Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Molieri

Borgjezi fisnik - Molieri (Analiza)

  Shkruar nga: Agon Bislimi Borgjezi fisnik është një nga veprat më realiste e me permbajtje të thellë shoqërore . Molieri vazhdon traditat e komedisë popullore, por duke e ndryshuar në komedi balet, krijon ambientin për të goditur aristokracinë dhe për të vënë në lojë borgjezët mendjelehtë e hundëpërpjetë, që përpiqen të imitojnë në çdo gjë aristokracinë e oborrit mbretëror. Si personazh kryesor i kësaj komedie del një tregëtar i pasur, Zhurdeni , i cili është krejt i paditur, mëndjeshkurtër dhe ambicioz . Ai kërkon t’u përngjajë fisnikëve të mëdhenj, të lidhë krushqi me ta dhe, po pat mundësi, të fitojë edhe ndonjë titull fisnikërie. Për të përvetësuar shkëlqimin e jashtëm të zotërinjve, mënyrat, veshjet, mësimin e tyre, ai merr nga mësues privatë mësime muzike, skermi, vallëzimi, filozofie. Këta mësues që nuk dinë gjë të madhe, janë fodullë e qesharakë me rolin e tepruar, që u mveshin arteve të tyre (Asnjë shtet s’mund të ekzistoj pa muzikë — thotë p.sh. mësue

Koprraci - analiza

Shkruar nga: Agon Bislimi ,, Koprraci '' (1668). Molieri demaskon fuqinë shkatërruese të parasë, duke vënë në skenë një tip të zotëruar nga makutëria e të hollave, që arrin në shkallën sa të vë në rrezik lumturinë e mbarë familjes . Gjithë komedia vërtitet rreth personit të Harpagonit, mishërim i koprracisë . Ai arrin deri aty sa natën fshehurazi shkon e vjedh tërshërën në stallën e kuajve të tij. Harpagoni i pasur, neqez, fajdexhi, me gjithë se plak, kërkon të marrë për grua një vajzë të re, së cilës s’i dihet soji e fisi, Marianën, dhe ta martoj pa prikë të bijën, EIizën, me një zotëri të shkuar nga mosha. Po i biri Kleanti, që dashuron Marianën, merret vesh me Valerin, një djalosh që ka hyrë në shërbim të Harpagonit nga dashuria që ka për Elizën. Shërbëtori i Kleantit, Shigjeta, i vjedh Harpagonit arkën e florinjve dhe ia kthen vetëm me kusht, që të heqë dorë nga Mariana. Komedia mbaron me martesën e Marianës me Kleantin dhe të Elizës me Valer

Don Zhuani - Analiza

Shkruar nga: Agon Bislimi ,, Don Zhuani ” (1665). Molieri në këtë vepër demaskon fort e tallet keq me klasën e privilegjuar të fisnikëve , që gëzonte një fuqi të madhe politike dhe pengonte ngritjen e borgjezisë. Legjendën spanjolle mjaft të përhapur të Don Zhuanit , bandill e bukurosh, e përdori si një mjet të volitshëm për të arritur qëllimet e tija thjesht satirike , për të paraqitur trajtat negative të klasës fisnike : degjenerimin, parazitizmi   moskokëçarjen, egoizmin e pakufi etj. Kundra Don Zhuanit dhe veseve të tij prej aristokrati shfaqet edhe i ati, i cili thotë: Fisnikëria s’vlen asnjë pare, kur i mungojnë cilësitë morale... Unë e mbaj për më të Iartë   birin e hamallit, në qoftë se është i ndershëm, se sa tw birin e mbretit, po jetoi ky si ju”. Po aqë mprehët e po me atë forcë shprehet kundra edhe shërbëtori i Don Zhuanit, Sganareli, që thotë: ,,A mos vallë kujtoni ju që, vetëm sepse jeni aristokratë dhe mbani paruke të bardhë të përdredhur mirë

Biografia e Molierit ( 1622-1673)

   Biografia e Molierit ( 1622-1673) Emri i vërtetë i Molierit është Zhan Batist Pokëlen.  Është përfaqësuesi më i rëndësishëm i klasicizmit francez.  U lind në Paris në vitin 1622.  Me një trupë teatrore shëtit tërë Francën , ku njihet me jetën e popullit dhe maniret e provincës.  Ka shkruar një numër të madh të komedive,si: “ I sëmuri imagjinar”, “ Tartufi ”, “Mizantropi”,” Koprraci ”, “ Borgjezi fisnik ” etj. emri i vertete i molierit,emri i vertete i molerit,biografia e Molierit, Biografia e Molerit

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more