Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Ethet hemorragjike Krime-Kongo

Cilat janë masat parandaluese për Ethet Hemorragjike Krime-Kongo ?

Cilat janë masat parandaluese për Ethet Hemorragjike Krime-Kongo ? Masat Parandaluese për Ethet Hemorragjike Krime-Kongo janë : 1. Lufta kundër rriqrave me insekticide në vatrat natyrore të infeksionit. 2. Në vatrat e infeksionit, personat duhet të vishen me rroba që e mbulojnë trupin, dhe lëkura të lyhet me repelent (autani Deet). 3. Nëse rriqra futet në trup, të nxirret, jo të shtrydhët, mesë miri është të lajmërohen të mjeku ku rriqra nxirret nga trupi pa u dëmtuar dhe shtrydhur ajo, ose vendi ku është ngjitur rriqra të lyhet me alkool ose me benzinë të pritet pakë kohë, dhe kur rriqra të tërhiqet vet nga lëkura, atëherë duhet të largohet me pincetë. 4. Përsonat nga vatrat epidemike për ethet hemorragjike të lajmërohen të mjeku patjetër pas çdo pickimi të rriqrës,qoftë ajo e infektuar apo jo. 5. Duhet kushtuar kujdes i veçantë gjësendeve të cilat janë përdorur nga i sëmuri d.m.th. të dezinfektohet sa më shpesh dhoma ku rrin i sëmuri, dhe ndërresat të pastrohen me kujde

Si përhapen Ethet hemorragjike Krime-Kongo ?

Si përhapen Ethet hemorragjike Krime-Kongo ? Ethet hemorragjike Krime-Kongo përhapen  përmes:   1.Përmes pickimit të rriqrës.  Rriqra fillimisht e thith gjakun nga shtaza, ose njeriu i infektuar, atë virus ajo e bart në organizmin e saj, dhe kur ajo e pickon dhe e thith gjakun e njeriut tjetër ajo bashkë me pickimin e bart edhe virusin.  2.Gjatë ndrydhjes së rriqrës së infektuar.  3.Me gjakun e personave të sëmurë.  4. Përmes spërklave (gjatë teshtitjes) nga personi i infektuar.

Trajtimi i Etheve hemorragjike Krime-Kongo

Trajtimi i Etheve hemorragjike Krime-Kongo Kujdesi i përgjithshëm mbështetet në trajtimin e simptomave që është një qasje kryesore në menaxhimin e sëmundjes të Etheve hemorragjike Krime-Kongo, gjithashtu Ribavirina është një bari antiviral që përdoret në trajtimin e kësaj sëmundje. Ende nuk ka një vaksinë që përdoret për ta parandaluar këtë sëmundje.

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more