Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Komente

Shkrimtarët janë sikurse bletat

Shkrimtarët janë sikurse bletat. Ata gjithkah të ecin mbledhin nektarin dhe polenin e luleve dhe pastaj japin mjaltë. Në shtratin e kësaj metafore, lulet janë njerëzit, kurse nektari dhe poleni janë sjelljet e tyre. Ndërsa mjalti paraqet shkrimet e tyre! Burimi: Iljasa Salihu  

Nuk ishte vetëm, por ndihej i vetmuar

Nuk ishte vetëm, por ndihej i vetmuar. Kohë më parë, njerëzit i shikonte vetëm si interes material, ndërsa në kohën kur njerëzit kishin filluar ta shihnin me të njëjtën dioptri, atëherë kishte kuptuar se sa i vetmuar gjendej në atë mjedis përplot njerëz! Burimi: Iljasa Salihu  

Dikur ishim në barkun e nënës. Një ditë do të jemi në...

Dikur ishim në barkun e nënës. Një ditë do të jemi në barkun e tokës. Ashtu siç kohë më parë e braktisëm barkun e nënës, ngjashëm një ditë do ta braktisim edhe barkun e tokës. Si janë të lidhura sendet, lehtë mund të kuptohen, mjafton vetëm pak ta shpërpushim prushin në mendje! Burimi: Iljasa Salihu  

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more