Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Filip Shiroka

Zani i zemrës- Filip Shiroka - Analiza

Zani i zemrës i Filip Shirokës është një prej veprave që përfshihen në kolanën Visare të letërsisë shqiptare. Filip Shiroka është nga ata patriotë, i cili rrëmbeu jo vetëm pushkën, por dhe penën për të mbrojtur të drejtat legjitime të një populli, të cilat po merreshin nëpër këmbë brutalisht. Ndjenjat e tij patriotike dhe karakteri i tij i ndershëm dhe i drejtë e lidhën ngushtë me A. Z. Çajupin, që ishte figura më e shquar e lëvizjes atdhetare në Egjipt, shpirti i kolonisë dhe i lëvizjes atdhetare të shqiptarëve të mërguar atje. Filip Shiroka pati fatin të jetonte në dy epoka historike: në epokën e Rilindjes Kombëtare dhe në atë që nisi pas fitores së Pavarësisë, më 28 Nëntor 1912. Thelbin e veprës të tij e formojnë idetë e çlirimit kombëtar nga zgjedha osmane dhe ëndrra e lirisë që qe frymëzimi i të gjithë rilindasve shqiptarë.

Filip Shiroka (1859 - 1935 )- Biografia

Filip Shiroka (1859 - 1935 )-  Biografia Filip Shiroka lindi në Shkodër në vitin 1859.  Qe i detyruar të largohet nga atdheu dhe të jetojë në Misir e Liban. Vjershat e tij u botuan me pseudonimin Gegë Postripa. Në vitin 1933 u botua përmbledhja e vetme e vjershave “Zani i zemrës”.

Dallëndyshe eja - Filip Shiroka

Dallëndyshe eja -  Filip Shiroka Mirë se vjen, me krahë te letë, Dallndryshë, tui fluturue! Mirë se vjen! M’ket ânë te xetë T’dheut t’Misirit me dimnue: Eja, prá, ktu fluturim, M’gzò me at zâ gjith âmbëlcim!  Kur jé nisë t’kam porositun Atje larg t’shkojsh kah Shqypnija; M’difto pra, kur ké shetitun A t’kan ra n’mend fjalt e mija, Me m’shkue n’Shkoder fluturim, Me m’j’u falë gjytetit t’im?!… Atje malet n’i paç pá, Jânë prej boret nalt zbardhue:  N’ato fushat ne paç rá, Janë me lule lulëzue Atje n’paç vojtë fluturim Aty âsht gjyteti i im! Barit t’njomë gjith atje veshen Cuka e kodra, e atje ndinë Tue këndue blegtoreshe Qi kullotë rreth bagtinë; Atje n’paç vojt fluturim, Aty âsht gjyteti i im! N’ Shkodren t’ ime te Shqypnisë Burrat lejnë qi s’dijnë ç’ âaht friga, Çupat e bukra t’urtisë Atje lejnë qi s’dinë ç’âsht flliga; Atje n’pàç vojt fluturim Aty âsht gjyteti i im! Dishroj shum, por…nuk po dij A kam pràp fàt t’mirë me shkue Nji herë tjetër ne Shqy

Çka është poezia satirike ?

Çka është poezia satirike ? Poezia satirike kritikon dhe përqesh të metat e një njeriu ose të mbarë shoqërisë. Vjershëtari sulmon këto të meta, sepse janë të dëmshme për shoqërinë.  Satirën e shoqëron kurdoherë humori.  Satira mund të jetë : personale dhe shoqërore.   Poezi satirike kanë shkruar : H.Z.Kamberi, Ali Asllani Çajupi, Filip Shiroka, Fan S. Noli, etj. cka eshte poezia satirike, cfare eshte poezia satirike, poezi satirike, qka eshte poezia satirike, qka eshte poezi satirike, qfare eshte poezi satirike, ceshte poezia satirike, c'eshte poezia satirike, cfare eshte poezi satirike, cfare eshte satira, poezi satirike shqip

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more