Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Fabula

Fabulat

Fabula e ka prejardhjen nga Lindja, siç e kane edhe vet brezat njerëzor. Apologjia greke përmban shpesh prejardhjen e saj siriane ose egjiptiane me simboliken që përdor, hyjnitë dhe gjeografinë, por nuk ndryshon shpirtin e vet. I pari dhe me i famshmi prej fabulistëve te lashte greke, ishte Ezopi. Vet qenia e tij është fabul. Dëshmitë e shkrimtareve te lashte (me e hershmja ajo e Heroditit) na paraqesin si atdhe te tij Samon, Sardis, Mesimvrine e Thrakes ose Frijian dhe shtojnë se ishte skllav i një banori te Samos, i cili i fali lirinë. Fabula Ezopi jetoi në shekullin e VI p.e.r. Edhe nëse ka ekzistuar ose jo, Ezopi nuk është një artist që kultivon fabulën si një gjini letrare, por e përdor atë nëpërmjet veprimtarisë shoqërore, me rrëfenjat e tij kërkon te ndikoje në jetën e bashkëqytetareve te tij për ta përdorur atë në te mire te tyre. Kafshët fitojnë përfundimisht vlerën e simbolikes se tyre si përfaqësues te një virtyti njerëzor ose ceni. Megjithatë

Fabula - Bretkosat kërkojnë mbret

                          Bretkosat kërkojnë mbret    Bretkosat e kënetës jetonin në një rrëmujë të plotë dhe vendosën të kërkonin një mbret.Një trung i madh ra  në mes të kënetës dhe u shpall mbret.Ishte aq i madh dhe aq i rëndë saqë bretkosat trembeshin çdo cast se ai mund t’i plagoste të gjitha nën vete.Më mirë të qëndronin pa mbret.Trungu mbret e la kurorën dhe fronin e tij mbretëror.Kaluan ca kohë dhe në pellgun e bretkosave filloi përsëri rrëmuja.Nuk mund të bënin pa mbret.Erdhi një gjarpër dhe u bë mbret dhe bretkosat u tmerruan.Nuk e donin për mbret.E la dhe gjarpri mbret kurorën dhe fronin e tij.Përsëri në kënetë plasi rrëmuja.Kërkuan përsëri një mbret.Erdhi një lejlek me këmbë të gjata që sapo dëgjonte ndonjë kuitje nxitonte atje dhe e kapte bretkosën me skepin e tij të frikshëm.Bretkosat nuk guxonin më të nxirrnin kokën nga këneta. fabula per bretkoca, fabule per bretkose, fabula per bretkoca, fabule per bretkoce, fabula per zhaba,fabule per zhabat, bretkosat, br

Fabula - Luani plak dhe gomari

Fabula - Luani plak dhe gomari Një luan i lodhur nga pleqëria dhe sëmundja u shtri përdhe duke pritur fundin e tij.I vinte keq që po vdiste,por jeta nuk varej më në dorën e tij.Ja,do të shtynte ashtu ditët e tij të fundit.Ndërsa dergjej erdhi një ari dhe iu hodh përsipër si për ta përçmuar për plagët që i kishte shkaktuar dikur.Pastaj erdhi një dem I egër dhe e goditi me brirë për t’i kujtuar ndeshjet e dikurshme.Luani nuk bënte zë.Gjithë jetën ata që i shtireshin tani si trima,kishin ikur me të katra sapo e shikonin nga larg.Pastaj erdhi një gomar.Gomari gjithë jetën ishte përkulur dhe dridhur para luanit.Kur e pa luanin të shtrirë,edhe gomari e qëlloi me shkelma,-O Zot - tha luani,-merrmë sa më shpejt.Tanimë që u katandisa të më godasë edhe një gomar jam dy herë i vdekur. fabula luani, fabula per luanin, fabule per luanin, fabula per gomarin, fabule per gomarin, fabule per luana, perralla per luanin, perralle per luan, luani fabule, luani fabule, fabula per luan, luani p

Fabula apo përrallëza - Vezë të arta

Fabula apo përrallëza - Vezë të arta   Një grua kishte një pulë që bënte çdo mëngjes nga një vezë të artë.Kur merrte çdo mëngjes vezën e artë,gruaja e përkëdhelte pulën me një lumë fjalësh të bukura.Pula gëzohej shumë e nuk kërkonte shpërblim tjetër veç asaj ngrohtësie dhe mirënjohjeje.Por kaluan ditë dhe gruaja,filloi të ëndërronte të bëhej e pasur.Mendonte që duke shitur vezët e arta të ngrinte vila e pallate e të jetonte si në oborret mbretërore.Kur futej në kotec nuk e përkëdhelte më pulën me dashuri si dikur,por e qortonte që nuk i jepte dy apo më shumë vezë në ditë.Meqë kërkonte të pasurohej brenda një kohe shumë të shpejtë,gruaja vendosi ta therte pulën dhe të merrte të gjitha vezët e arta që ajo kishte në trupin e saj.E zuri pulën nga krahët dhe i këputi kokën.Në trupin e pulës nuk kishte asnjë vezë të artë.Gruaja zuri kokën me duar.Ishte treguar e pangopur dhe nga grykësia kishte humbur vezët e arta që pula ia dhuronte,me bujari çdo ditë. c

Fabula apo përrallëza -Luani dhe Lepuri

Fabula apo përrallëza  -Luani dhe Lepuri   Një ditë një luan pa një lepur duke fjetur në luadh.Lepuri nuk e kishte ndjerë luanin.Pak më tutje po kulloste një kaproll.Luani mendoi t’i sulej kaprollit.E ndoqi dhe e ndoqi por nuk e arriti dot.Kaprolli ishte i ri dhe i fuqishëm kurse luani po i afrohej pleqëria.Luani qëndroi dhe u përmend për lepurin që kishte lënë në gjumë.Vrapoi të arrinte sa më shpejt tek ai,por lepuri tanimë ishte zgjuar dhe ikte si veriu. fabula shqip, fabule shqipe, prralla shqip, fabule shqip, luani dhe lepri, luani dhe lepuri, luani ne luadh, luadhi, fabula per luanin, fabula per leprin, lepri dhe luani fabule, perralleza per luanin, luani fabule, luani prralle, prralla per luanin, prralle per lepurin

Fabula apo përrallëza - Dy miqtë dhe ariu

Fabula apo përrallëza -  Dy miqtë dhe ariu   Dy miq po kalonin në një lëndinë.Njëri i betohej tjetrit se e kishte mik për kokë…Tjetri nuk fliste.Pas pak para tyre u shfaq një ari.Të dy miqtë u tmerruan dhe vrapuan nga sytë këmbët.Diku,në fund të lëndinës,ngrihej një dru i vetëm,i lartë dhe ai që betohej më shumë për miqësinë e madhe nxitoi nga frika se mos tjetri e arrinte pemën para tij.Ai që mbeti pas ktheu kokën dhe pa ariun që po afrohej.U rrëzua përdhe si i vdekur.Ariu e nuhati me hundë.Njeriu i shtrirë iu duk si një i vdekur dhe u largua.Kur ariu nuk dukej më,ai tjeri zbriti nga pema dhe e pyeti se çfarë i kishte thënë ariu.  -Mos I beso mikut që të braktis në rrezik,- i tha tjetri.   Morali: Miku nuk njihet nga fjalët që thotë por nga veprat që bën. dy shokt dhe ariu, dy shoket dhe ariu, ariu dhe shoket, dy shoket dhe ariu fabule, fabula dy shoket dhe ariu, perralleza dy shoket dhe ariu, ariu, perrallez per ariun, fabula per shokun, shoku, fabula dhe shoku, shoku, fa

Dhelpra dhe maska- Fabula apo përrallëza

Dhelpra dhe maska- Fabula apo përrallëza   Një dhelpër hyri gabimisht në një teatër.Aty kishte rroba e dekore të formave dhe të kohëve të ndryshme,por asaj i tërhoqën vëmendjen një grumbull maskash. Kalonte nga një maskë te tjetra dhe imitonte personazhet e kthyera në maska.Lëshonte klithma të quditshme.Ishte kthyer në një aktore.Kërkoi dhe më mes maskave.Zgjodhi më të veçantën mes tyre. Shiko ç’mrekulli,-tha me vete ndërsa vështronte maskën që mbante në duar,-megjithatë nuk krahasohet me mua…Unë për maskë kam fytyrën time dhe mund të mashtroj këdo që dua. fabula per dhelpren, dhelpra dhe maska fabula, fabula per dhelpren, dhelpra fabula, maska fabula, fabule shqip, perralla per dhelpren, prralla per dhelpren, dhelpra perralle, perralle per dhelpra shqip, dhelprat perralla, prralle dhe fabule per dhelper, dhelper fabula, dinakeria e dhelpres fabula, maska dhelpra,

Fabula apo përrallëza -Gjurmët e Luanit

   Fabula apo përrallëza  -Gjurmët e Luanit                                 Një gjahtar që mbante veten shumë trim,takoi rojtarin e pyllit dhe pyeti se mos ndoshta e kishte diktuar ndonjë gjurmë të luanit. Rojtari i pyllit i tha se e dinte ku gjendej luani dhe mund ta shoqëronte gjahtarin gjer në thellësitë e pyllit.   Gjahtari buzëqeshi me vështirësi.-Jo faleminderit,-I tha rojtarit të pyllit,-unë po kërkoj gjurmët dhe jo Luanin. fabula, fabula shqip, perralleza shqip, perralla shqip, perralle shqip, fabule shqip, gjurmet e Luanit, luani dhe gjurmet, gjurma dhe luani, Fabula per luanin, luani fabule, fabule per luanin, Luani fabule shqip, fabula shqip, luani fabule shqipe, prralla shqipe, perralle shqip

Fabula -Luani dhe miu

Fabula Luani dhe miu Njëherë një luan i madh po flinte. Një mi i vogël po vraponte afër tij dhe e zgjoi: - Ti do të jesh darka ime sot, - tha i nervozuar luani . - Jo, të lutem, më lësho, - iu lut duke qarë miu . - Ndoshta ndonjë ditë ti mund të kesh nevojë për mua. - Ti je shumë i vogël për të më ndihmuar, - qeshi luani . Por megjithatë e la të ikte. Më vonë miu dëgjoi luanin duke ulëritur. Ai shkoi të shihte çfarë po ndodhte dhe e pa luanin të lidhur me një litar. Me shpejtësi filloi të priste litarin me dhëmbët e tij të mprehtë. Luani u lirua. - Faleminderit, o mi i vogël! - i tha luani. - Tani po e kuptoj se ajo që më the ti ishte shumë e vërtetë. fabula luani dhe miu, miu dhe luani fabula shqip, luani shqip, fabule shqip, luani fabule shqip, fabula shqip, luani dhe miu fabula shqipe, fabula te bukura shqipe, luani dhe miu fabula,

Ç'janë Përrallëzat (fabulat)

Ç'janë Përrallëzat (fabulat) Përrallëzat janë tregime të shkurtra në të cilat kafshët dhe bimët luajnë rolin e personazheve. Nëpërmjet këtyre vihen në pah disa dukuri e marrëdhënie shoqërore.  Bashkë me përrallat ato janë ndër krijimet më të vjetra popullore. Origjina e tyre është shumë e lashtë, që prej kohës së njeriut primitiv. Populli nëpërmjet të një humori therës me anë të përrallëzave kritikon dobësitë e njeriut në përgjithësi. Përrallëza ka qenë një armë e fortë për të kritikuar në mënyrë të tërthortë realitetin shoqëror, atëherë kur shumë konstatime të vërteta nuk mund të thuheshin haptas. Shumë përrallëza mund të shërbejnë edhe si mjet edukues e didaktik. Përrallëza kanë shkruar: Ezopi, La Fonteni, Naimi,Çajupi etj. qka eshte perralleza, qka jane fabulat, fabula shqip, qka eshte fabula, qka domethene fabule, kuptimi i fabules, fabule shqip, qka eshte fabula, kuptimi i fabules, fabula, fabula shqip,ceshte fabula, c'eshte fabula.cfare eshte fab

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more