Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Gezim Kelmendi

Mirëpresim dhe gëzohemi për lirimin e Prof.Dr.Shefqet Krasniqit

Mirëpresim dhe gëzohemi për lirimin e Prof.Dr.Shefqet Krasniqit. Falënderimi i takon ZOTIT të Madhëruar që Doktori ynë i nderuar dhe i çmuar u lirua. Në asnjë moment nuk kemi dyshuar në punën dhe angazhimin e tij për të mirën këtij vendi. Dr.Shefqet Krasniqi dhe Hoxhallarët tjerë kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë për Kosovën atë që askush nuk e ka bërê. Në kohë lufte iu bashkua UÇK,tash ne liri mëson,edukon dhe arsimon brezat e rinj të Kosovës.Jemi krenar që të kemi,dhe krenari e kemi të të duam dhe të mbrojmë. Me respekt, Gëzim Kelmendi

Keni festu e keni kënaq,shumë njerëz i keni marrë në qafë

"Keni festu e keni kënaq,shumë njerëz i keni marrë në qafë" Nuk kam pasur fare në plan të shkruaj,por kur dëgjova dhe pashë se një nënë e re është në gjendje tê rëndë,,nuk u durova dhe këtë e shkrova. Turp ,turp,turp... Nuk po gjej fjalë të shkruaj për atë që po ndjej... por për Shpresa Kastratin bashkëqytetaren time lus ZOTIN e madhëruar ti dhuroj shërim... Me respekt, Gëzim Kelmendi .

Për çka luftuan djemtë dhe vajzat më të mira të Kosovës?

Përderisa djemtë dhe vajzat më të mira të Kosovës luftuan dhe dhanë pjesët e trupit të tyre në luftën çlirimtare të Kosovës,sot jetojnë në kushte të mjerueshme ekonomike dhe disa prej tyre nga kushtet e rënda kanë bërë vetëvrasje,ndërsa shumë nga udhëheqësit e tyre ushtarak dhe politik nuk ia dijnë fundin luksit dhe kënaqësive të tyre me pararatë e qytetarëve të Kosovës. Për çka dhe për kënd luftuan këta djem dhe vajza? Një gjë e di që te ZOTI i tyre ata kanë shpërblimin,por njerëzit iu kanë kthyer shpinën këtyre luftëtarëve dhe luftëtareve. Me respekt, Gëzim Kelmendi

"Terrorizmi Demokratik"

"Terrorizmi Demokratik"   Në emër të demokracisë burgoset presidenti, N'emër të demokracisë mbështetet grushtshteti N'emër të demokracisë qytetarët masakrohen, N'emër të demokracisë të tjerët lavdërohen, Kjo është demokracia që bota e don, Kjo është demokracia me të cilën bota sundon, Egjipt-fillove të bëhesh model"pushteti Islamik" Egjipt-u shëndërrove në "Terrorizëm Demokratik Me respekt, Gëzim Kelmendi

Dalngadalë po del në shesh se kush po e dëmton dhe e turpëron Kosovën.

Dalngadalë po del në shesh se kush po e dëmton dhe e turpëron Kosovën. Zv.Ambasadori i Kosovës i dehur rrezikon jetën e qytetarëve të Zagrebit dhe dëmton disa vetura. I shtrirë përtokë nga dehja dhe i arestuar nga policia,turp më të rëndë nuk ka pësuar diplomacia kosovare . Qytetarëve të Kroacisë iu kërkojmë falje,por edhe i sigurojmë se këta njerëz nuk e përfaqësojnë identitetin tonē të vërtetë . Me respekt, Gëzim Kelmendi

Dyfytyrësia e disa partive politike në Kosovë!

Ne prag të zgjedhjeve komunale,disa parti politike që udhëheqin në disa Komuna të Kosovës,pa fije turpi kërkojnë votat e qytetarëve të Kosovës me arsyetimin se kanë dhënë leje për ndërtmin e Xhamive të ndryshme në Komuna të ndryshme të Kosovës.   Po iu kujtoj këtyre partive politike se edhe Qeveria e Serbisë ka dhënë leje në mes të Beogradit për ndërtimin e Xhamisë,edhe Qeveria e Greqisë ka dhënë leje në mes të Athinës për ndërtimin e Xhamisë.   Dhe fundja këto parti që udhëheqin me Komunat,këtë leje që po e dhënë për tokë,le ta dijnë se këto toka nuk janë të tyre,por janë të qytetarëve të Kosovës dhe ata po paguajnë taksa për këto toka.   Qytetarëve të Kosovës iu duhen udhëheqje e ndershme,e pastër dhe e drejtë,e jo hipokrite dhe islamofobe. Me respekt,   Gëzim Kelmendi    

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more