Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Ese per pranveren

Ese : Ku shkoi të ftohtit

Ese : Ku shkoi të ftohtit Koha e të ftohtit është larguar. Veriu më nuk e ka fuqinë e vet të trishtueshme siç e kishte gjatë dimrit të acartë. Tash fryn një erë e lehtë e ardhur nga jugu ,të cilën e kanë sjellë dallëndyshet ... Tash fushat dhe livadhet janë mbushur gjelbërim. Zogjtë i kanë mësuar këngët më të reja dhe me cicërimën e tyre mbushin gjallëri tërë kopshtijet dhe drunjtë e lulet në male . Zëri i tyre jehon hareshëm.Të ngazëllen.Të mbushë përplot jetë dhe gjallëri. Lulet e derdhin aromën e tyre dhe dritaret e mbyllura tash rrinë hapekrah dhe fusin në brendi aromën e luleve . Është një bukuri që nuk përshkruhet lehtë... Fëmijët dhe pleqtë që ishin më të ndiejshëm gjatë stinës së bardhë të dimrit tash pyesin: -Ku treti të ftohtit.Në cilin vend ka shkuar ? Era pranverë po vjen... Shkruar nga: Leonis Dobrunaj - Carrabreg hartim per pranveren,ese per pranveren,pranvera hartim,ese pranvera,shkrime per pranveren,ese e bukur per pranv

Ese : U kthyen dallëndyshet

  Ese : U kthyen dallëndyshet Kur të ftohtit u largua, pranvera menjëherë qiti kokë. Era e lehtë i ngacmoi gjethet e pemëve. Edhe lulet nisën të kundërmojnë. Mbi kodra e bregore tash blerimi ka vërshuar. Edhe fushat e kopshtijet janë mbushur përplot barë e gjelbërim. Dallëndyshet që kishin shkuar në fund të shtatorit në jugun e ngrohtë,tash veç janë kthyer.Nuk i ka lodhur as rruga e gjatë.Ato po kujdesen për çerdhet e veta. Pranvera ka marrë krejt tjetër pamje. Është stina e parë e vitit. Cicërima dhe kënga e dallëndysheve nis një jetë të re këtë stinë . Shkruar nga: Albina Miftari - Prishtinë ese dhe hartime per pranveren,ese pranvera,hartim pranvera,ese per dallendyshet,hartim per dallendyshet,erdhen dallendyshet ese shqip,ese te ndryshme shqip per dallendyshet

Pranvera në vendin tim

'' Pranvera '' '' Pranvera ''është një stinë e bukur ku natyra fillon të ngjallet e të gjelbërohet, moti fillon të ngrohet jetë e re fillon të afrohet. Çdo mëngjes kur zgjohem kënaqem kur shikoj rrezet e diellit që bien në dritare dhe kënaqem poashtu kur dëgjoj cicërimën e zogjve . Kjo stinë e gëzon çdokënd me gjallërinë dhe bukurinë e saj. Zogjtë gëzohen shumë sepse tani e kanë më të lehtë jetën , ushqimin dhe strehimin.Disa prej tyre(zogjtë shtegtarë) kthehen nga vendet e largëta si: dallëndyshja ,lejleku etj. Bariu është shumë i gëzuar sepse tani ai ka ku ti kullos bagëtinë dhe ta ruaj më lehtë atë. Bujku fillon ta mbjellë misrin , domatet ,patatet e perime dhe pemë tjera të ndryshme që janë të nevojshme për jetesën e njeriut. Unë e dua këtë stinë sepse është tejet e bukur dhe në mua ngjall dashuri dhe lumturi shpirtërore . Lexo edhe nje ese tjeter: Ese per pranveren Shkruar nga stafi Rapitful. Ndalohet r

Erdhi pranvera

'' Pranvera '' eshte nje nder stinet me te bukura dhe me te gezueshme per ne. Ajo fillon me ikjen e dimrit  dhe mbaron me ardhjen e '' Veres ''. Ne '' Pranvere '' fillojne te lulezojne pemet, lulet etj. Në kete stine ditet zgjaten kurse netet shkurtohen duke i falur me shume lumturi femijeve. Njerezit ne kete stine fillojne te vishen  me rroba me te holla dhe me ngjyra me te hareshme , dallendyshet kthehen fluturimthi dhe fillojne te zgjedhin shtepite me te denja per folete e tyre. Eshte kënaqesi qe te zgjohesh ne mengjesin e kesaj stine me ane te cicerimave te ketyre zogjve kaq te mrekullueshem. Ne kete stine moti fllon te nxehet dhe Dielli del me rrezet e tij te arta kurse qielli merr ngjyre te kalter dhe si zakonisht rete hapen dhe ia lene vendin disa reve plot me ngjyra  me forma te ndryshme etj. Shih edhe nje ese tjeter per pranveren : '' Ese per pranveren ''  pranvera pershkrim

Karakteristikat e pranverës

Karakteristikat e pranverës PRANVERA ESHTE NJE NDER STINëT ME TE BUKURA DHE ME TE GEZUESHME PER NE. AJO FILLON ME DATEN 21 MARS DHE MBARON ME 22 QERSHOR . NE PRANVER FILLOJN TE LULEZOJN PEMET,LULET ETJ. NE PRANVER DITET  ZGJATEN KURSE NETET SHKURTOHEN. NJERZIT NE KETE STINË FILLOJN TE VISHEN ME RROBA ME TE HOLLA DHE ME NGJYRA ME TE HARESHME DALLENDYSHET KTHEHEN FLUTURIM TEK NE. ESHTE KNAQSI QE NE MENGJESIN E KESAJ STINE TE ZGJOHESH ME CICERIMAT E ZOGJVE. NE KETE STINË MOTI FILLON TE NXEHET DHE DIELLI DEL ME RREZET E TIJ TE ARTA QIELLI MERR NGJYRË ME TE KALTER. pranvera karakteristikat,karakteristikat e pranveres,pranvera,pranvera,pranvera shqip

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more