Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Kriminalistika

Racia

Racia kryhet përmes mbylljes së të gjitha hyrje daljeve në një vend të caktuar nga ana e punëtorëve operativ të policisë, me qëllim të heqjes së lirisë të personave dhe kategorive të njerëzve të caktuar.   eng/en: curfew

Qitja me puthitje

Qitja me puthitje është lloj i qitjes gjatë të cilës, gryka e tytës së armës së zjarrit në momentin e qitjes, është e puthitur me sipërfaqën e objektit në të cilin shtihet.   eng/en: contiguous shot

Qeni elektronik

Qeni elektronik është një aparat elektronik, tek i cili aktivizohet mekanizmi sinjalizues përmes regjistrimit të lëvizjeve të cilit do trup në shpejtësi më të madhe se 10 cm/sek, në largësi prej 5 metrave.   eng/en: electronic dog

Çka janë përgojimet ?

Përgojimet; të përfolurit publik paraqesin përhapjen e lajmeve për ndonjë person si kryerës të veprës penale, duke mos e ditur se janë të vërteta apo jo dhe se kush i ka përfolur ato (lajme).   eng/en: vilification; public gossip

Pyetjet plotësisht disjunktive

Pyetjet plotësisht disjunktive janë pyetje të cilat nuk japin mundësi tjetër (personit i cili mirret në pyetje) për përgjegjje përveç të përgjëgjjes me "po" apo "jo".   eng/en: completely leading questions

Prita

Prita është shpërndarja e fshehtë e punëtorëve operativ të policisë, në vendin e caktuar ku do të kalojë kryerësi i veprës penale, me qëllim të heqjës së tij nga liria në mënyrë të befasishme.   eng/en: ambush

Portreti verbal

Portreti verbal përshkrimi i pamjes së jashtme të kokës së njeriut (trupit) në nbazë të sistemit shkencor të caktuar paraprakisht më qëllim të identifikimit të tij.   eng/en: verbal portrait

Çka është pirromani ?

 Çka është pirromani ? Pirromani është personi i cili ndien kënaqësi shpirtërore dhe erotike me shkaktimin (ndezjen) e zjarrit.   eng/en: pyromaniac ceshte pirromani,cka eshte pirromani,cfare eshte pirromani,pirromani shqip,cka quajme pirroman,cfare quajme pirroman,pirromani shqip,ceshte piromani,cka eshte piromani

Çka është Pedoskopia ?

Pedoskopia është metodë për regjistrimin dhe identifikimin e përsonave në bazë të gjurmëve të vijave papilare (shenjave) që gjenden në shputat e këmbëve të njeriut.   eng/en: pedoscopy ceshte pedoskopia,cfare eshte pedoskopia,pedoskopia shqip,cka quajme pedoskopi,cfare eshte pedoskopia

Parimi i diskrecionit

Parimi i diskrecionit është parim i punës së kriminalistit, sipas të cilit për masat operativo taktike që janë planifikuar për tu ndërmarrë nga ana e organit procedues, në një rast konkret kriminalistik, duhet kenë dijeni vetëm punëtorët kompetent të organit procedues.   eng/en: principle of confidentiality

Parada e identifikimit

Parada e identifikimit është metodë për regjistrimin e përsonave, e cila konsiston në vrojtimin dhe njohjen e drejtëpërdrejt të kriminelëve- recidivistëve të radhitur, nga ana e nëpunësve policor me përvojë.   eng/en: identity parade

Çka është odorologjia kriminalistike ?

Odorologjia kriminalistike është shkenca e cila studion erërat me qëllim të zbulimit dhe identifikimit të personave në bazë të individualitetit të erës së tyre.   eng/en: criminalistic odorology ceshte odorologjia krimininalistike,cka eshte odorologjia kriminalistike

Ndotja e ambientit jetësor

Ndotja e ambientit jetësor është ndryshimi kualitativ dhe kuantitativ i veçorive fizike, kimike dhe biologjike të komponentave kryesore (ajrit, tokës, ujit, ushqimit) të ambientit jetësor, që sjell deri te çrregullimi i ligjëshmërive të ekosistemit.   eng/en: environment pollution

Mikrogjurmët

Mikrogjurmët janë formime tërësore lëndore pak të dukshme ose të padukshme me sy të lirë të njeriut të lëndëve të ndryshme, si dhe shenjat e veprimit fizik që kanë rëndësi për sqarimin e rrethanave dhe zgjidhjen e çështjes penale.   eng/en: trace evidence

Mikrofotografia

Mikrofotografia është lloj i fotografisë me ndihmën e të cilës në negativin e saj, fitohet(shfaqet) zmadhimi (rritja) shumë i madh i detajeve dhe gjurmëve më të imëta të fotografuara.   eng/en: microphotography

Makrofotografia

Makrofotografia është lloj i fotografisë me ndihmën e të cilës në negativin e saj fitohen (paraqiten) detajet dhe gjurmët e imëta në përmasa të mëdha   eng/en: macrophotography

Kriminaliteti ekologjik

Kriminaliteti ekologjik nënkupton të gjitha veprimet e drejtuara në rrezikimin dhe dëmtimin e ambientit jetësor, të cilat janë të inkriminuara si vepra penale në dispozitat penalo-juridike të vendit të caktuar.   eng/en: ecological criminality

Kriminalistika represive

Kriminalistika represive është kriminalistika e cila përsos metodat dhe mjetet ekzistuese dhe zbulon metoda të reja për zbulimin, hetimin dhe ndriçimin e veprave penale.   eng/en: repressive criminalistics

Kriminalistika preventive

Kriminalistika preventive është kriminalistika e cila përsosë metodat dhe mjetet ekzistuese dhe zbulon metoda të reja për parandalimin e kriminalitetit.   eng/en: preventive criminalistics

Kriminalisti

Kriminalisti është personi me aftësi të caktuara profesionale i cili e zbaton kriminalistikën për parandalimin, zbulimin dhe ndriçimin e kriminalitetit, si p.sh. punëtori i policisë, hetuesi, prokurori, eksperti.   eng/en: criminalistic expert

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more