Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Legjenda

Legjenda Rozafa

Rozafa është një gojëdhënë ( legjendë ) e përcjellë brez pas brezi.  Në këtë legjendë flitet për tre vëllezër që donin ta ndërtonin një kala. Ata e ndërtonin ditën, por natën shembej.  Një ditë kaloi një plak dhe u tha se ai dinte mënyrën se si të mos rrënohej kështjella. Ai u tha që kur të vinte njëra nuse t'u binte ushqimin ta muronin të gjallë në muret e kështjellës, por nuk duhet t'u tregonin grave për këtë gjë. Vëllai i madh e shkeli besën, edhe i mesmi, por i vogli jo.  Vjehrra nuk dinte gjë dhe u tha t'ua dërgonin ushqimin burrave. Nusja e madhe dhe e mesmja e dinin që do t'i muronin, andaj gjetën justifikime që të mos shkonin.  E vogla pranoi të shkonte, e puthi djalin në ballë dhe faqe e u nis. Kur arriti, vëllezërit i treguan se ç'ju kishte thënë plaku. Nusja e vogël pranoi, por me kusht që gjysmën e trupit t'ia linin jashtë, në mënyrë që me sy ta shihte të birin, me dorë ta ledhatonte, me këmbë t'ia përkundte djepin dhe me gji

Legjenda - Besa e Konstandinit

Legjenda -  Besa e Konstandinit Ish një herë e një mot një mëmë shumë e mirë e kish dymbëdhjetë bij të hijshëm. Të trembëdhjetën kish një bijë të bukur mbi të gjitha shoqet, që i thoshin Doruntinë. Vasha u rrit e u bë për t’u martuar. Mirëpo nga bujarët e atij vendi asnjë nuk e gëzoi. Të gjithë e dëshironin, askush s’guxonte ta zërë nuse, sepse nuk e ndiente veten të zotin ta merrte për shoqe. Atëhere na vjen një trim i largët: i mirë, i hijshëm, i fisëm dhe nis dërgon shkesë dallëndyshen që ta kërkojë Doruntinën nuse. E ëma dhe të njëmbë - dhjetë vëllezërit e mëdhenj nuk donin t’ja jepnin, sepse trimi, ndonëse i mirë, ishte nga një vend shumë i largët. Vetëm i vogli, Konstandini, donte. - T’ja japim, zonja mëmë, - thosh ai, - se trimi është i mirë. Më ka hyrë në zemër. - Konstandin, biri im, ç’po më thua ti kështu? – ia kthente e ëma. – Aqë larg do ti që të ma shpiesh Doruntinën time? Se, në e daça për gëzim, për gëzim nuk do ta kem; se, në e daça për helm, për helm n

Miti dhe Legjenda

Miti Miti është lloj i veçantë i krijmtarisë gojore popullore – rrëfim (rrëfenjë) që bën fjalë për qenie të mbinatyrshme për heronj legjendarë, për ngjarje edhe dukuri të çuditshme ku pasqyrohen parafytyrimet e përpjekjet e njërëzve primitivë për të shpjeguar prejardhjen e jetës dhe dukuritë e ndryshme natyrore.Në mite gjejmë edhe figura perëndish për heronj legjendarë e personalitetesh historike. Legjenda   Legjenda është një kallëzim popullor që bën fjalë për një dukuri, ngjarje ose personazh historik që mund të ketë bazë të vërtetë, por duke kaluar gojë më gojë është bashkuar me elemente fantastike. miti dhe legjenda, qka eshte miti, qka eshte legjenda, mitet dhe legjenda, meso miti, meso qfar eshte miti, meso qfare eshte legjenda, mit, qka eshte mit, qka eshte legjend

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more