Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Jakov Xoxa

Lumi i vdekur nga Jakov Xoxa

Lexo një analizë më të mirë kliko mbi  Lumi i vdekur Jeta e vështirë e fshatit të Myzeqesë gjatë viteve 1938 - 1939 Fati i tri familjeve: - Familja Shpiragu e dëbuar nga beu i vendit; - Familja Tafilaj, kosovarë të dëbuar nga pushtuesi serb; - Familja e Koz Dynjasë, vendase nga fshati Trokth.   Linjat paralele: - Vështirësitë e jetës e mbijetesës së fshatarëve përballë bejlerëve e tregtarëve; - Dashuria e Vitës me Adilin (një bashkim simbolik).   Zhvillimi i ngjarjeve: - Dëbimi nga toka e vet e familjes së Shpiragajve; - Vendosja e tyre në Trokth; - Marrëveshja e Pilo Shpiragut me tregtarët e Fierit; - Shpërthimi i lumit; - Zhgënjimi i Pilo Shpiragut nga tregtarët; - Marrëveshja e tij me beun; - Arratisja e Adilit me Vitën. Personazhet kryesore: - Pilo Shpiragu e Koz Dynjaja, që tipizojnë figurën e fshatarit shqiptar mes dilemave të kohës. - Sylejman Tafili tipizon figurën e kosovarit të ikur nga serbët, por dhe të zhgë

Jakov Xoxa (1923- 1979)-Biografia

Jakov Xoxa (1923- 1979)-Biografia Jakov Xoxa në letërsinë shqipe është i njohur si romancier, novelist dhe tregimtar.  Lindi në Fier ku mbaroi shkollën fillore, ndërsa të mesmen e kreu në Korçë.  Pasi përfundoi studimet e larta për letërsi, një kohë punoi si gazetar dhe më vonë si profesor i letërsisë në shkollën e lartë.  Nga viti 1965, Jakov Xoxa filloi të merret kryesisht me krijimtari letrare.  Në fillim shkroi skica, reportazhe dhe tregime, të cilat janë pëmbledhur në “Novela” 1 dhe 2.  Në letërsinë shqipe u bë i njohur me romanet: “ Lumi i vdekur ”, “ Juga e bardhë ” dhe “ Lulja e kripës ”.   Është marrë edhe me stilistikë dhe teori të letërsisë.

Lumi i vdekur i Jakov Xoxes

Koha , atë mëngjes , aty qante, aty qeshte. Karvani dy qerresh i të zbuarve posa kishte lënë pas mullirin e beut, kodrën e Shkozës dhe kishte hyrë në Fier. Qerret ndaluan përpara urës së gurtë e të ngushtë të Gjanikës dhe po pritshin të kalonte përtej vargu i gjatë i grave. Me kanistrat bosh në duar, po me gojën plot llafe, ato kthehesin nga kisha e Shën-Gjergjit për në shtëpi. Shiu sa kishte pushuar, megjithatë, nga ijet e teruara të buajve, nga halat e gjata të qepallave të tyre, nga lelet e shkurtëra, nga veshët llapushë të qenit që kishte zënë vend atje poshtë qerres, rrëshqisnin rrëke të holla uji që vinin e binin mbi llucën e rrugës. Rrogozet prej kashte frytje, që mbulonin qerret dhe ruanin robt e plaçkat nga kullimi i reve, si kishin pirë e ishin fryrë tërë rrugës me shi, të ngopur, po villnin tani ujët e tepërt. Lart, në qiell, nga një dritare e madhe hapur përmes reve, dielli po vërviste mbi qytet tufën e rrezeve të tija, që ngjanin me vandakë zhukash

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more