Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Hadithe

Prap ti nuk falesh moter dhe vella i nderuar !!!!

Prap ti nuk falesh moter dhe vella i nderuar !!!! Thotë Profeti, SalAllahu Alejhi Ue Selem: "Shembulli i pesë namazeve është si shembulli i një lumi vërshues që rrjedh para derës së ndonjërit prej jush, në të cilin lahet pesë herë në ditë, kështu që nuk i mbetet ndonjë papastërti (ndyrësirë)." Transmeton Muslimi Burimi: Valdet Kamberi  

Kur do të ndodhë kijameti o i Dërguar i Allahut?

Një njeri e pyeti Pej­gam­­berin, lavdia dhe paqja qofshin mbi të: “Kur do të ndodhë kijameti o i Dërguar i Allahut? Pej­gam­­beri tha: Çka ke përgatitur për atë ditë? Ai u për­gji­gj: Nuk kam përgatitur shumë na­maz, agjërim e lëmoshë, mirëpo unë e dua Allahun dhe të Dërguarin e tij. Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, tha: Ti do jesh me atë që e do.” Buhariu.

Cili është muslimani më i vlefshëm?

#‎ Kështu‬ na mëson Islami E kanë pyetur Pejgamberin (Sal-lAllahu alejhi we selem): "O Resulullah, cili është muslimani më i vlefshëm?’ Ai është përgjigjur: ’Ai, që nga gjuha dhe dora e tij janë të qetë muslimanët e tjerë’." Burimi: Valdet Kamberi

Iblisi e vendos arshin (frontin) mbi ujë

Transmetohet nga Xhabiri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: " Iblisi e vendos arshin (frontin) mbi ujë. E pastaj i dërgon ushtrinë e tij. Ushtari më i afërt dhe me pozitë me të lartë tek ai, është ai i cili ka bërë fitne dhe degjenerime më të mëdha. Dhe, kthehet njëri nga ushtarët e Iblisit dhe i thotë: Nuk e lashë rahat filanin derisa arrita ta ndaj prej bashkëshortes së tij. Iblisi e thërret dhe i thotë: Po, ti që nga sot je më i miri (me pozitë më të lartë) tek unë si dhe je shoku më i afërt i imi." (Shënon: Muslimi: 2813, Imam Ahmedi në Musnedin e tij: 12968, 14144, 14400, 14522, 14699). Burimi: Valdet Kamberi

Zilia dhe Zullumi

"ZILIA E SHUAN DRITEN E VEPRAVE TE MIRA KURSE ZULLUMI E VËRTETON OSE PËRGËNJESHTRON ATË" (Ebu Davudi, 4904 kapitulli i zilisë. Hadithi arrin gradën hasen-i mirë)

VIZITO TE DASHURIT E TU

Ka thënë i Dërguari (paqja qoftë mbi të!): “Ai që dëshiron të largohet nga zjarri dhe të futet në xhennet, atëherë le ta zërë vdekja duke besuar Allahun dhe Ditën e Gjykimit dhe le t’i vizitojë njerëzit që dëshiron ta vizitojnë atë.” Transmeton Muslimi (4882) “Kush dëshiron që t’i zgjatet jeta, t’i shtohet furnizimi dhe të mbrohet nga vdekja e keqe, atëherë le t’i frikësohet Allahut dhe le t’i mbajë lidhjet farefisnore.” Transmeton Buhariu dhe Muslimi. Burimi: Irfan Salihu  

Pozita e Ebu Bekrit dhe Umeri në Fe

Transmetohet nga Xhabir bin Abdilah radijAllahu anhu se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: "Pozita e Ebu Bekrit dhe Umeri në Fe është sikurse pozita (rëndësia) e dëgjimit dhe shikimit për kokën." "Es Sahihah" 815.

Ne ahir zeman (kohet para Kijametit)...

Pejgamberi salallahu alejhi ue selem thote: "Ne ahir zeman (kohet para Kijametit) ne kete umet do te kete termete, shkaterrim dhe ndryshim fizionomish. Kjo per shkak se njerezit e asaj kohe do ta pine alkoolin, do jepen pas kengetareve dhe muzikes" (Transmeton Iben Ebi Dunja ne Dhem el-melahi dhe sakteson shejh Albani) Burimi: Lulzim Susuri  

Ka njerëz që janë...

Enesi, radijallahu anhu, na tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Ka njerëz që janë çelës të mirësive dhe mbyllës të këqijave dhe ka njerëz që janë mbyllës të mirësive dhe çelës të këqijave. I lumtë atij që Allahu i ka dhënë çelësat e të mirës në dorën e tij dhe vaj për atë që Allahu i ka dhënë çelësat e të keqes në dorën e tij”. (Hasen, Ibën Maxhe dhe tjerët). Burimi: Bekir Halimi

Jo të gjitha hadithet që shkruhen nëpër libra i ka thënë Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem)

Jo të gjitha hadithet që shkruhen nëpër libra i ka thënë Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), shumë prej tyre janë të shpikura. Hadithit i duhet bërë një studim i hollësishëm për të gjetur gradën e tij, a është Sahih, Hasen, apo Daif. Vetëm pasi të marrim vesh se a është Hasen apo Sahih mund të themi: Ka thënë Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) kështu e kështu. Por kur hadithi është Daif (i dobet) nuk lejohet të themi se ka thënë Profeti ( salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) kështu e kështu . Në një hadith sahih thotë Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) Kush gënjen mbi mua le të përgatisi një karrike për në zjarr. Dhe në një hadith tjetër thotë i Dërguari (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem): Ai që tregon një hadith prej meje e nuk e di a është Sahih (i vërtetë prej Profetit ) ai është gënjeshtar i dytë. Gënjeshtar i parë është ai që shpif një hadith, kurse i dyti është ai që përhap ndër njerezit një ha

Kush e do më shumë Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem ?

Kush e do më shumë Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem ? Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Më së shumti nga Umeti im më duan ata njerëz që vijnë pas meje, të cilët do të flijonin familjen dhe pasurinë për të më parë mua". Muslimi A thua vallë jemi ne këta?! قال رسول الله ﷺ: من أشد أمتي لي حبا، ناس يكونون بعدي، يود أحدهم لو رآني بأهله وماله. Burimi: Bekir Halimi

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more