dyja këto madhësi më të mëdha sesa paneli aktual 4-inçësh, shkruan e përditshmja e besueshme “Nikkei”, pa cituar burime. Kompania Apple me bazë në SHBA, ekranet e reja me rezolucion më të lartë do t’i porosis nga gjiganti japonez i elektronikës, Sharp, “Japan Display” dhe nga “LG Display” e Koresë së Jugut. Kujtojmë se Apple kishte lansuar iPhone 5 shtatorin e 2012-ës ndërsa versionet më të reja gjatë vitit të kaluar. Burimi: publiku.net

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more