Në hotel "Dajti" gjenerali e ndjeu veten mirë. Ai shkoi në dhomën e tij dhe ndërroi uniformën. Pastaj zbriti në holl dhe porositi një bisedim telefonik me shtëpinë. Gjenerali, prifti dhe tre shqipëtarët u ulën në një tavolinë. Ata biseduan për gjëra të ndryshme dhe të parëndësishme. U shmangeshin bisedave politlke dhe shoqërore. Gjenerali ishte shumë serioz dhe i sjellshëm. Prifti fliste pak. Gjenerali dha të kuptonte se ai ishte kryesori, megjithëse prifti fliste më pak. Ai foli për traditat e bukura që ka krijuar njerëzimi në lidhje me varrimin e ushtarëve. Përmendi grekët e trojanët, që varrosnin njerëzit me aq madhështi në pushimet midis luftërave. Ai ishte shumë entuziast për misionin e tij. Do ta kryente shumë mirë këtë mision të rëndë dhe të shenjtë. Mijëra nëna prisnin bijtë e tyre. Ato kishin njëzet e ca vjet që prisnin. është e vërtetë se kjo pritje ndryshonte pak nga ajo pritja tjetër, kur ato shpresonin, t'u ktheheshin të gjallë bijtë e tyre, por
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,