Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Mbreti

Mbreti dhe bujku

Një mbret kishte dalë për të shëtitur dhe pa një bujk që po lavronte tokën. Ai vërejti se bujku ishte i gëzuar dhe i lumtur. Ai pyeti bujkun dhe i tha: -O ti njeri, po të shoh, se je i gëzuar me punën tënde në këtë tokë, a është kjo toka jote?- Bujku iu përgjigj: -Jo, o zotëria im, unë këtu punoj me para.- Mbreti i tha: -Sa merr për punën që bën? -Katër para për çdo ditë.- Mbreti e pyeti përsëri: -A të mjaftojne ty këto para? -Po, më mjaftojne dhe më teprojnë. Një pare e shpenzoj për nevojat e mia, me një paguaj borxhin, një tjetër e jap hua, dhe një e harxhoj në rrugë të Allahut.- Mbreti i tha: -Kjo është një enigëm, që unë nuk e kuptoj?!... -Bujku i thotë: -Ta shpjegoj unë, o zotëria im: Paranë që e shfrytëzoj për nevojat e mia, kjo është paraja me të cilën jetoj unë dhe bashkëshortja ime, ndërsa paraja me të cilën paguaj borxhin është ajo para që e jap për babën dhe nënën time. Ata më kanë edukuar dhe janë kujdesur për mua sa kam qenë i vogël, ndërsa ata tashti janë të sht

Fabula - Bretkosat kërkojnë mbret

                          Bretkosat kërkojnë mbret    Bretkosat e kënetës jetonin në një rrëmujë të plotë dhe vendosën të kërkonin një mbret.Një trung i madh ra  në mes të kënetës dhe u shpall mbret.Ishte aq i madh dhe aq i rëndë saqë bretkosat trembeshin çdo cast se ai mund t’i plagoste të gjitha nën vete.Më mirë të qëndronin pa mbret.Trungu mbret e la kurorën dhe fronin e tij mbretëror.Kaluan ca kohë dhe në pellgun e bretkosave filloi përsëri rrëmuja.Nuk mund të bënin pa mbret.Erdhi një gjarpër dhe u bë mbret dhe bretkosat u tmerruan.Nuk e donin për mbret.E la dhe gjarpri mbret kurorën dhe fronin e tij.Përsëri në kënetë plasi rrëmuja.Kërkuan përsëri një mbret.Erdhi një lejlek me këmbë të gjata që sapo dëgjonte ndonjë kuitje nxitonte atje dhe e kapte bretkosën me skepin e tij të frikshëm.Bretkosat nuk guxonin më të nxirrnin kokën nga këneta. fabula per bretkoca, fabule per bretkose, fabula per bretkoca, fabule per bretkoce, fabula per zhaba,fabule per zhabat, bretkosat, br

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more