Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Mistere

E vërteta rreth universeve paralele

  Shumë libra dhe filma fanta-shkencor janë munduar të tregojnë konceptin e universeve paralele. Ideja prapa tyre fillon me fjalët: “Çka nëse...”. Çka nëse bota të cilën e njohim nuk është e vetmja që ekziston? Çka nëse ka universe të njëjta me universin tonë dhe që mund të ketë jetë? Çfarë nëse ata kanë një teknologji shumë më të avancuar se që mund ta imagjinojmë? Çka nëse ata tashmë e kanë gjetur planetin tonë? Koncepti bazik i universeve paralele vjen nga teoritë fizike që fizikanët janë përpjekur t’i shpjegojnë për disa dekada. Koncepti i një bote që qëndron sipër botës tonë ishte propozuar nga Neil Turok dhe Paul Steinhardt. Ideja është se ka mundësi që në botën tonë të ekzistojnë shumë dimensione, transmeton Gazeta Express. Brian Greene, një fizikan në Universitetin e Kolumbisë, i përshkruan universet paralele me këto fjalë: “Universi ynë është një nga pllakat potencialisht të shumta që lundrojnë në një hapësirë më të lartë dimensionale, ngjashëm si me një

E pabesueshme! Prifti zgjohet nga koma, shndërrohet në besimtar islam

Një prift 87 vjeçar nga Spanja jeton dhe predikon në ishullin Java më shumë se 43 vite. Flet rrjedhshëm në gjuhën Javanese dhe dialekte të grupeve të ndryshme etnike të ishullit. Po ashtu është figurë mjaft e njohur në mesin e grupeve religjioze në atë zonë. Ai kishte përjetuar atak në zemër dhe më shumë rrinte në shtëpi, por kjo nuk e pengoi t’u ndihmonte vullnetarëve për ta riparuar çatinë e kishës ku shërbente. Duke punuar ra nga lartësia, por ia arriti të rikuperohet nga koma, por tashmë si njeri i ndryshuar. “Plaku i cili i shpëtoi mrekullisht lëndimeve në shpinë, tani është në gjendje të ecë më shpejt”, ka pohuar fizeoterapeuti që është përkujdesur për shëndetin e tij në Qendrën Mjekësore në Jug të Xhakartës,  raporton Telegrafi.  “Është ky ndoshta plaku më i fortë 80 vjeçar që kam parë ndonjë herë. Siç ka rënë, do të duhej t’i thyente eshtrat e tij në copa”, ka theksuar Xhim Von Mej, që praktikon mjekësinë për më shumë se njëzet vite.

Shkencëtarët kanë dëshmi se jeta ekzistoi në Mars

Shkencëtarët amerikanë besojnë se kanë gjetur dëshmi se jeta dikur ekzistoi në planetin Mars. Pasi studiuan minerale të pazakonshme në Tokë, Dr. Steven Ruff dhe Dr. Jack Farmer, nga Universiteti Shtetëror i Arizonës, sugjerojnë se materialet e pazakonshme në sipërfaqen e Marsit mund të jenë krijuar nga mikrobet – një teori e cila, nëse është e vërtetë, do të jetë arritja më e madhe në historinë shkencore. Siç raporton Smithsonian, procesi filloi kur pajisja ‘Spirit’ e Nasa-s zbuloi disa materiale të pazakonshme në kraterin Gusev të Planetit të Kuq më 2009, transmeton Gazeta Express. Duke i ekzaminuar këto materiale nga afër, shkencëtarët gjetën se ato ishin të mbuluara me disa zgjatje në formë lulesh, për të cilat ata nuk ishin në gjendje të gjenin ndonjë shpjegim. Krateri Gusev është një zonë në Mars për të cilën shkencëtarët besojnë se ajo më herët ishte e

Skulptura greke me laptop në dorë?

  A ka mundësi që në lashtësi të ketë ekzistuar një teknologji e përparuar, e cila më pas sesi u zhduk disi, për t’u “zbuluar” më pas përsëri?  Sipas shumë analistëve, objekti i cili shihet në këtë skulpturë antike greke, nuk është asgjë tjetër, pos një laptop. Sido që të jetë, kjo pamje misterioze është një skulpturë e vjetër greke e një funerali, që daton rreth vitit 100 para erës së re, transmeton gazeta Kosova Sot Online. Aty shihet një vajzë e re duke mbajtur një objekt misterioz, i cili shikohet nga një grua më e vjetër, që qëndron para saj. Kjo skulpturë tani gjendet në Malibu të Kalifornisë. Kjo nuk është skulptura e vetme dhe artefakti i vetëm që na bën të mendojmë se, në lashtësi, mund të ketë ekzistuar një teknologji e përparuar. Vetë ekzistimi i strukturave masive, sikur që janë piramidat, mund të shpjegohet vetëm me ekzistimin e një teknologjie të përparuar.

11 liderët më të pamëshirshëm të të gjitha kohërave

Një fjalë e urtë thotë, “Heroi i njërit është tiran i tjetrit”. Por, përderisa ne mund të argumentojmë vlefshmërinë dhe virtytin e agjendave të caktuara politike, metodat e pashpirta me të cilat disa liderë i arrijnë qëllimet e tyre nuk ia vlejnë të interpretohen. Pas të gjithave, pa marrë parasysh se si një historian përpiqet ta tjerr atë, duke urdhëruar që të ndërtohet një kullë nga njerëzit e gjallë të grumbulluar dhe betonuar së bashku me tulla dhe llaç është mjaft brutale. Business Insider sjell një listë të liderëve më të pamëshirshëm të të gjitha kohërave, duke përfshirë burrat dhe gratë të cilët praktikuan taktikat e pamëshirshme për të arritur agjendat e tyre politike dhe ushtarake. Qin Shi Huang Sundoi në vitet 247 – 210 para Krishtit Qin, i quajtur edhe si Qin Shihuangdi, bashkoi Kinën në vitin 221 para Krishtit dhe është emëruar si perandori i parë i dinastisë Qin. Ai ishte i njohur si vrasës i dijetarëve, me idetë e të cilëve nuk pajto

Misteret që mbajnë peng zbërthimin e ëndrrave

Qysh në vitet 1950, kërkuesit shkencorë arritën të krijojnë ‘pyetësorin e ëndrrave tipike’, për të gjetur imazhe klasike që riktheheshin në ëndrrat e njerëzve në botë Të vraposh, vetëm të vraposh, sa më shumë të jetë e mundur! Përndjekësi të është vënë pas këmba-këmbës. Në çdo frymëmarrje që shtohet, ai afrohet dhe më shumë, ndërsa para tij ngrihet një zulm që gulçon si valë lumi. Qindra metra në thellësi. Ajo rrëzohet e bie në grackë, situata bëhet pa rrugëdalje – por ja … nuk vonon shumë dhe … brrr … bie zilja e zgjuesit automatik. Ishte vetëm një ëndërr e keqe. Edhe një herë, e njëjta histori. “Skenarët e përndjekjes janë të zakonshëm në ëndrrat me ankth. Qenë, njerëz, të shpërndarë e të çoroditur, ndjenja e një filmi horror që na thotë se aty ka diçka”, thotë dr. Walter Smith, kërkues shkencor rreth ëndrrave në Universitetin e Auckland-it, në Zelandën e Re. “M. Night Shyamalan, regjisori, ai e ka kuptuar më së miri këtë dhe nga këto elemente, ka ar

Hapja e Syrit të Tretë: Çfarë Illuminati nuk dëshiron që ju të dini

    Nga: Mystik Banana Ka një fuqi brenda jush që mund të ndryshojë mënyrën si ju shihni botën. Kjo është shqisa juaj e gjashtë; syri yt i tretë. Syri i tretë nuk është me të vërtetë një pjesë e trupit fizik. Kjo është pjesë e trupit të dytë i cili është trupi eterik (trupi delikat ose sharir sukshma). Trupi juaj eterik është një trup i cili është i ngjashëm me trupin tuaj fizik mbi të cilin ai është i mbivendosur, ai ka një vend përkatës në trupin fizik, por ai nuk është pjesë e tij. Kjo është arsyeja se pse fiziologjia nuk mund të besoj se ekziston një sy i tretë, ose asgjë si ai, sepse kafka juaj mund të analizohet, depërtohet, të shihet në rezet X, pasi që nuk ka entitet fizik që mund të thuhet se është syri i tretë, deri tani referencë më e afërt shkencërore që është zbuluar në trupin fizik është gjëndra pineale. Ky Sekret është diçka që shoqëritë sekrete dhe Illuminati e kanë ditur shumë shumë vite më parë. Syri i tretë është pjesë e trupit delikat, të

7 historitë më frikësuese por që janë të gjata vetëm 2 fjali

7 historitë më frikësuese por që janë të gjata vetëm 2 fjali 1) Endacaku Gruaja ime më zgjoi nga gjumi natën e kaluar për të më treguar se është një endacak në shtëpinë tonë. Ajo është mbytur nga një endacak 2 vjet më parë. 2) I çuditshmi Kur u zgjova në mëngjes e pashë në telefonin tim një foto ku shihesha unë duke fjetur. Unë jetoj vetëm! 3) I vdekur apo i gjallë? Unë nuk mund të lëviz, marrë frymë, flas apo dëgjoj dhe është errësirë gjatë gjithë kohës. Po ta dija se do të isha kaq i vetmuar, do kisha zgjedhur të digjesha e jo të varrosesha. 4) Gërvishtjet në derë Gjatë fëmijërisë sime kam pasur qen dhe mace, dhe isha mësuar me zërin e gërvishtjeve në derën time gjatë kohës kur unë flija. Por tani që jetoj vetëm është më shqetësuese. 5) Mos shiko poshtë krevatit Shkova në dhomë të djalit për të kontrolluar se a kishte fjetur, dhe ai papritmas më thotë “Babi,

7 misteret më të çuditshme që ndodhën në Shqipëri

Cërriku, 2 orë nën vëzhgimin e një disku në 1993-shin Banorë të qytetit të Cërrikut panë për rreth dy orë një objekt fluturues të rrallë, të cilin e identifikuan si UFO. Për 2 orë me radhë qyteti u përfshi nga paniku dhe kurioziteti. Një gazetë e kohës lajmëron se policisë asaj nate iu desh të qetësonte qytetarët, të cilët ishin habitur pas pamjes së objektit, që, sipas dëshmive ishte ndriçues dhe fluturonte. Gazeta raporton se objekti qëndroi në qiell nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në orën 22:00 dhe u largua vetëm pasi ishte parë nga dhjetëra dëshmitarë. Gazetat në atë kohë përmend një objekt të ngjashëm të parë në afërsi të kësaj zone në vitin 1963, por që atëherë debati ishte mbyllur me pohimin e përfaqësuesve të sistemit se bëhej fjalë për një avion të ri të hedhur në ajër nga Shqipëria. Disku fluturues në Roskovec Ka qenë viti 2006, kur banorët betoheshin se UFO-t kishin vizituar qytetin e tyre. Fillimisht u pa si një hipotezë, por pas shenjave që kishte lënë d

7 mistere e pazgjidhura nga shkenca

Pavarësisht evoluimit të shkencës, edhe sot ka gjëra të cilave nuk ju janë dhënë shpjegime nga ana e shkencëtarëve. Një ndër to është se për krijimin e një domateje duhen 30 mijë gjene, ndërsa njerëzit vetëm 20 mijë, kjo ende mbete një mister. Ja cilat janë 7 misteret që shkenca nuk u jep dot shpjegim: Pse duhen më shumë gjene për ta krijuar një domate sesa një njeri? Domatet kanë më shumë se 30,000 gjene, ndërsa njerëzit kanë mes 20,000 dhe 30,000. Kjo temë ka ekzistuar tash e sa vite dhe ndryshe njihet edhe si paradoksi C-value. Në vitin 2003, botanikët kishin vendosur ta quanin këtë ‘enigmë’ dhe asnjëherë nuk është dhënë një definicion i saktë rreth kësaj. Prandaj është e vërtetë që domatet janë shumë interesante. Pse më shumë njerëz shkruajnë me dorën e djathtë sesa të majtë? Statistikat tregojnë se 70-95% e njerëzve shkruajnë me të djathtën, dhe 5-30% të njerëzve shkruajnë me të majtën. Megjithatë, shkenca ende nuk ka mundur ta jap një definicion të qartë

Alienet na ndihmuan

  Partia Naziste ka zoteruar teknologji aliene.Ne nje pyll afer nje qyteti ne Gjermani u degjua nje shperthim 3 vjet para fillim te Luftes se Dyte Boterore. Banoret pane nje disk te madh fluturues.(fakt i vertete)Nazistet e moren diskun si dhe trupat qe gjendeshin brenda atij disku .Ata e perdoren teknologjine aliene dhe me arritjet e tyre te medha ne teknologji filluan luften.Por ata ishin shume prane tmerrit ,armes me vdekjeprurese ne histrori e cila do te bente te mundur qe ne sot te ishim te gjithe me shtetesi gjermane,Bomba Atomike.Shkenetaret gjermane arriten gjat nje eksperimenti te ndanin atomin e uraniumit dhe me pas i mbeti ne dore ekuacionit te Ajnshtajnit te bente te veten,E=mc2.Sado e vogel te ishte masa e shumezuar me shpejtesine e drites ne katror jepte nje energji mjaft te madhe.Por shkencetaret gjermane dezertuan .Ata ishin te frikesuar para kesaj arme vdekjeprurese. Por shkencetaret gjermane realizuan edhe nje zbulim tjeter.Nje objekt ne formen e nje

5 armët më shkatërruese të ushtrisë amerikane

  Ushtria e SHBA-ve ka pranuar se ka dizajnuar bombën e cila është 1.000 herë më e fuqishme se bomba që është hedhur në Nagasaki dhe atë bombë e quajnë „Fat Man“. Ushtria e Shteteve të bashkuara të Amerikës është një ndër fuqitë më të mëdha në botë, është superfuqi dhe për njeriun e thjeshtë mbase është vështirë të supozohet dhe të paramendohet se me çfarë armësh ata shërbehen në luftimet që i dëgjojmë çdo ditë. “Business Insider” sjell listën e armëve më efektive në arsenalin amerikan, ndërsa ju bëjmë me dije dhe ju zbulojmë edhe atë se cila armë është e para ndër ato pesë (5) armët më shkatërruese. 1. MOP bomba - Në vendin e parë me meritë është bomba masive penetruese, e rëndë kagti 14.000 kg. Në vete mund të posedojë 2.5 mijë kilogram material me cilësi të lartë shpërthyese. Kjo është bomba më e madhe e këtij lloji në botë dhe vetëm disa aeroplanë janë të aftësuar ta bartin këtë ngarkesë. Shkurtimisht e quajnë “MOP bomba” (Massive Ordnance Penetrator), dhe be

Sundimi sekret i koorporatave

Shtetet e Bashkuara dhe bota janë përfshirë në një debat të madh rreth marrëveshjeve të reja të tregtisë. Pakte të tilla quheshin dikur “marrëveshje të tregtisë së lirë”; në fakt, ato ishin marrëveshje tregtie të menaxhuara, të përshtatura sipas interesave të korporatave, kryesisht në SHBA dhe Bashkimin Europian. Sot, marrëveshjeve të tilla shpesh i referohen si ‘partneritete’, si në Partneritetin Trans-Paqësor (TPP). Por ato nuk janë partneritete të barabarta: SHBA-ja dikton kushtet. Fatmirësisht, ‘partnerët’ e Amerikës po bëhen më rezistentë. Nuk është e vështirë të kuptohet pse. Këto marrëveshje shkojnë përtej tregtisë, duke drejtuar investimet dhe pronën intelektuale po ashtu, duke imponuar ndryshime fundamentale në kornizat ligjore, gjyqësore dhe rregullatore të vendeve, pa të dhëna ose llogaridhënie përmes institucioneve demokratike. Ndoshta pjesa më e papëlqyeshme dhe më e pandershme e marrëveshjeve të tilla lidhet me shqetësimet e mbrojtjes së investitorit. sigur

Identifikohet ”zogu më i madh fluturues”

Janë gjetur mbetjet e zogut me të madh fluturues, zbulim ky që u publikua në revistën e Akademisë Kombëtare të Shkencave. Fosili i krijesës 25 milion-vjeçar u zbulua 30 vjet më parë në Karolinën e Jugut por deri vonë nuk është identifikuar se cfarë krijese ka qenë ai. Kjo krijese do te dukej si një pulëbardhë me madhësi në mes 6.1 dhe 7.4m. Daniel Ksepka kurator i shkencës në Muzeun Bruce tha se kafka e zogut është më e hollë. Thuhet nga shkencëtarët se ishte fundosur në fund të detit dhe pa u shkatërruar arriti të zbulohej. Kërkuesit besojnë se ky zog gjigant e tejkalon ate që mbante rekordin deri më tani, Argentavisn e mahnitshem-i cili u gjet në Ameriken Jugore me madhësi prej 5.7-6.1m, i cili kishe ekzistuar rreth 6 milion vite më parë. Shkencëtarët e kanë quajtur sandersi i ri gjigant Pelagornis dhe besojnë se ka ngjashmëri madhësinë si të albatrosëve mirëpo modelet teorike sugjerojnë se është e ndërlikuar që një zog me këtë madhësi të qëndrojë në ajër duk

Si filloi realisht shërbimi i inteligjencës në Izrael

  Një libër e shpjegon me hollësi: “Spiunë kundër Armagedonit: Në brendësi të luftërave të fshehta të Izraelit” Komuniteti i inteligjencës izraeliane lulëzoi nga një shërbim spiunazhi i quajtur Shai (një akronim për Sherut Yediot, fjalët hebraisht për “Shërbim Informacioni”). Ai qe dega e inteligjencës së Haganah, organizatës klandestine më të madhe të komunitetit hebre në Palestinë. Haganah dhe njësitë e ndryshme të saj, përfshi forcën goditëse, luftuan arabët palestinezë dhe britanikët deri sa këto të fundit u larguan më 14 maj të 1948. Atë 30 qershor, një gjysmë duzine burrash të veshur me uniformë ushtarake arritën në zyrën e Shai-t në Tel Aviv. Ky qe një grup unik, në një situatë unike. Në mes të luftës së parë të tij, ndërsa shtetet fqinje arabe kishin pushtuar Izraelin e sapolindur, ata luftonin me gjetjen e mënyrave për të plotësuar kërkesat e sigurisë dhe mbrojtjes të vendit, duke ndërtuar njëkohësisht një demokraci jetëgjatë. Burrat që u mblodhën në atë ditë

“Pilula magjike” që iu jepte nazistëve fuqi mbinjerëzore

  Invadimi i Gjermanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore shkaktoi drojë dhe frikësim të madh të Evropës para ushtarëve të Rajhut të tretë. Mirëpo, hulumtimet më të reja tregojnë se ushtarët gjermanë nuk janë inspiruar vetëm nga retorika e zjarrtë e Hitlerit, por përkushtimi i tyre në luftë ishte pjesërisht pasojë edhe e pilulave të quajtura “Pervitin”. Në etiketë të këtij ilaçi shkruante se mjeti shërben për rritjen e “gatishmërisë” dhe se duhet marrë në mënyrë që të “ruhet syçeltësia” sot kjo substancë njihet si metamfetamin apo met i kristaltë.Në periudhën e viteve 1939-1945 janë shpërndarë rreth 200 milionë pilula të tilla, të cilat ushtarët i quanin “çokollata tanke”. Shtypi anglez në atë kohë raportonte se se ushtarët gjermanë marrin “pilula magjike” Është e njohur që e edhe vet Hitleri merrte dozë të kësaj droge por në mënyrë intravenoze. Gjendja reale ishte shumë më e keqe – ushtarët vuanin nga varësia e madhe. Ndonëse pilulat iu lejonin të jenë të qëndrueshë

10 profecitë e pazbuluara të së ardhmes

    Doni të dini më shumë për të ardhmen e planetit Tokë. Ja 10 profecitë e dhëna për vitet që na presin 1. Profecia e Alois Irlmaier Irlmaier ishte një njeri i thjeshtë gjerman në vitet 1950 që parashikoi Luftën e Tretë Botërore. Kështu e përshkruan ai: “Gjithçka thërret ‘Paqe’. Shalom! Pastaj do të ndodhë që lufta do të mbijë në Lindjen e Mesme – Forca të mëdha detare do të përballën armiqësisht në Mesdhe – Gjendja do të jetë e tensionuar. Por zjarri në të vërtetë do të bjerë në Ballkan: ‘Shoh të bjerë një i Madh, dhe përkrah tij një shpatë e përgjakur. Pastaj impakti merr dhënë…Dy njerëz vrasin një njeri me pozitë. Ata janë paguar nga të tjerë njerëz. Një prej tyre është një zezak trupvogël, tjetri pak më i gjatë dhe me flokë ngjyrë të hapur. Mendoj se do të ndodhë në Ballkan, por nuk e them dot me saktësi….Menjëherë hakmarrja do të vije nga përtej detit. Dragoi i verdhë do të pushtojnë Alaskën dhe Kanadanë në të njëjtën kohe. Por ai nuk vjen nga larg. Me pas d

Magjia, frika më e madhe e njerëzimit, sekretet e saj

  I pari që futi termin “magjistar” në fjalorin e Greqisë ishte Euriditi, i cili e përdori këtë fjalë për të treguar një prift të Persisë Antike. Që nga shekulli VI p.e.s. termi “mageia” përdorej për të përkufizuar praktika ose rituale të trashëguara nga Persia. Pikërisht, kultura helene shkriu elementet magjike me ato astrologjike e alkimike, për t i dhënë shkas lindjes së shumë spekulimeve në shekujt që do të pasonin. Magjia është dukuri e cila e tejkalon horizontin e dijenisë së shoqërisë në të cilën shumica e njerëzve jeton. Magjistari përdor aftësitë e tij për qëllime të mira ose jo, për këtë arsye ka dy magji, e bardhë dhe e zezë. Shkenca e magjisë vepron përmes simboleve, qofshin këto fjalë, mendime, figura, gjeste, kërcime apo tinguj. Teknikat e magjisë mund të ndahen në 4 kategori: Magjia omeopatike, e cila kryhet nëpërmjet përdorimit të imazheve ose objekteve të ndryshme si personifikim i personit, mbi të cilin do të bjerë magjia (afërsisht siç ndodh në

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more