Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Koha

Koha po ngadalësohet – dhe të gjithë po e shohim

  Një prej problemeve të kahershëm të fizikës ka qenë ekzistenca e energjisë së errët. Ne mund të shohim efektet e saj, por nuk e kemi idenë se çfarë është. Një ekip profesorësh nga universiteti i Bilbaos dhe ai i Salamankës në Spanjë kanë thënë se të gjithë përpjekjet tona për të gjetur dhe përcaktuar energjinë e errët kanë qenë të kota, thjeshtë sepse nuk ekziston një gjë e tillë. Ata thonë se të gjithë efektet e energjisë së errët mund të shpjegohen prej idesë alternative, se ajo që po shohim në të vërtetë është koha që ngadalësohet, deri kur të ndalet në vend. Marrim fenomenin astronomik të zhvendosjes së kuqe. Kur shohim yje që kanë një gjatësi vale drite që është e kuqe, ne e dimë se po përshpejtohen. Grupi i profesorëve spanjollë tani po shpjegojnë fenomenin e përshpejtimit të universit, si rezultat jo i pranisë së energjisë së errët, por thjeshtë si një iluzion të krijuar nga ngadalësimi i kohës. Dritës i duhet një sasi e madhe kohe për

Koha vrapon vjershë(poezi) nga Xhevahir Spahiu

Koha vrapon  vjershë(poezi) nga Xhevahir Spahiu Mëngjes . Mesditë. Mbrëmja tretet... Nga kalendari fleta ra Shkoi dhe një ditë; unë pyes vetveten: “Ditës ç’i dhe e çfarë të dha?”   Një ditë shkon, pas saj vjen tjetra, Ti mbjell një pemë, një gur ti vë Nga guri, ja, u ngrit ndërtesa, Dhe pema pyll i madh u bë!   Koha vrapon. Vrapon si lumë; Nga kalendari fleta ra. Vetvetes pyetjen i bëj unë: “Ditës ç’i dhe e çfarë të dha?” koha vrapon poezi, poezi per kohen, vjersha per kohen, vjershe per kohen, vjersha koha,Vjersha nga Xhevahir Spahiu, vjershe Xhevahir Spahiu,koha poezi, vargje per kohen, vargje te bukura per kohen, vjersha per femije koha, 

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more