Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Irfan Salihu

ME RËNDËSI !!

ME RËNDËSI !! I lajmerojme te gjithe vellezerit dhe motrat tona, se hoxha i nderuar Irfan Salihu, ne faqen e Facebook-ut nuk ka profil tjeter perveq ketij ketu https://www.facebook.com/Hoxha.Irfan.Salihu . Koheve te fundit jane hapur shume faqe te reja me emrin e hoxhes te nderuar,prandaj u themi atyre qe i kane hapur ato, qe te kene frike Allahun dhe te mos identifikohen me emrin e hoxhes. Hoxha jone, nuk ka asnje profil privat me emer tij.Hapja e ketyre faqeve e dijme qe ne shumicen e rasteve eshte per qellime te mira,por disa i shohim qe bejne edhe shfrytezimin e emrit te hoxhes tone te nderuar per te promovu faqet apo idete e tyre. Hapja e ketyre faqeve,bene qe shume prej njerezve qe kane halle dhe deshirojne te pyesin hoxhen tone te nderuar,i parashtrojne pyetjet e tyre,ne keto faqe te rrejshme, te cilet kinse folin ne emer te fese, keqperdorin emrat e hoxhallareve tone. Ketyre u themi - KENI FRIKE ALLAHUN dhe mos keqperdorni emrat e te tjereve, e sidomos hoxh

Një detal nga biografia e hoxhë Irfan Salihut

Para se të bëhem hoxhë, unë isha arëpunues - filigrani, Kjo zeje nga e cila perfitova shumë; -Për të arritë mjeshtërin e zanatit duhet mund, kohë dhe përkushtim. Njejtë është edhe me diturinë dhe çështjet fetare. -Mesova se kujdesi dhe preciziteti që kisha në zanat është shumë i rendësishëm edhe në fe, ashtu kanë nevojë për kujdes disa çështje fetare dhe ç'do detal të vendoset në vendin e vet. -Mësova respektin ndaj më të vjetërit dhe ustallarëve ashtu siç duhet respektuar sod ulematë nga cilët vazhdimisht përfitojmë, dhe se me buzëqeshje e përfiton ç'do myshreri. -Po edhe aty ku nuk shkonte puna me pincetë përdorja edhe çekanin. Irfan Salihu Burimi: Valdet Kamberi

SUNNET I HARRUAR NE BAJRAM ...

Transmeton Ibn Maxhe ne sunenin e tij nga Ebu Seid el Huderi se " Pejgamberi alejhi selam nuk ka fale asgje para bajramit, por kur kthehej ne shtepi ( nga xhamija ) i falte dy rekate ." Ibn Haxheri ne Fethul Bari tha se vargu i transmetuesve eshte i mire hasen. Hakimi tha se eshte sahih dhe se ky eshte nje sunnet madheshtor. Busajriu ne Zevaid tha se eshte hadith Hasen. Ibn el Mulekkan tha se zingjiri i transmetuesve eshte i mire. El Munaui ne Sher te Xhamius Sagir tha se eshte i mire - hasen. Shejh Albani poashtu tha se eshte hadith hasen sahih. Duke e pare kete hadith, themi se duhet ta ngjallim kete sunnet ne shtepijat tona.Mos t'i harrojme keto dy rekate pas namazit Bajramit. Allahu na e mundesofte gjithmone te jemi ringjalles te mesimeve te Pejgamberit tone te dashur Muhamedit alejhi selam. ME FAT JU QOFTE FITER BAJRAMI ! Burimi: Të përfitojmë nga H. Irfan Salihu  

A NA DONE RAMAZANI ... ?!!

( Shaka per relaks ) E kishin pyetur njehere nje hoxhe, - " Hoxhe i nderuar, ne shume e dojme dhe po gezohemi kur po vjen Ramazani, por athua Ramazani na done ne ?!" Hoxha u thote : " Shume ju done Ramazani, ne ate mos keni dyshim." - Ata i thone: " Po ku e dine se Ramazani na done ?!" Hoxha u pergjigjet : " Po te mos na kishte dashte, nuk do te na vinte cdo vite nga dhjete dite me heret !!" Ky muaj i bekuar gati se na shkoj,lume per ata qe e agjeruan dhe e shfrytezuan me adhurime te shumta, e mjere per ata qe ju iku kjo begati e madhe. E lusim Allahun te na i kete pranuar adhurimet dhe lutjet tona, me shprese se edhe Ramazanin tjeter do te takohemi me kete mysafir te madhe. Burimi: Të përfitojmë nga H. Irfan Salihu      

RAMAZANI PO NA SHKON ...

Si të mos ndjehemi të mërzitur, kur po largohet nga mesi jonë një mysafir i madhë i cili erdhë me plote te mira...Çdo nate lironte njerez nga zjarri i xhehennemit... Regjistronte emrat e njerezve qe do te thirren nga dera e xhennetit...E kishte nje nate qe eshte me e mire se 1000 muaj - nata e Kadrit... 1000 muaj jane diku rreth 83.3 vite. Nese i kthejme ne dite keta muaj atehere bejne diku rreth 29.500 dite !! Keto dite nese i shendrrojme ne ore atehere bejne rreth 708.000 ore ose rreth 42.480.000 minuta !! Nese themi se nata zgjate diku rreth 7- 8 ore atehere themi se nje ore ne naten e kadrit eshte me e vlefshme se 11.3 vjet, e nje minute me e mire se 72 dite jashta ramazanit !! Subhanallah ! Sa mysafir te mire kishim ne mesin tone e nuk ja dinim vleren sa duhet. Sa shpejte kaluan ditet dhe netet e bukura te Ramazanit. Keshtu edhe jeta po ma kalon e nuk jemi te vetedijshem,subhanallah,Allahu na falte. Thote Allahu teala: " Çdo gjë që është në Tokë është e kalueshme (

Hutbe e rendesishme per nje nga kushtet e islamit - Zekatin.(ZEKATI - IRFAN SALIHU)

ZEKATI - IRFAN SALIHU Hutbe e rendesishme per nje nga kushtet e islamit - Zekatin. Degjoje me vemendje dhe perfito!

Cilat janë dobitë e lëmoshës?

VLERA E SADAKAS - IRFAN SALIHU Cilat janë dobitë e lëmoshës? Cfare jane dobite e lemoshes ne kete dhe boten tjeter...?

Hoxha i nderuar Irfan Salihu...

"Hoxha i nderuar Irfan Salihu është një hoxhë që nuk del nga prizmat e Kur'anit dhe Sunetit, le t'çohet krrejt dyjaja n'këmbë... me moral nuk ka shaka!" Hoxhë Shefqet Krasniqi (Radio kosova e Lirë)

Irfan Salihu - Biografia

Hoxha Irfan Salihu aktualisht jeton dhe vepron në qytetin e Prizrenit, si Imam në xhaminë Suzi Zerrini dhe njihet për ligjeratat e tij në tribunat e ndryshme, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Hoxhë Irfan Salihu u lind më 1971 në qytetin e Prizrenit, ku edhe me sukses e përfundoi shkollimin fillore. Më pas i vazhdoi studimet në medresenë e mesme Alauddin në kryeqytet. Pas përfundimit të medresesë , hoxha jonë i vazhdoi studimet në qytetin e Medines. Mirëpo, për shkak të disa rrethanave familjare, u detyrua ti braktisë ato përkohësisht për tju rikthyer librave sërish pas një viti e gjys më, por kësaj radhe në shtetin e Jordanisë. Këtu, hoxha Irfan Salihu e përfundoi fakultetin e Sheriatit në degën fikh-usul, në vitin 1999. Njëherit gjatë periudhës së studimeve, hoxha e pati fatin që ti bashkohet karavanit të gjatë të nxënësve të dijetarit të mirënjohur shqiptarë Muhamed Nasirudin Albani, Zoti e pastë mëshiruar. Hoxha Irfan Salihu aktualisht jeton dhe ve

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more