Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Migjeni

Studenti në shtëpi - Analiza

Studenti në shtëpi   - Migjeni Ky tregim ka për temë jetën e një familjeje borgjeze krahinore.  Personazhi kryesor Nushi, një mjek i ri, kur ishte student në një nga vendet e Evropës, ishte betuar se do të jepte një kontribut për veprime ideale.  Por, kur kthehet në shtëpi ndeshet me zakonet patrialkale, si qëndrimi ndaj femrës etj.  Të gjitha këto, i riu i kupton se e pengojnë përparimin e shoqërisë.  I vetmi kontribut që e dha djali ishte për ndalimin e martesës e së motrës me një burrë të pasur, të kaluar në moshë, të shëmtuar.  Duke mos pasur fuqi kundër zakoneve prapanike, intelektuali borgjez, nis e harron parimet e përparimit e të kulturës, për të cilat ëndërronte kur ishte student.  Ai heq dorë nga dëshira për të kontribuar në zhvillimin e shoqërisë.  Ky është «Falimentimi dogmatik-shpirtnuer», si shprehet autori.  Motra e Nushit, Ageja, morri një rrugë të papëlqyer, jo sepse ishte e degjeneruar, po sepse e shtyu rrethi familjar.  Familja pa

Poema e mjerimit

 '' Poema e mjerimit '' Shkruar nga: Dr. Agon Bislimi Në veprën poema e mjerimit Migjeni duke përshkruar mjerimin në të gjitha mënyrat dhe format e tij të errëta, demaskon shkaktarët. Ai në këtë vepër trajton një temë aktuale për kohën kur jetonte dhe vepronte. Mjerimi atij ia rëndon zemrën dhe e revolton. Sipas tij, shkaku i mjerimit ishte rendi i atëhershëm shoqëror. Pra, gjithçka e errët, që ka të bëjë me mjerimin në jetën e masave, burimin e shkakun e ka te rendi në fuqi. Duhet të përmbyset ai rend, që të zhduket edhe mjerimi . Në këtë vepër pra përshkruan mjerimin dhe në mënyrë revoltuese ngrihet kundër hipokrizisë(dyftyrësisë) dhe gënjeshtrës fetare të asaj kohe me një ironi të fortë dhe therrëse. Koha e Migjenit ishte shumë e rëndë dhe e vështirë. Mjerimi në kohën e tij ishte shtrirë në të gjitha anët. '' Migjeni '' me anën e kësaj vepre e zbulon mjerimin në çdo skaj të jetës dhe

Luli i vocërr -Migjeni

Luli i vocërr -Migjeni Askush s’e njef Lulin. As shokët e tij, që për para tij lozin, nuk e njofin. Ma mirë me thanë se e njofin, por ata lozin për hesap të vet e Luli i shikon për hesap të vet. Sot gjithkush ka punët dhe telashet e veta, ashtu edhe fëmijët, ashtu edhe Luli. -More Lul! Shumë herët ke fillue me shikue punën tande. Kur Luli hyn n’oborr të shkollës , buza i qeshet nga pak, por askujt as një fjalë s’i thotë. Ecën ngadalë, tue shikue djathtas e majtas, por gjithnjë tue ecë, deri sa të mrrijë në cak të vet. Aty te dera e rruginës shkollore shumë i pëlqen te qëndrojë. Aty asht caku i tij, i prarume me rrezet e ngrofta të diellit në këto ditët e vjeshtës. Mbshtetet Luli për mur, grushtat e vegjël i shtije ndër xhepa, hundën picrrake të kuqun nga i ftohti i mëngjezit ja sjell diellit dhe...shikon. Gjaja që ma tepër ja tërhjek vrejtën janë çizmet, që i kanë të veshun disa shokë të tij. Sa të bukura janë! Si shkëlqejnë! — mendon Luli dhe pa dashje i shkojnë

Migjeni flet - poezi nga Xhevahir Spahiu

Migjeni flet - poezi nga Xhevahir Spahiu Nuk është sëmundja që ma bren mushkërinë; as brengë e dashurisë. As dhe fati. Jo, mos ma shkulni heshtën që në brinjë ma nguli koha me sa fuqi që pati. Ndodh që poetit zemra t‘i përgjaket nga një trishtim i vogël, nga një fjalë; po mua sot tullumbat e vocërrakve kanë hapur gojën dhe po më hanë të gjallë. Një plumb i verdhë tejpërtej më mori: ah, s‘ishte plumb! Ishte një kokërr misri; nga thesi i grisur i ra një malësori dhe era s‘di në ç‘barqe e gremisi. Nga ky mjerim dhe gurët do të qanin, s‘mund të mos çahej zemra si me plor, këndoni për mustaqet e sovranit, poetë të oborrit mbretëror. Kur gishti nis t‘i hakërrohet zotit më lind një shpresë… Dridhuni, tiranë! Ma shkulni, shokë, atë shigjetë prej gjoksit me të u bini atyre që më ranë! poezi per migjenin, Xhevahir Spahiu, Migjeni poezi, poezi shqipe, poezia shqipe

Një natë pa gjumë - Migjeni

Një natë pa gjumë - Migjeni Pak dritë ! Pak dritë! Pak dritë, o shok, o vëlla. të lutem pak dritë në kët natë kur shpirti vuen, kur të dhemb e s’di ç’të dhemb, e syni gjum nuk ka, urren, nuk din ç’urren, don e s’din se ç’don. Pak dritë! O burrë! O hero! Nga do që të jeshë!... burrë që shkatërron edhe që ndërton sërish! pak dritë vetëm, të lutem mëshirë të kesh se do të çmendem në këtë natë pa gjumë dhe pa pishë. Oh! Ta kishe pishën të madhe edhe të ndezun! me flakën e pishës në qiellin e kësaj nate ta shkruejshe kushtrimin... Ehu Burrë i tretun! do ta shifsha vallen tande në maje të një shpate. Por pishë nuk kam e vëtëm janë burrat, shokët... dergjem n’errësinë pa gjumë dhe pa dritë... askush s’më ndigjon, çirrem kot më kot... hesht more, hesht! Por qindro o shpirt. Gjeli këndon dhe thotë se asht afër drita gjel rren a s’rren? Cila asht fjala jote? kur ti këndon thonë se asht afër drita... por un s’besoj sonte në fjalët e ksaj bote. Hiqmuni qafet! Mendime, o ja

Biografia e Migjenit

Biografia e Migjenit Millosh Gjergj Nikolla – ky eshte emri i tij i vertete, se Migjeni , i perbere nga bashkimi i rrokjeve fillestare te tre e mrave te tij, eshte pseudonimi ose emri tij i pendes. Ai lindi me 13 Tetor 1911, ne Shkoder, ne mehallen e Fretënve, ne ate shtepi perballe kishes se tyre, e cila u prish me 1940, qe te zgjerohej rruga dhe sheshi perpara kishes se Françeskaneve. Sipas librit te shtepise, ne te cilin jane shenuar ngjarjet kryesore te te gjithe familjareve (lindje, vdekje , martesa ), data 30 Shtator 1911 eshte shenuar si datelindja e poetit , por kjo eshte sipas stilit te vjeter kalendarik, dhe e ndryshuan meqenese edhe datevdekja e tij eshte sipas stilit te ri. I gjyshi Nikolla Dibrani – quhej me kete mbiemer gjenerik, se familja e kishte origjinen nga Dibra e Madhe, nga fshatrat ortodokse shqiptare te Rekës (po nga krahina ku ka lindur edhe poeti patrioti shqiptar Josif Jovan Bagëri) – qe shperngulur nga mezi i shekullit te 19-te. Kemi plo

Poema e Mjerimit - Migjeni

Poema e Mjerimit Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi , kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi kur shef ftyra të zbeta edhe sy të jeshilta që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin të tanë jetën e vet derisa të vdesin. E mbi ta n'ajri, si në qesëndi, therin qiellën kryqat e minaret e ngurta, profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti. Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme; asht e neveritshme, e keqe, e turpshme; balli që e ka, syt që e shprehin, buzët që më kot mundohen ta mshefin janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes, të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës mbi të cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm me bark shekulluer , gjithmon i pangishëm. Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele, zhele fund e majë, flamujt e një shprese të shkyme dhe të coptuem me të dalun bese. Mjerimi tërbohet në dashuni epshore. Nëpër skaje t&

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more