Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Himni

Ç'është Himni

Himni është një këngë solemne që i kushtohet atdheut dhe mbahet si simbol i kombit – i shtetit . Çdo shtet ka himnin e vet. Himni i Flamurit është simboli i kombit shqiptar. Ai lidhet me një ngjarje të rëndësishme të histories sonë, me shpalljen e Pavarësisë, më 28 Nëntor 1912. Atë ditë, u këndua kënga patriotike “Rreth flamurit të përbashkuar”, nga të gjithë delegatët dhe “Banda e Lirisë” së qytetit të Korçës. “ Himni i Flamurit ” këndohet në këmbë dhe me qëndrimin drejt në shenjë respekti për simbolin . Himni “Rreth flamurit të përbashkuar” u pranua si Himni Kombëtar Shqiptar . Vargjet e Himnit janë shkruar nga poeti Aleksandër Stavre Drenova (Asdreni). Muzika është kompozuar nga Ciprian Porumbesku (kompozitor rumun). Himni ynë është regjistruar (incizuar) në disa variante. Sot varianti zyrtar i Himnit Kombëtar është ai i orkestruar për orkestër simfonike nga “Artisti i popullit” Çesk Zadeja dhe i regjistruar në vitin 1995. Ç'është Himni, qfa

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more