Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Iljasa Salihu

Ti - Poezi nga Iljasa Salihu

Ti që nuk ke vlerë, më bën pikë e vrer, Ti që nuk ke nder, je një trëndafil pa erë, Ti që gënjen, mos harro se veten e rrenë, Ti që grindesh lehtë, je një mendjelehtë, Ti që nuk lexon, vetëm grerëza të pickon, Ti që nuk ushtron, sëmundja të përdhunon, Ti që hidhërohesh, patjetër se do të rrëzohesh, Ti që nuk beson, injorancë dëshmon, Ti që vjedh, dukesh si gjedh, Ti që nuk turpërohesh, nesër do të frikohesh, Ti që nuk ke moral, ke një zemër moçal, Ti që je koprrac, do të vdesësh si vocërrak, Ti që nuk ke besë, je sikurse familja pikë e pesë, Ti që më pushton, mos më thuaj se nuk më poshtëron, Ti që dehësh, edhe prej qenit mund të lëpihesh, Ti që tradhton, mos harro se veten e mashtron, Ti që nuk punon, mos prit se livadhi të mugullon, Ti që nuk këshillon, edhe bubullima të qorton. Iljasa Salihu

Sa lehtë e sa vështirë

Sa lehtë është të prishesh me një njeri dhe sa të vështira do të jenë pasojat nga kjo prishje. Ndërsa sa vështirë është të mos prishesh me një njeri me ca vese dhe sa të lehta do të jenë ditët vijuese të shoqëruara me këshilla të buta me këtë njeri tashmë të përmirësuar. Ngjashëm është me shtëpinë. Lehtë mund ta rrënosh, por ditët vijuese do të jenë të vështira pa shtëpi. Kurse me vështirësi mund ta ndërtosh një shtëpi, por pas këtij ndërtimi ditët do të jenë shumë më të mira. Ndaj, të mundohemi për mbajtjen e shoqërisë, qoftë edhe nëse mbajtja e lidhjeve shoqërore kërkon mundim, por nesër do ta keni shoqërinë si kulm mbi kokë, ku në stinën e dimrit do të mbroheni prej borës, në vjeshtë dhe në pranverë prej shiut dhe në verë prej rrezeve përvëluese të diellit! Shkruar nga : Iljasa Salihu

Nuk jemi në Zvicër, kishte thënë ajo që një herë në vit shkilte qytetin

Një fëmijë e hedh mbeturinën në rrugë. Sakaq, këtë veprim tejet të pahijshëm e sheh një djalë i edukuar. E këshillon me butësi që mbeturinën ta merr në dorë dhe ta hedh në shportë, që ishte nja dhjetë metra larg. Fëmija i habitur vetëm e shikon dhe nuk bëzanë fare. Papritmas, nëna e atij fëmijës, që këshilluesi nuk e kishte parë dot, shfaqet dhe i thotë këtij, - s’ka nevojë që fëmija im ta merr mbeturinë n për t’ia gjetur vendin e duhur, ai, mos harro se nuk jemi në Zvicër, qe përgjigja e nënës. Këshilluesi ishte shtangur, nuk dinte çfarë të thoshte tutje, kur ajo që është përgjegjëse për edukim ishte e pa edukuar. Me vete kishte menduar, - nëse nuk jemi në Zvicër, vallë a nuk duhet të synojmë që një ditë edhe vendin tonë ta bëjmë Zvicër! (Tregimi mbështetet në ngjarje të vërtetë) Burimi: Iljasa Salihu

Vlera e vesit

Vlerës i kishte humbur tharmi, ndërsa tharmit emri Fjala vlerë ishte bërë metaforë me vlerë Ajo përdorej si fjalë gjithkah, sidomos si fjalëkalim Ajo nderohej shumë, thuajse përmes saj nderonin vlerat Shoqëria u godit në palcë, ndonëse shihje njerëz pakurrizor Tregtia dhe ryshfeti ishin bërë mish e asht Nuk shkohej me prodhim, thuajse prej saj shihnin vetëm plogështim Nuk kishin llogari për të punuar Dale ore, ata kishin llogari t’i llogaritnin pallogaritë Arat ishin mbushur me ferra e me drizë Kokat djerrinë akuzonin të tjerët për këtë katandisje Sa bukuri e shëmtuar kjo, apo jo ose ajo po Sikur edhe varfërinë t’ia cilësonin të tjerëve Paj, le të vuajnë të tjerët, përse ne qyqet të vuajmë Pa, pa, pa, shkrimtari lavdërohej se ishte fotografuar Jo me këdo e dosido Me një këngëtar që shpërndante gjithandej degjenerim Gazetari dridhej përpara politikanit Dridhej i gjori me fajin e këtij të dytit Trimërohej hajduti dhe turpërohej i drejti Të paktën të mos gënjente, t’

Nuk jam poet - Poezi nga Iljasa Salihu

Nuk jam poet, as babëzi Nuk dua të vë këtu barazi Mos mu turrni me xhelozi Nuk e dua, por as nuk urrej qenin e zi Qen ky që nuk e kupton fjalën smirëzi Jo pse s’mund të shkruaj poezi Po, nuk dua ta bëj zi e më zi Jo pse i urrej poezitë Porse më mundojnë marrëzitë Jo se dua t’i them të marr poetëve Jo, jo, marrëzi është të jesh mbret i mbretërve Duke qenë se nuk je as oborrtar i mbretit Jam si ai vrapuesi pas autobusit Paj, si t’i themi këtij, mbret i atletit apo atlet i mbretit? Iljasa SALIHU, 05.02.2014, Shkup Burimi: Iljasa Salihu

Së fundmi jam duke e lexuar librin....

Së fundmi jam duke e lexuar librin "Edukimi i fëmijëve në Islam" të autorit Abdullah Nasih Ulvan. Ky libër i ka 834 faqe, por është aq tërheqës, sa nuk të mërzit dhe honeps fare shumësia e faqeve. Unë fillova ta lexoj këtë libër, ngase shoh se edukimi i fëmijëve vërtet është një sfidë në vete, edhe pse edukimi i tyre fillon 20 vjet para lindjes së tyre. Ajo që hasa në këtë libër, është fakti se unë fillova ta lexoj që të jem më i armatosur ndaj pëllumbave të mi, porse me çilt ërsinë më të madhe, nuk më vjen fare turp t'ju tregoj se shumë gjëra jam duke i mësuar që përkojnë me edukimin tim, punëve të mia dhe synimet e mia jo vetëm ato që ndërlidhen me fëmijët. Nga kjo kuptova se janë disa gjëra të përgjithshme, të vlefshme për çdo moshë dhe për çdo kohë. Unë kisha porositur që çdo besimtar, ka apo nuk ka fëmijë, ta lexon këtë libër, sepse njëmend më është dukur si një universitet i tërë! Burimi: Iljasa Salihu

Atdheu në mërgim dhe Mërgimja në atdhe

Djali i tij Atdheu kishte vite që jetonte në mërgim. Prindërit e regjur prej diellit që nuk ngrohte njësoj për të gjithë, jetonin në atdhe së bashku me vajzën e tyre të vogël Mërgimen! Atëkohë prindërit kishin menduar se Atdheu dhe Mërgimja do të jetonin dhe punonin së bashku në dheun e babës, duke ia kujtuar njëkohësisht pleksjen e ditënatës shqiptare përmes emërtimeve të këtilla! Burimi: Iljasa Salihu

Ata rishkuan në mërgim, por mbresat u rrënjëzuan në dheun tonë

Ata rishkuan në mërgim, por mbresat u rrënjëzuan në dheun tonë Ata erdhën. Na gëzuan. U mishëruan me gjendjen tonë. Na kuptuan e nuk na qortuan për asgjë. Kaluam shumë mirë. U lumturuam, ashtu siç ngazëllehet rrënja e shkulur në rast takimi me dheun. Biseduam e debatuam. U pajtuam e nuk u pajtuam ndonjëherë në mendime, megjithëkëtë, mbretëronte gjatë tërë kohës hareja, humori, gurra e të qeshurave e rrebeshi i këshillave. Sikur i thamë njëri-tjetrit, ah sa mirë qenka të jetohet në dheun e babës dhe atë të nënës, por ja që valët e jetës me lejen e Zotit, deshën që dikush atje të jeton e dikush këtu të rron për të mbijetuar më shumë. Mirupafshim vëlla, mbesa të bukura e shëmbëllyese të dashurisë familjare dhe kunatë bamirëse, ju falënderojmë për çdo gjë, Zoti ju gëzoftë në këtë botë të përkohshme dhe në atë të përjetshme! Burimi: Iljasa Salihu

Sikur të mos i kisha festat e mia...

Sikur të mos i kisha festat e mia, natyrisht se do ta festoja Vitin e Ri! Edhe pse Viti i Ri është një kompromis ndërmjet katolikëve dhe ortodoksëve, kurse të gjithë të tjerët që e festojnë këtë festë, të paktën le ta dinë se janë duke e festuar një kompromis të atyre që u ndanë, një pikëtakim të krishterizmit të degëzuar. Më mjaftojnë dy bajramet që vijnë pas një flijimi e lodhjeje dhe si shqiptar më mjafton 28 nëntori, ku të paktën do t'i kujtoj më hollësisht padrejtësitë ndaj popullit tim që rrodhën prej atyre që sot patjetër se duhet t'i shikojmë si miq, edhe pse e kaluara flet pak më ndryshe! Iljasa Salihu

Mos e kërkoni vizën përmes njeriut, por njeriun përmes ndershmërisë!

Disa vajza që kanë vizë, së fundmi fatkeqësisht shihen se janë në krizë, edhe pse dikur lloji i këtyre vajzave shihej si shpëtuese prej krizave, natyrisht jo vetëm prej atyre financiare. Sot, nëse dikush këto vajza i kërkon, më shumë lihet përshtypja se viza po kërkohet përmes kërkesës së nuses dhe jo nusja si njeri me njerëzi fillimisht. Unë pajtohem me shqetësimin e këtyre vajzave, të cilët duan të duhen e dashurohen jo pse kanë vizë, por pse kanë diçka tjetër shumë me vlerë, që as nuk vëhet në krahasim me të pasurit vizë, porse unë jam vigjilent se këto vajza fatkeqësisht u rritën me krekosjen e vizës, madje shpesh edhe shiheshin si mospërfillëse të shumë gjërave, duke thënë se ne jemi me vizë, nesër do të kemi me shumicë shkues (msit) që do të na kërkojnë për nuse. Ndërsa në anën tjetër natyrisht se më dhimbsen se shumë sosh para se t’i kërkojnë si njerëz të mirë e të ndershëm, po i kërkojnë për vizë dhe kjo i bie sikur ta blesh një makinë, ngaqë paska regjistrim e

Kam shpresa, nuk jam pesimist

Si rrjedhojë e shkrimeve të shumta që prej kohësh vazhdoj t’i shkruaj, dikush kishte vërejtur një pesimizëm të strukur thellë në qenien time. E vërteta është se nuk jam fare pesimist, edhe pse në shumë segmente jam i dëshpëruar, porse këtë dëshpërim unë mbërrij ta zbërthej dhe avulloj përmes të pasurit shpresë. Unë jam shumë shpresues, mbase po të mos isha dhe kisha shpresë, atëherë asnjë shkrim nuk do ta shkruaja. Unë shkruaj për drejtësinë edhe kur e gëzoj atë, por edhe kur më mungon ajo. Kur ndiej dhe vlerësoj se kam drejtësi, shkruaj që mos ta humbi atë dhe kur më mungon ajo, shkruaj që ta kthej atë. Unë shkruaj për dashurinë, edhe pse ajo nuk më mungon, thjeshtë duke e ruajtur dhe kultivuar atë, mëtoj edhe të mishërohem me ata që një gjë e tillë madhështore i mungon! Burimi: Iljasa Salihu

E kishte një të keqe!

E kishte një të keqe! Nuk e pranonte assesi të keqën që e kishte. Vetë mospranimi i të keqës që i kishte shtrirë këmbët si kapadai në perandorinë e tij, ishte argument i mjaftueshëm i mos heqjes dorë prej asaj të keqe. Që e keqja të merr udhë për në kalanë e shëmtuar, fillimisht duhet pranuar si të qenë atë, pastaj në vend të këmbënguljes së mospranimit, duhet këmbëngulur në luftimin e saj. Iljasa Salihu

Shkrimtari është edhe lexues, ndërsa lexuesi sikur po frikohet që të paktën të jetë vetëm lexues!

Shkrimtari është edhe lexues, ndërsa lexuesi sikur po frikohet që të paktën të jetë vetëm lexues! Si janë këta lexuesit tanë; duan t'i mbysin shkrimtarët me moslexim të librave të tyre. Ndërsa përkundër kësaj amullie shkrimtarët vijojnë të duken në vullnet të mirë, sepse këta përpos që janë shkrimtar, në anën tjetër janë edhe lexues. E rëndësishme, asnjëherë tregu nuk do të rrijë pa lexues, për aq sa do të ketë shkrimtar. Vetë shkrimtarët do ta shpëtojnë dhe mbajnë në jetë tregun e lexuesve, duke i lexuar vetë librat e tyre. Nëse dikush mendon se libri mund të zëvendësohet me ndonjë send tjetër, atëherë unë i pyes ata se vallë a ka mundësi që roboti ta zëvendësojë njeriun. Nëse po, atëherë i kisha këshilluar këta që mos ta shikojnë tutje Terminatorin! Nëse edhe më tej mendoni se roboti do ta zëvendësojë njeriun, atëherë jam i sigurt se vetë fjala robot do të humbiste, ngaqë nuk do të ketë kush ta shqipëtojë këtë fjalë. Burimi: Iljasa Salihu

Kjo është Kosova e “vlerave”, për të cilën u derdh shumë djersë, lot e shumë gjak

Në Kosovë, të zgjedhurit e popullit dhe të emëruarit prej të zgjedhurve, të cilët përmes zhurmës erdhën në pushtet, që po ashtu përmes zhurmës vijojnë të qëndrojnë në pushtet, paskan vendosur që ezanin ta vlerësojnë si zhurmë dhe jo si thirrje për falje dhe për shpëtim, ndaj edhe në saje të këtij botëkuptimi paskan miratuar sot projekt-ligjin për mbrojtjen nga zhurma, ku mes tjerash paskan nënvizuar edhe uljen e zërit të muezinit! Iljasa Salihu  

Disa lypësa shqiptar e kishin gjetur një fjali të artë

Disa lypësa shqiptar e kishin gjetur një fjali të artë që mund t’i frymëzonte kalimtarët e rastit t’ia jepnin ndonjë qindarkë atyre. Ata i dëgjova të thonë, - vetëm shkijët nuk na japin asgjë! Ndërsa kjo fjali gjoja shtytëse për t’i ndihmuar ata, mua mi kujtoj disa politikan që më herët thoshin se vetëm shkijët nuk na japin votën neve. Po mirë ore lypësa, çka mendoni sikur kalimtarët e rastit t’ju thonë juve se vetëm shkijët me gjëra të ndjeshme lozin, kurse votuesit t’i thonë politikanëve se vetëm shkijët ta marrin votën duke të premtuar rrejshëm? Iljasa Salihu  

Unë jetën si e kuptoj ?

Jeta për mua është një mundësi për ta kuptuar urtësinë e ardhjes në këtë botë dhe për ta kuptuar se njeriu ka një jetë që do t’i ndërrojë katër bota, ku në botën e fundit do ta sheh fundin e botërave dhe botën e pafundme!     Iljasa Salihu

Nuk është i njëjtë përdhunuesi me të përdhunuaren

Nuk është i njëjtë përdhunuesi me të përdhunuaren, edhe pse mund të flasim për një vepër të vetme të shëmtuar me dy pjesëmarrës Nuk është i barabartë ai që pranon ryshfet me atë që jep, edhe pse në saje të kësaj puqje mundësohet kryerja e një vepre korruptuese. Ai që jep para për ta kryer një punë të caktuar, ai thjeshtë detyrohet prej atij që është i obliguar të njëjtën punë t’ia kryen pa ndërmjetësim të parave. Pastaj ai që pranon ryshfet është person juridik, ndërsa dhënësi i ryshfetit në të shumtën e rasteve është person fizik. Gjithsesi, nuk është i barabartë në mëkat një djalë që e kërcënon me jetë një vajzë, se nëse nuk do të bënte pandershmëri me atë, atëherë djali do t’ia hiqte qafën asaj. Në këtë rast, vajza e cila është vënë në tehun e shpatës, ndoshta do të detyrohej t’i përshtatet kërkesave të atij që kërkesën e kishte vënë në këmbim të lirisë së saj. Padyshim se do të llogaritet kjo një vepër a kryerje e paligjshme seksuale, por me nxitje dhe qëllime the

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more