Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Këshilla

Në momentet e....

Kushdo që i mer këto gjashtë këshilla....

Ali ibn Ebi Talib (radijAllahu anhu) ka thene: Kushdo që i mer këto gjashtë këshilla, do të hyjë në xhennet dhe do të shpëton nga xhehennemi: 1. Ai që e njeh Allahun dhe i bindet Atij. 2. Ai që e njeh iblisin (lenetallahualejh) dhe nuk i bindet atij. 3. Ai që e njeh të vërteten dhe e pason atë. 4. Ai që e njeh gënjeshtrën dhe nuk e pason atë. 5. Ai që e njeh dunjanë dhe nga ajo tërhiqet. 6.Ai që e njeh xhennetin dhe e kërkon atë. (Bustanul-Vi-izin, 1/9)

Gëzoje fëmijën

Bëje zakon që fëmija yt kur arrin ndonjë sukses ta shpërblesh me diçka. Nëse mëson leximin e Kuranit, apo e përfundon atë, merr sukses të mirë në shkollë, etj. Kjo ndikon shumë pozitivisht dhe flet më tepër se mijëra fjalë. Ashtu si gëzohesh ti, gëzohet edhe ai...     Lulzim Susuri

Si të ruhet dashuria e zjarrtë në martesë?

1. Dhuroi gruas lule e cila do ta tregojë tërë madhështinë e dashurisë; 2. Gëzoje atë, duke i dërguar asaj nganjëherë kafjallin (mëngjesin) në shtrat; 3. Mos i harro ditët e rëndësishme nga jeta jote; 4. Thirre shpesh në telefon nga puna dhe tregoi se sa mendon për të dhe se sa i mungon; 5. Shko me të në piknik gjatë vikendit; 6. Shëtitu me të në kohën e lindjes dhe perëndimit të diellit; 7. Foli asaj për ëndërrat dhe idetë e tua, edhe ajo le të marrë pjesë në planifikime; 8. Përpiqu më shpesh ta gëzosh me ndonjë parfum ose me ndonjë dhuratë të ngjashme; 9. Shpesh thuaji se krenohesh me të dhe se mahnitesh; 10. Puthe kur të nisesh prej banesës dhe kur të kthehesh. Marrë nga libri: ''Çfarë keni dashur të dini e që nuk keni mundur të pyesni për jetën bashkëshortore në Islam.'' Me autorët: Shejh Nasiruddin Albani, Istanbuli dhe Vedad Lut.

Vetvrasja

Vetvrasja Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut xhele shanuhu. Salavatet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin salallahu alejhi ue selem, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë muslimanët që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Shumë njerëz janë duke bërë një mëkat shumë të madh për shkaqe të ndryshme; ata janë duke e vrarë veten e tyre disa për shkaqe të dashurisë, disa për shkaqe të mungesës së ushqimit, kurse disa të tjerë janë duke vrarë veten e tyre për të shpëtuar nga borxhet në të cilat janë zhytur. Të gjithë këta dhe të tjerët e vrasin veten duke menduar se kjo është zgjidhja e vetme për ta, kurse Allahu i Lartësuar e ka ndaluar vrasjen e vetvetes dhe për ata që e bëjnë një gjë të tillë ka përgatitur një dënim të dhimbshëm. Allahu i Madhëruar thotë: “…dhe mos mbytni veten tuaj. Vërtet, Allahu është i mëshirueshëm për ju. Kush bën këtë (që ndaloi Zoti) qëllimisht dhe tejkalon kufijtë, Ne do ta hedhim atë në një zj

Katër gjëra e forcojnë intelektin

Imam Shafi'u, Allahu e mëshiroftë: "Katër gjëra e forcojnë intelektin:Të shmangurit e të folurit të tepërt, përdorimi i misvakut, të ulurit (qëndrimi) me njerëz të devotshëm dhe të ulurit (qëndrimi) me dijetarët." (el-adab esh-sher'ije 3/30)

O bij të popullit tim !

Avni Tafili O bij të popullit tim ! Mbahuni fort për fjalën e bukur, mos e kundërshtoni pse ajo epshit e lakmisë suaj s’i përgjigjet! Se kjo ju bën që nesër fort veten edhe veten tuaj ta urreni. Mos e injoroni argumentin, kur qartësisht para se të zemrës e mendjes ju shfaqet! Nëse me gjuhë të vrazhdët ju flasin, mëshirojeni e durojeni; ajo gjuhë o prapa saj ka një zemër të thyer e të rënduar, o dinjitet të nëpërkëmbur, o ndërgjegje të pagdhendur! Ndihmojeni. Mos përfitoni zemra për t’i nënshtruar, por për t’i çliruar! Jemi të gjithë në një rrugë, ajo është rruga e jetës! Një zanafillë. Një fillim! E s’jetoi kush përjetësisht në këtë jetë, as me vete nuk mori. Gjithçka pas vetes braktisi, përveç njeriut që gjurmë të bukura la! Këto i mbetën. Për këto gjurmë përpiquni! Forcat tuaja mos i vdisni në gjëra që s’ju sjellin dobi duke i shkapërderdhur, mbani ato, shfrytëzojini për dobinë tuaj, të familjes suaj, të shoqërisë suaj! Jini të dhembshëm ndaj të tjer

Mbaje veten, kur ka lëkundje!

Avni Tafili Mbaje veten, kur ka lëkundje! Këtu dëshmohet qëndrueshmëria jote. Ata që mbahen e qëndrojnë, do të arrijnë. Do t'ia dalin mbanë! Të kapurit fort për qëllimin e jetës. Edhe kur të tjerët dalldisen, tronditen, tremben, ti vazhdoje ecjen tënde me qëndrueshmëri duke e shtuar qëndrueshmërinë! Jepja gjërave të drejtat e tyre. Le të jesh shembulli i tyre në ecje të qëndrueshme. Arriji gjërat, duke i bërë mirë vetes e familjes, e mbarë shoqërisë. Po, me qëndrueshmëri!

Dy këshilla...

Dy këshilla... Dy këshilla të cilat nuk dëshirova ti ruaj për vete, sepse vetja ime nuk është e përhershme. Këshilla e pare: mos lejo që dita të kalojë pa e bërë këtë lutje: " اللهم اني اعوذ بك من الهم والحزن والعجز والكسل والبخل والجبن وغلبة الدين وقهر الرجال " “O Allah! Kërkoj strehim te Ti nga brenga, mërzia, paaftësia, dembelia, koprracia, frika, të më mundin borxhet dhe të mposhtem prej burrave”. Kjo lutje, me lejen e Allahut Fisnik, Syri i të cilit aspak nuk flen, të mbron nga çdo të cilën nuk e duron shpirti yt. Këshilla e dytë: kur të ndiesh paaftësi, dështim, se je i pavlerë para ndonjë krijese, kur gabon ndaj ndonjërit që e respekton dhe në një çast nuk ke në dorë asgjë që mund të bësh dhe ndjenë paaftësi të plotë në të gjitha rastet dhe situatat, ajo që duhet ta bësh është kjo: 1. Mërzinë dhe dëshpërimin tënd luftoje me istigfar, i cili sigurisht se e sjell rrugëdaljen, duke thënë: استغفر الله العظيم الذي لا اله الا هو الحي القيوم وأتوب اليه Kërkoj falje

Mos qaj!

Mos qaj, nëse sprovohesh me sëmundje, se çdo minutë nga i cili vuan është pastrim mëkatesh. Mos qaj, nëse të largohen shokët më të ngushtë dhe nuk të tregojnë arsyjen; ai është që të ka humbur ty, e jo ti atë. Mos qaj, nëse zbulon se njeriu më i afërt i yti është armiku më i madh, por falënderoje Allahun që nuk ke jetuar gjithë jetën i pavëmendshëm. Mos qaj, nëse të bënë padrejtësi ai që ti i ke bërë mirë, ti nuk je i pari që i’u është bërë padrejtësi; le të bëhet padrejtësi ty, dhe ti mos u bën i padrejtë asnjëherë. Mos qaj, për të dashurin që ka ikur dhe ka lënë prapa thyerje, patjetër do të ekzistoj dikush që do t’i grumbulloj ato copa nga dashuria e kaluar. Kështu është jeta e përbërë prej dashurisë, lotëve, ndarjes dhe tradhëtisë. Të përpiqemi me gjithë atë forcë që kemi të përmbahemi dhe të bëhemi të durueshem. Jeta është më e bukur se sa ta kalojmë atë duke qajtur me lotë. Përktheu: Valdet Kamberi

Si te mjekohemi per lythat qe na dalin ne duar, ne kembe?

  Per kete lloj shqetesimi, aplikoni nje shtrese te holle limoni ne pjesen ku te dhemb lythi(kalloja), fiksojeni me nje leukoplast dhe lereni ashtu per nje nate. Perserisni kete metode disa nete, derisa lythi te bjere. Burimi:Mjekesia Islame

A e din se cili është bashkëshorti i drejtë ?

Ai është njeriu i cili do të të zgjedhë ty për shkak të asaj që je ne shpirt, e jo për arsye të xhinseve të ngushta ose fustanit të shkurtë. Ai është njeriu i cili do të çmojë hixhabin tënd, edhe para se të të sheh ty me flokët e bukura, veshjet tërheqëse dhe të grimosur. Ai është njeriu i cili do të ulë shikimin e tij, në mënyrë që t'i të bëhesh gruaja e vetme që ai sheh. Ai është njeriu i cili të ka zgjedhur ty që të bëhesh dhurata e tij prej Allahut, për luftimin e joshjeve të grave të tjera. Ai është njeriu i cili e ka ruajtur zemrën e tij për ty, vetëm për ty, në mënyrë që t'i të mund të jetosh me të në paqe. Ai është njeriu, dashuria e të cilit do të të bëjë ty më të fortë. Ai është një dhuratë për ty, nga Allahu subhanehu ue teala, inshAllah. Përktheu: Jetmir Jakupi

O burra, nëse vërtetë e doni një grua

O burra, nëse vërtetë e doni një grua: - Martone atë. - Keni mëshirë ndaj saj. - Mbrojeni atë. - Duajeni atë. - Vlerësojeni atë. - Thuani faleminderit, për veprimet dhe mundin e saj. - Këshillone atë, por me butësi. - Mundohoni për të që të jetë në rrugën e Allahut, subhanehu ue teala. - Përmirësoi gabimet e saj. - Bëhu i durueshëm me të. - Pranoji dhe duaji mangësitë e saja. - Kështuqë bëhu imami më i mirë për të. ''Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.'' (Err-Rrum, 21).

5 hadithe - 5 këshilla

5 hadithe - 5 këshilla

Cilët janë dobitë e bisedës me fëmijën tënd?

1) Me anë të bisedës fëmija shpejt e mëson të folurit dhe shqiptimin. 2) Fëmija mëson metodologjinë e mendimit dhe logjikimit, biseda poashtu i ndihmon në rradhitjen e mendimeve dhe në shprehjen e mendimit. 3) Fëmija mëson t’i kuptojë qëllimet e bashkëbiseduesit dhe në këtë mënyrë ushtron në praktikë mënyrën se si bisedohet. 4) Fëmija nëpërmjet bisedës krijon personalitetin e vet dhe bëhet më kreativ. 5) Fëmija pushon psiqikisht gjatë bisedës dhe kjo nevojë për pushim psiqik është ndoshta nga mungesa e mundësisë për të shprehur atë çka e mundon. 6) Me anë të bisedës fëmija e then barierën e frikës dhe përtesës dhe në këtë mënyrë ka mundësi që kë krijon marrdhënie të reja shoqërore. 7) Me anë të bisedës krijohet lidhja mes prindit dhe fëmijës. 8) Me anë të bisedës, fëmija mësohet se si t’i zgjedh problemet e tija. Autor: Khalid bin Su’ud el Hulejbi Përktheu: Enis Arifi

Disa këshilla nga Haqif Ibrahim

Modestin e shfaqë vetëm ai që është i famshëm. Mendjemadhësinë e shfaqë vetëm ai që është i pa vlerë. Intelekti nuk matet në bazë të moshës. Sa të vegjël ka që janë të aftë(mendjemprehtë). Sa të moshuar ka që nuk janë të aftë. Bëhu sikur shiu,kudo që të bie bënë dobi. ------------------------------ Përshtati:Haqif Ibrahim

Atyre që ankohen, u them:

Avni Tafili Atyre që ankohen, u them: Ju s'jeni duke zgjidhur gjë, ju jeni duke ndërlikuar, duke rënduar. Andaj, nëse vërtet ia doni të mirën vetes, mbylleni gojën, hapini sytë! Le të hapet zemra e mendja. Kështu veprojnë njerëzit që synojnë zgjidhje. Ashtu përparuan, përparojnë e do të përparojnë.

Këshillë për tubimet

Ne tubime mos kritiko me emra ata që nuk janë prezent Ndoshta të pranishmit i kanë të afërt e ti nuk e di Kështu i vendos në pozitë të palakmueshme ose mund të kundervihen nëse janë të gutshëm.  Lulzim Susuri    

Si të përdorni vajin e ullirit në fytyrë

Vaji i ullirit është një nga vajrat më të shëndetshëm për trupin tuaj me të cilin duhet të gatuani. Por ai nuk është i efektshem vetëm për organizmin tonë, që para shumë kohësh është vënë re një përdorim i madhë në krijimin e produkteve kozmetike. Ky vaj rrallë-herë mund të shkaktojë reaksion mbi lëkurë. Së pari; Lyeni fytyren me vaj. Mjafton të merrni pak lëng molle, pak ujë dhe pak vaj. Këto përbërës do të krijojnë një krem zbutës gjatë natës. Së dyti; lani fytyren me ujë, pastaj fshijeni. Lyeni sërish fytyren me vaj e lini 2 minuta dhe më pas merrni pak sheqer dhe vendoseni në fytyrë të cilen e keni të lyer me vaj. Masazhoni butësisht lëkuren. Ky trajtim do të ndihmojë në parandalimin e shfaqjes së rrudhave. Së treti; lyeni buzët me vaj ullirit, sidomos në stinen e dimrit për të evituar plasaritjen e tyre. Së katerti; lyeni një top me pambuk në vaj ulliri dhe me atë heqni make up-in. Kjo mënyrë do të heqë edhe rimelin që mund të jetë kundra ujit. Burimi:

Një thënie-këshillë për edukimin e fëmijës

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more