Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Feja Islame

12 vepra që nuk e prishin agjërimin

Sot gjendemi në ditën e parë të Muajit të Ramazanit. Mbarë botën, miliona myslimanë i përkushtohen këtij riti fetar i cili zgjat për një muaj. Dhe shpeshherë ekzistojnë disa dilema rreth asaj se çfarë mund ta prish agjërimin. K ëto janë 12 vepra që nuk ua prishin agjërimin: 1. Të ngrënët, të pirët dhe marrëdhëniet seksuale me harresë 2. Të vjellët pa provokim: Kjo bazohet në hadithin e përmendur më lart. 3. Futja e pluhurit, grimcave të rërës apo e ndonjë insekti pa dashje në stomak: Dihet që është shumë e vështirë që njeriu të ruhet prej këtyre gjërave. Gjithashtu në këtë logjikë futet edhe mbajtja e ndonjë sendi në gojë, si laps, gomë apo ndonjë gjë tjetër, por me kusht që të mos ketë shije, ngjyrë apo erë që arrin në fyt. 4. Përdorimi i misvakut (shkopit pastrues të dhëmbëve) nuk e prish agjërimin 5. Përdorimi i gjilpërave jo ushqyese për trupin, të cilat vendosen në damar ose në mish: Kjo gjë nuk e prish agjërimin për arsye sepse nuk konsiderohet s

Jemi të kënaqur me...

Nga përmendja e Mëngjesit është: Redijtu bil-lahi rabben ve bil-islami dinen ve bi Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme nebijja. (tre herë) Jemi të kënaqur me Allahun si sundimtar, me Islamin si fê dhe Muhammedin – bekimi dhe mëshira e Allahut qoftë me te – si pejgamber dhe i dërguar! (Thotë i dërguari alejhi selam: kush e thotë këtë tre herë në mëngjes dhe tre herë në mbrëmje, Allahu do ta kënaqë në Ditën e Gjykimit) Burimi: Senad Ramadani  

Shiko gjeje veten në njërin nga këto shtatë grupe:

Shiko gjeje veten në njërin nga këto shtatë grupe: Muhamedi alejhi selam ka thënë: “ Janë shtatë grupe që Allahu do t’i fusë në Hijen e Arshit të Tij në Ditën e Gjykimit, ditë në të cilën nuk do të ketë hije tjetër veç Hijes së Tij: 1. Udhëheqësi i drejtë, 2. I riu që është rritur duke adhuruar Allahun e Plotfuqishëm, 3. Njeriu që zemrën e tij e ka lidhur me xhaminë, 4. Dy njerëz të cilët janë dashur për hir të Allahut, që janë takuar për këtë dhe janë ndarë për këtë, 5. Ai djalë që është thirrur nga një grua e bukur dhe me pozitë (për të kryer marrëdhënie me të ), por thotë: ‘I frikësohem Allahut’, 6. Personi që jep për bamirësi dhe e fsheh, saqë dora e tij e majtë nuk e di se çfarë jep e djathta dhe 7. Personi që e kujton Allahun në vetmi dhe sytë e tij lotojnë”. (Buhariu dhe Muslimi) Burimi: Senad Ramadani

Filani ka deviju

Filani ka deviju. Kjo ndodh për shkak të njërës nga dy gjërat: 1- Nuk ka kërku nga Allahu ta forcojë në ketë rrugë. Duke menduar se vet ja arrin këtij qëllimi. 2- Ose nuk e ka falënderu Allahun për atë mirësi që kishte. Duke mendu se kjo mirësi është aftësi personale. (Shejh Bin Bazi) Burimi: Lulzim Susuri

RREGULLAT E REJA TË KOMUNIKACIONIT

1. Lidhu me rripin e devotshmërisë. 2. Ec në rrugën e të devotshmëve. 3. Zbato Kur’anin dhe Sunetin e Resulullahut. 4. Kujdes nga kthesat e nefsit dhe të epsheve. 5. Largoju gropave të shejtanit. 6. Bëj kujdes për atë që shkruajnë dy melekët e tu. 7. Mos harro bagazhin e vdekjes. 8. Komisioni i varrit. 9. Paramendo në çdo moment pikën e kontrollit, e cila quhet “Ahiret”. Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

JETA ME ALLAHUN KA SHIJE TJETËR!

1. Ec përpara dhe mos e rrit zërin, shiu është ai që i rrit lulet, e jo bubullima! 2. Shpirtrat më të mirë janë ato që nuk i mohojnë të mirat edhe përskaj mospajtimeve! 3. Distanca nuk e afron dhe nuk e largon askënd.. zemrat janë ato që e bëjnë atë! 4. Abdullah ibën Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: Përgjatë qëndrimit tënd në namaz ti troket në derën e Mbretit, dhe ai që troket në derën e Mbretit, atij i hapet”. 5. Dynjaja është shumë e lirë! Atë mundet ta posedon çdokush nga ne, pasaniku dhe fukaraja, mbreti dhe ministri, mirëpo, Xheneti është i shtrenjtë, nëse nuk mundesh ta posedosh me veprat e tua të mira, nuk mundesh ta posedosh me pasurinë dhe arin tënd! 6. Çdo gjë që e njeh nuk do të thotë se të qetëson zemrën, disa gjëra janë më të bukura nëse mbeten të panjohura! 7. Shpirtrat më të shtrenjtë janë ato që e përjetuan dhembjen dhe mundohen që të tjerët mos ta shijojnë shijen e saj! 8. Rrëfehet se brengën e pastron loti, dhe zemrën e ringjall sexh

Humbja më e madhe

Njeriu i cili gjendet përballë një Xhenneti, i cili është i gjerë sa qielli dhe toka dhe të mos ketë vend për te atje. Allahu na ruajtë! o Allah! Na bë prej banorëve të Xhenetit! Burimi: Bekir Halimi  

Dy gjëra

1. Dy gjëra nuk vazhdojnë përgjithmon te njeriu: rinia dhe fuqia e tij; 2. Dy gjëra i bëjnë dobi secilit njeri: sjellja e mirë dhe toleranca; 3. Dy gjëra e ngrisin pozitën e secilit njeri: modestia dhe kryerja e nevojave të njerëzve; 4. Dy gjëra të mbrojnë nga belatë: sadakaja dhe kujdesi për farefisin.

DHJETË ILAÇET E TRUPIT DHE SHPIRTIT

1. Rrezet e diellit. 2. Pirja e ujit. 3. Gjumi i mjaftueshëm. 4. Ajri i pastër. 5. Të ecurit. 6. Ushqimi i shëndetshëm. 7. Kurani Fisnik .. ai është ushqim për shpirtin, s'ka jetë për shpirtin pa të. 8. Mjalti. 9. Fara e zezë (Habetu Seuda). 10. Mendimi i mirë dhe largimi nga të menduarit e keq dhe të lig.

PËR KËTË ARSYE E KA MARRË EMRIN DYNJA!

Ka mundësi të banosh në pallat, mirëpo jetën ta kesh të ngushtë! Ka mundësi të jetosh në një kasolle, mirëpo Allahu gjoksin të ta zgjeron! Ka mundësi të kesh shokë, po prapë të jesh i vetmuar! Ka mundësi të jesh i vetmuar, mirëpo përreth të kesh shokë! Ka raste kur shokët të therin pas shpine. Ka raste kur armiku ta shpëton jetën. Ka mundësi të shohësh se pasanikët kërkojnë ryshfet! Dhe ka mundësi të shohësh se si të varfrit japin lëmoshë! Për këtë arsye e ka marrë emrin DYNJA!! Bamirësia yte dhe sjellja yte e mirë nuk harrohen. Mos ndjej keqardhje për momentet ku në to e bëre dikë të lumtur, edhe nëse nuk e ka merituar! Bëhu diçka e bukur në jetën e atyre që të njohin dhe të atyre që nuk të njohin! Neve na mjafton fakti se kemi Zot, i Cili, na shpërblen për çdo të mirë me të mirë!! Nga arabishtja: Irfan JAHIU

TENTO TA KESH AFËR NJË NJERI TË TILLË!!

Gjëja më e bukur në jetë.. të kesh afër një njeri që të lexon pa shkronja! Të kupton pa mos fol! Të donë pa interes! Të jep pa mos kërkuar gjë! Të kupton pa sqarim! E ndjen dhembjen tënde pa mos i parë lotët e tua! E ndjen mërzinë tende nga zëri jot! Dridhet nga frika për ty! Nuk flenë para se të sigurohet për ty! Dhe nga gjitha këto, ajo më kryesorja.. Jeta nuk i duket e bukur përveç se me ty!! Nga arabishtja: Irfan JAHIU

KOHËRA TË ÇUDITSHME!!

Kohëra të çuditshme!! Prindërit dhe nënat, kujdesem për veshjen dhe ushqimin e fëmijëve, dhe e harrojnë mbjelljen e vlerave dhe të moralit! Kohëra të çuditshme!! Punëtorët nuk janë të sinqertë në punët e tyre, me pretekst se pagat i kanë të ulëta, dhe harruan se Allahu i bekon në furnizim hallall dhe e shkatërron haramin! Kohëra të çuditshme!! Të rinjtë dhe të rejat, kalojnë orë të tëra në ecje nëpër tregje dhe dëfrim, dhe lodhen në reqatin e parë në namaz! Kohëra të çuditshme!! Të rinjtë dhe të rejat, dëgjojnë muzikë me gjoks të zgjeruar, kurse, kur e dëgjojnë Kuranin u shtrëngohen gjokset, dhe nuk e kuptojnë se hallalli nuk përzihet me haram! Kohëra të çuditshme!! E blejmë atë që e duam dhe e donë epshi me qindra, kurse kur e shohim kutinë e lëmoshës, hulumtojmë mos po gjejmë ndonjë pare të hekurit, e ta hedhim në kuti, dhe krenohemi me atë që e kemi bërë! Kohëra të çuditshme!! E kurdisim alarmin që të mos vonohemi për në punë dhe e harrojmë takimi

PSE ALLAHU NUK DONË QË GRUAJA TË PIKËLLOHET!!

Allahu thotë: “Kjo është më e përshtatshme që ato të gëzohen, që të mos pikëllohen”. Ahzab 51 Allahu thotë: “Një zë e thirri nga poshtë: “Mos u pikëllo”. Merjem 24. Allahu thotë: “pa pasur frikë dhe as dëshpërim”. Kasas 7. Allahu thotë: “që ajo të gëzohej dhe të mos pikëllohej më”. Taha 40. Këto ajete na qartësojnë se pikëllimi i gruas është i rëndë, dhe dhembjet e saj janë të rënda, s’mundet zemra t’i përballon! Pra, silluni butë me gratë! Ajo kur pikëllohet, i thyhet zemra! Sillu butë me të! Mos ia the zemrën me fjalë! Mos e prek zemrën e saj duke u tall me të! Afroju kah Allahu me bamirësi ndaj saj! Respektoje, nderoje dhe mos ia pikëllo zemrën!! I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, na porositi dhe tha: “Silluni mirë me gratë e juaja”.

5 Arsyet që muslimani duhet ta prish agjërimin!

1 . Sëmundja, nëse e dëmton agjëruesin e sëmurë, me këshillimin e mjekut mysliman specialist i përkushtuar në fe, apo nga përvoja e vetë të sëmurit (për dëmin që sjell agjërimi), ose nëse agjërimi i zgjat kohën e vuajtjes së sëmundjes sipas mendimit të mjekut apo personi tësëmurë. Allahu xh.sh. ka thënë: “Ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim (le të agjërojë) aq ditë nga ditët e tjera. Allahu juve ju dëshiron lehtësim e nuk ju dëshiron vështirësi”.  (El-Bekare, 185). Pastaj ato ditë i bën kaza, më vonë. 2 . Udhëtimi i ligjshëm me të cilin ndërlidhen rreguIlat. Ky është udhëtimi që përfshin nijetin (vendosjen) dhe synimin e një vendi që ndodhet në largësi 81 kilometra e më shumë, dhe arsyetimi vlen derisa të kthehet në vendin e vet, me kusht që në vendin e caktuar të qëndrojë më pak se 15 ditë, atij i lejohet të hajë në Ramazan. Nëse gjatë udhëtimit agjërimi e dëmton shumë agjëruesin, agjërimi urrehet, po në rast se nuk e dëmton fare, atëherë është më mirë të

DOBITË E LËMOSHËS?

1- Lëmosha i hap dyert e Xhenetit. 2- Lëmosha është më e mira ndër veprat e mira dhe lëmosha më e mirë është ushqimi i të varfërve. 3- Lëmosha i bën hije pronarit të saj Ditën e Kiametit dhe e liron nga zjarri i Xhehenemit. 4- Lëmosha e fikën zemërimin e Allahut. 5- Lëmosha është ajo më e mira që i dhurohet të vdekurit dhe që i bën më së shumti dobi. 6- Lëmosha është pastrim për pasurinë dhe pastrim për shpirtin dhe shkak i shtimit të shpërblimeve. 7- Lëmosha është shkak për mbjelljen e lumturisë dhe ndriçimit të fytyrës Ditën e Kiametit. 8- Lëmosha pronarin e saj e siguron dhe e mbron nga frika e Ditës së Kiametit. 9- Lëmosha i shlyen mëkatet dhe i falen gjynahet. 10- Lëmosha është nga përgëzueset e përfundimit të mirë dhe shkak për lutjen e melekëve. 11- Ai që e jep lëmoshën është nga njerëzit e zgjedhur dhe për dhënien e saj shpërblehen të gjithë që marin pjesë në të. 12- Ai që e jep i janë premtuar mirësi të shumta dhe shpërblime të mëdha në dynja dhe në ahi

Aty ku mungon edukimi i shëndoshë moral i gjinisë femërore

“Plotësisht është e qartë se në shoqëritë ku mungon edukimi i shëndoshë moral i gjinisë femërore, mjerisht çdo ditë, nga ora në orë, apo thuaja çdo çast, dëgjoj më dhe jemi dëshmitare të rrëfimeve të tmerrshme përdhunime dhe abuzime të ndryshme seksuale ndaj femrave.” All-llahu i Madhërishëm në Kur’anin Fisnik thotë: “O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të venë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është Mëshirues.” (El-Ahzabë, 59) Është një fjal e urtë popullore: Ajo që bën dallimin në mes njeriut dhe kafshës është veshja! Mbulesa islame (hixhabi) - duke u nisur nga ajo se është mbulojë për femrën, automatikisht vihet në mbrojtje të femrës nga shqetësimet dhe njëherit paraqet edhe shenjë identifikimi të kulturës islame, qoftë kjo në vendet islame apo ato joislame. Mbulohu oj motër e dashur, respektoje ligji

Lumturia dhe vuajtja

Imam Ibën Kajimi, rahimehull-llah, thotë: “Nëse zgjohet njeriu dhe ngryset duke mos patur synim tjetër përpos Allahut, Allahu do të marrë përsipër të gjitha nevojat dhe brengat e tij, e do t’i zbrazet zemra që vetëm Atë ta dojë, kurse gjuha vetëm Atë ta përmendi, kurse gjymtyrët vetëm Atë ta respektojnë. Nëse gdhin dhe ngryset duke patur synim të vetin dynjanë, Allahu ia le brengat, vështirësitë, vuajtjet dhe e le vetëm. Zemra e këtij njeriu angazhohet me dashurinë ndaj krijesave të tjera dhe nuk ka vend për dashurinë ndaj Allahut, gjuha e tij është e angazhuar me përmendjen e të tjerëve dhe nuk ka kohë për ta përmendur Allahun, gjymtyrët i lodhen duke u shërbyer njerëzve dhe nuk ka mundësi ta respektojnë Allahun. Ai lodhet dhe rraskapitet sikurse kafshët e egra, duke u shërbyer tjerëve, sikurse caliku i farkëtarit, e fryn barkun e vet dhe i mbush brinjët për t’i sjellë dobi tjerëve. Çdo njeri që braktis adhurimin e Allahut, respektin e Tij dhe dashurinë ndaj Tij spr

KËNAQËSIA - RAZILLËKU ABSOLUT

Razilleku absolut eshte: 1-Te jesh i kenaqur me Allahun per Zot 2- Me Islamin per fe, dhe 3- Me Muhamedin salallahu alejhi ue selem, per pejgamber te derguar. Zoti te befte prej ketij grupi! Burimi: Lulzim Susuri  

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more