Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Ese

Ese:Ditura - Ese për Diturinë

Ese: Dituria  Dituria është drita e jetës sonë. Ajo është thesar i vërtetë. Dituria i nevoitet çdo njeriu sikurse buka dhe uji, sepse sikur nuk mund të rrish pa ta, edhe pa dituri nuk mund të rrish. Pa dituri ke një të ardhme të keqe, dhe nuk ke asgjë në jetë.  Ajo i bën njerëzit e ditur dhe ajo është shkak që njerëzit t’i rrespektojmë më shumë ata që dinë se sa i rrespektojmë të tjerët (njerëzit e zakonshëm). Dituria është thesar i çmuar që duhet ta ketë çdo njeri që dëshiron të arrij suksese në jetë.  Pra, fjala dituri është fjalë me domethënie të madhe, ajo shumë lehtë shqiptohet, por me shumë mund fitohet.  Dituria e bën njeriun e pasur, sepse ajo ka vlerë më të madhe se paraja. Ajo fitohet duke mësuar, kurse paraja fitohet dhe është diç që shkon e kthehet. Nëse ke para e s’ke dituri, ato i harxhon vend e pa vend, kurse kur ke dituri i ke të gjitha.  Jetlire Zeqiri  Kl-IX-2 Ese per diturine,dituria ese, ese per ditunine, dituria ese

Si te shkruani nje ese te shkelqyer?

    Gjëja e parë që ju duhet të bëni është e qartë për të zgjedhur temën tuaj. Eshtë e domosdoshme që ju të zgjidhni diçka që ju interesojnë në një farë mënyre, megjithatë ju mund te shkruani një ese edhe nëse ju ka caktuar dikush për te shkruar. Pavarësisht nga ajo që ju duhet të shkruani në lidhje me atë ju duhet të jeni në gjendje të gjejnë një aspekt që ju interesojnë dhe të drejtoheni ne të. Mos u merakosni se puna për te shkruar një ese është e lehte Në përgjithësi, një ese përbëhet nga një hyrje, trup, dhe përfundim.  Hyrja është ajo ku ju duhet te tërhiqini vëmendjen e lexuesit apo vlerësiusit te eses. Ju duhet te shtoni një fjali apo te parashtroni një pyetje kontradiktore ne mënyre qe kjo le lexuesin te interesuar për te pare se pse ju kërkon ketë pyetje sepse kjo me një far mënyre e le lexuesin duke menduar për atë Ne hyrje ju gjithashtu duhet te përfshini një deklaratë te përgjithshëm duke u përcaktuar ne një teme me te specifikuar ku ne f

Ese për jetën

Mundohesh të bindësh veten se dita më e bukur nuk ka ardhur ende. Jeton me këtë ndjenjë për muaj e vite të tëra. Sa më shumë që kalon koha aq më tepër e kupton se mbase ajo as që do të vij më. Heshturazi diçka të shtyn të besosh se ajo tashmë kishte ardhur por ti nuk e kishe vëne re. Atëherë fillon të vrasësh mendjen se cila ka mundur të jetë ajo ditë. Ndoshta kur si fëmijë kishe vizatuar një hartë në të cilën i kishë bërë bashkë të gjitha kontinentet që njihje, duke i derdhur detërat në gotën e çajit mbi tavolinë. I madh e i vogël ishin mahnitur nga ajo pamje, që disa e quajtën tabllo e ftohtë, sa që për të shkruan dhe gazetat në kryeqendër dhe emri yt për herë të parë u lexua edhe nga njerëzit që nuk i njihje as të njihnin. Mbase një e tillë do të mund të ishte dhe dita kur për herë të parë puqite buzët me një vashëz, e cila të bëri të mendosh se tashmë je një ‘‘macho’’ i vërtetë. Plot vetbesim, ende pa pritur as të kalonin njëzet e katër orë për këtë ‘‘ngjarje të she

Ese per 7 marsin diten e mesuesit

Ese per 7 marsin diten e mesuesit 7 marsi eshte dita e vetme e cila i kushtohet mesuesit, kjo me te vertete e nje dite me vend dhe nje dite qelluar, me vjen mire qe ne kemi nje dite qe ta falemnderojme mesuesin per te gjitha te mirat dhe veshtiresite qe i kalon dhe i ka kaluar per te na mesuar neve. Mesuesi eshte sikur babai/nëna jonë i/e dyte, ai/ajo na mesoi shkronjat A,B,C... dhe numrat 1,2,3... Ne per 7 mars shfrytezojme rastin qe si per falenderim mesuesit ti japim dhurata, ku zakonisht i dhurojme lule si simbol lumturie dhe dashurie ndaj tij. Burimi: http://www.mesoshqip.org/2013/02/ese-per-7-marsin-diten-e-mesuesit.html#ixzz4296FqRjS ese per 7-8 marsin ese per 7 dhe 8 marsin ese per 7dhe8 marsin ese per 7 marsin shqip per 8 mars poezi urime per 8 mars ese per 7 marsin 7 marsi poezi

Ese per 8 marsin diten e nenes

Nje dite qe mbart respekt,dashuri te pafund,per ato qe na dhane jete nga jeta e tyre.Per ato qe naten e bene dite dhe na mekuan me qumesht nga gjiri i tyre. Per ato qe gjenden prane sado larg qe te jemi ,sa here zemrat tona deshperohen,sa here shpirtrat tane renkojne. Per ate krijese te Zotit,mbushur me kaq dashuri,me kaq miresi.Ndaj sot ne kete dite te shenuar po mbeshtes koken dhe mendimet e mija ne prehrin e nenes sime,ne prehrin e nenave tuaja,ne ate preher ku loti thahet si me magji,dhe brengat dhe trishtimet largohen. Aty ku paste diell, drite, paqe, lumturi, qofshin ngahera nenat tona. Gezuar festen e 8 Marsit per te gjitha nenat e botes,per ato me te dhemshurat,me te mirat, me te shtrenjtat. Dera e urimeve eshte e hapur, se ne shpirtin e nje nene nuk ka nevoje te trokasesh. Burimi: http://www.mesoshqip.org/2013/02/ese-per-8-marsin-diten-e-nenes.html#ixzz4295n81u9 ese per 7-8 marsin ese per 7 dhe 8 marsin ese per 7dhe8 marsin poezi per nenen per 8 mars

Ese: Ti je ajo që më bëri ta kuptoj jetën, ta dua jetën

Të dua ..... dhe nuk dua kurrë të ndahem nga ti. Ti je ajo që e zbute zemrën time të ngurtë. Ti je ajo që ngjalle tek unë shpresë, lumturi, vuajtje. Ti je ajo që më bëri ta kuptoj jetën, ta dua jetën. ..... ti më bëre që ta kuptoj këtë ndjenjë të bukur dhe të mistershme, të ëmbël dhe drithëruese, të brishtë dhe të furishme. Nga ti e kuptova që ndjenja më e bukur në jetë që mund të provoja si dokor i mjekësisë ishte dashuria. Shpirti im u pushtua nga ju ....., u robërua. Nuk e mendoja kurrë se do të dashurohesha aty ku të tjerët shkojnë për të kërkuar mjekim. Nuk mendoja kurrë që do të dashurohesha gjatë stazhit tim si mjek, por ja që ndodhi. Dhe mirë që ndodhi sepse mund të them se tërë këto vite nuk vlejnë aspak ndaj ndjenjës së shenjtë ndaj dashurisë. Ndjenjë e cila ka fuqinë që edhe zemrën më të ngurtë ta zbutë, ti jap shpresë, lumturi, kuptim jetës.  Çdo çast që kaloj me ty ..... është një mrekulli për zemrën dhe shpirtin, një ''infuzion'' për jetën time, një

Ese për dashuri: Gabimisht mos më harro mua

Më fal Artiola, më fal që të dua....çdo ditë e më shumë...nuk e di.....kam pritur e luftuar me vite për ta takuar një vajzë si ju....dhe më në fund kur mendova se e gjeta....edhe e humba....nëse ndjen sadopak diçka ndaj meje....më jep edhe një mundësi....më jep edhe një shancë......të lutem më jep mundësi për ta përmirësuar veten....unë kërkoj falje sinqerisht dhe thellësisht nga zemra dhe shpirti për tërë ato fjalë që ti kam thënë.....Të lutem kuptoje këtë shpirt që të do, kuptoje këtë zemër që rrah orë e çast por që asnjëherë nuk e shuajti ndjenjën për ty, përkundrazi i dha zjarr më shumë që të digjet....të digjet....të digjet deri në pafundësi....unë pendohem çfarë kam bërë.....por....nuk e di....ndonjëherë zhgënjehemi në jetë por ç'ti bësh kështu e ka jeta... Artiola ti je në zemrën time dhe do të jesh përherë dhe të kesh një vend në zemrën e dikujt, do të thotë të mos jesh asnjëherë vetëm....ndonjëherë nuk mjafton dashuria e tepërt sepse edhe teprimi në dashur

Ese: Unë jam arkitekt i jetës sime,prandaj duhet të ndërtoj një urë apo një mur

"Unë jam arkitekt i jetës sime,prandaj duhet të ndërtoj një urë apo një mur" -Une jam nje arkitekt,ndoshta jo me licence pune,por ashtu e quaj veten pasi qe vete bera planin e ndertimit te jetes sime,bera skicat,rrugicat,sakrificat,dhe vuajtjet e mia.Neper cdo rruge apo rrugice ka nganje trotuar,por erdha tek fundi i nje rruge ku po te bej edhe nje hap te vetem,do bie ne nje oqean te thelle!Nuk e di c'te bej,te ndertoj nje mur qe mos te vazhdoj me tutje,apo nje ure,te lidh rr ugen me rruge e te vazhdoj tutje.-Dua te vazhdoj rrugen,dhe sapo skicoj uren ,vjen nje hije e me thote "skico murin e mos vazhdo me !".Jam ne dileme se c'te bej,kam shume ide, por nuk di nga t'ia mbaj!!!   -Diçka duhet te bej patjeter, se ndryshe mund ta humb jeten!   -Arkitekt eshte gjithekush,qe sado pak diqka skicon ne jete,me mundë punon dicka ne te,qe mund ta bej aj vete...     Vigjilente N.Gashi

Ese: Sa më shumë që mësoj,aq më mirë e ndjej veten - shkruar nga Vigjilente N.Gashi

"Sa më shumë që mësoj,aq më mirë e ndjej veten" -Te mesosh eshte gjeja me e mire qe ekziston. Nese meson sigurishtbqe do te ndjehesh mire,sepse mesimi eshte drite per mendjen. -Thote nje fjale e urte "kur e hap librin,pa mesuar diqka nuk e mbylle dot",dhe kjo eshte e vertete.Nese ti meson do ta ngrisesh veten para popullit dhe para botes tende,do te behesh si nje mretereshe e respektuar per gjerat qe ka bere.Nje mbretereshe qe ka lindur ne nje bote te pasur me dije, e me vlera.   -Nese meson do te behesh doktor shkence,presidente e shume profesione te tjera.Te mesosh eshte te punosh dhe te ndihesh e veqante dhe ti besh gjerat ashtu sic duhet.   -Nese nuk mesoj nuk do te jesh askushi per asnjeri,do te jesh nje njeri qe s'dihet a ekziston apo jo.   -Meso qe edhe mbreterit te flasin per menqurine tende!!! Vigjilente N.Gashi

Ese: Familja - shkruar nga Vigjilente N.Gashi

"Familja" Vendi ku jeta jone fillon dhe ku dashuria nuk merr fund asnjeher,quhet familje.Familja eshte nje dhurate per ne ashtu siq edhe ne jemi tek ta! Ajo eshte njera nder dhuratat me te vlefshme per jetet tona,sepse pa te ne as qe do te kishim ardhur ne jete ndonjehere,pa ta ne do te ishim si disa shkendija qe do shuheshin ende pa u ndezur mire!!!Ajo eshte nje gje shume e vlefshme,por nuk mund ta blesh asesi me para!!! Duaje familjen sepse,ajo te deshi ty , te do dhe do te te doje dhe mbeshtes ne cdo hap te jetes. Ata jane te vetmit njerez ne kete bote qe sakrifikojne jeten vetem per ty!!! Vigjilente N.Gashi

Ese: Lexo deri sa të fiken dritat - shkruar nga Vigjilente N.Gashi

"Lexo deri sa të fiken dritat" Lexo dhe kurrë mos u ndal,mos u ndal deri ne vdekje,sepse duke lexuar ndoshta qiriri fiket por dritat e mendjes vetem forohen,behen me te forta! Te lexosh,eshte te krijosh nje vetebesim ne vete,dhe te ben qe edhe para mbretit te dalesh e te flasesh pa ngurrim. Lexo deri ne vdekje,deri sa te shkosh ne erresiren e pafund,qe edhe kur te ikesh atje,ketu te flasin per menqurine tende!!!Mos lejo qe te fiken dritat e jet es sate ashtu qe duke e ditur se do shkosh pa qene i vetedijshem ndokush,a ke jetuar ndonjeher apo jo.   Lexo qe edhe engjujt te flasin per menqurine dhe moralin tend,qe e krijove vetem duke lexuar... Vigjilente N.Gashi

Ese: Ç'kuptim ka emri familje për ty? - Shkruar nga Vigjilente N.Gashi

Shpesh herë dëgjoj emra, madje edhe emra pa kuptim. Por kur dëgjoj emrin"FAMILJE" në zemër sikur një zjarr më gufon.Një zjarr përplot me shkëndija të ndryshme,dhe ato kanë një vlerë të madhe për mua, sepse brenda seciles gjenden gjërat dhe thesaret më te çmuara të jetës së një familjeje siç janë dashuria, morali, respekti dhe hidhërimi. Familje është emri që Zoti e krijoi për ti bërë ato shkëndija edhe më të zjarrta , nëse me kuptoni për t'i përmbushur ato gjëra të çmuara. Dashuria në familje është më e rëndësishmja, sepse pa të s'ka as familje.  Atëherë ato thesaret brenda familjes, ruaj me kujdes, mos lejo të t'i marrin sepse pa to nuk mund të jetosh e lumtur dhe pa brenga,e sidomos DASHURINË dhe MORALIN... Vigjilente N.Gashi Ese, Ese per familjen, familja ese, ese per familje

Ese: Njerëzit vdesin nga streset - Shkruar nga Vehbi Furxhi

ESE: Njerëzit “vdesin” nga STRESET?!... Një shprehje që dikujt i duket fluide, por që ai në çast nuk e kupton, se edhe ai,  është “viktimë” e tyre... A e kini parë, se si “krimbi bren drunë”, mollën?!.... Ashtu e bren dhe STRESI njeriun. Në fillim pak e nga pak e pastaj mbasi e ka shkatërruar në mënyrë periodike e rrëzon përtokë, për të mos u ngritur kurrë më, siç ndodh me një mollë, që mbasi e ka “ngrënë krimbi”, bie në tokë për t’u kalbur në  të.... Stresi vepron tamam siç vepron pika e ujit që bie në mënyrë periodike në një enë të zbrazur, të shpuar, kur njeriu është i mbyllur në një dhomë të errët në terrin e natës e qetësisë ogurzezë e s’ka mundësi të dalë prej saj. (Kjo metodë kineze është nga më origjinalet dhe më djallëzoret që ka shpikur truri i njeriut për ta torturuar vetë shpikësin e saj njeriun). Në fillim truri i njeriut reagon me tërë fuqinë e tij vitale për ta përballuar këtë tingull variabël, që prish qetësinë e plotë të natës në izolimin e dhomës, por me

Ese: Libri shoku im më i mirë - shkruar nga Xhesika Mersinllari

Libri shoku im më i mirë Më thonin dikur: lexo librat e shkollës, lexo se do të të duhen…! Por unë nuk e kuptoja. Unë librin mësova ta dua tani ne keto rrethana . Ndoshta kur njeriu eshte i merzitur , i lodhur , i ngarkuar menderisht , ka kohë të mendojë më shumë , ka kohë të rrijë më shumë me veten… Rrëmbej një libër që më godet nga titulli dhe nis të ecë nëpër rreshtat e tij. Nis të ecë njëlloj siç nis të ecë një fëmijë që s’ka hedhur kurrë më parë hapa në jetën e tij. Unë eci ngadalë, ndaloj, kthehem pas, pushoj, eci sërish me hapa më të shpejtë e papritur e ndjej se po fluturoj. Po, po, po fluturoj, por jo me trup, por me shpirt. Teksa lexoj shpirti im fluturon . Imagjinata ime kalon çdo kufi. Mendja ime përshkon hapësira pa fund dhe unë përshkroj oqeane, depërtoj në qiej pa fund, bëj gara me erën, sfidoj kohën… Mësova ta dua librin, sepse libri më thotë shumë gjëra që në fakt unë i di, por kam nevojë të m’i thotë dikush, pa më qortuar, pa më bërë të ndih

Ese për Prindërit - Shkruar nga Megi Lumi

Çdo prindi nuk i mungon dashuria për femijen.Jam shume e sigurt qe dashuria e tyre per ne nuk ka limit.Keshillat e tyre per mire me ngjasojne me perkedheljet qe merrja cdo sekonde kur isha e vogel,me ate zerin melankolik te mamit qe me vinte ne gjume.Ai entuziazmi i tyre aq i madh kur vijme ne jete,sidomos kur jemi femija i pare.Baballaret nuk durojne dot nga emocioni i tyre i madh dhe lotet shkojne rreke.Ne ate moment mbizoteron vetem dashuria,lumturia,gezimi i tyre,per vrazhdesi,inat apo merzitje nuk ka vend.Zemrat e tyre gati sa s’po dalin nga vendi.Ato rrahjet e zemres aq te shpejta nga emocioni I madh.Mos permendim pastaj dhe bisedat e tyre per tiparet e te porsalindurit.Mami dhe babi jane ne dileme te madhe per fizikun e bebit.Hunda e vockel,vetullat,qepiket me ka ngjare mua thote mami.Ndersa babit nuk i kane kaluar akoma ato emocionet dhe rri i heshtur ne qoshe duke perkedhelur floket e bebit.Jam krenare per ata dy yje qe kam,dua te ndjek shembullin e tyre dhe du

Ese për dashurinë - Ese mbi dashurinë

ESE MBI DASHURINË Sigurisht që keni dëgjuar për këtë ndjenjë, ose të paktën keni parë ndonjë film për të. Mund të ketë ndodhur që keni qarë dukë parë filmin, ose të paktën, jeni përmalluar, ose keni mundur ta quani budallallëk, tërë atë që ndodhte aty, por a e keni pyetur ndonjëherë veten se a do ta bënit të njëjtën? Apo, a u ka shkuar mendja ndonjëherë të pyesni veten se çka është dashuria dhe ashtu papritur të hutoheni dhe të mos e gjeni përgjigjen e duhur, ose thjesht të gaboni në përceptimin e ndjenjës më madhështore që njeriu ka brenda? Që në çastet e para të jetës sonë, jemi të mbushur me dashuri. Nëna bie në shikim të parë në dashuri me fëmijën e saj, saqë edhe qan dhe shumica e prindërve nuk mund ta përshkruajnë dashurinë e tyre prindërore. Shumica e atyre që duan tepër, sakrifikojnë po aq, a mund t’i numëroj ndokush tërë sakrificat e prindërve? Dashuria nuk është instikt, shumica e quajnë ndjenjë, por është më shumë se ndjenjë, ashtu si gjaku që është një faktor i pakontest

28 Nëntori – Ditë e shenjtë arbërore - Ese për 28 nëntorin

 Shkruar nga: Engjëll KOLIQI  Si çdo popull, edhe ne kemi kremten tonë kombëtare. Bile mund të themi se Dita Jonë e Madhe – 28 Nëntor i, është diçka më shumë se një kremte kombëtare, siç e kam thënë, jorastësisht, edhe në titull «DITA E SHENJTË ARBËRORE». Dikush që nuk e njeh mirë historinë tonë kombëtare, mund të pyes: pse?! Përgjigja është e shkurtër dhe shumë e qartë: sepse të mirat e rralla, kombit tonë të shumëvuajtur, por gjithmonë krenar, i kanë ardhur mu në këtë ditë. 28 Nëntori i parë arbëror ishte ai i vitit 1443, kur Kryeheroi Ynë, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, e ngriti për herë të parë në historinë e këtij kombi Flamurin me Shqiponjën Dykrenore dhe me yllin gjashtëcepësh në mes dy krenash, në Kalanë e Krujës, ku valoi plot 25 vjet. Gjergji, deri në vdekje luftoi me atë flamur në dorë dhe kurrë nuk diti për humbje. Ai flamur valoi i pamposhtur në Kalanë e Krujës dhe në kulla e kala të tjera arbërore, për 25 vjet, sa Kryeheroi Ynë udhëhoqi popullin dhe Shqipërinë. Pas

Ese: N’det - shkruar nga Guxim Klinaku

N’det Anija po rrugëtonte me sukses e trimeri duke qare valet. Ajo përplasej me to duke luftuar dhe duke mos i’u trembure aspak atyre perbindeshave te cilet ngriheshin lart e me lart dhe godisnin papushim anijen. E tundnin fort. Por prap se prap ajo nuk rrezohej sepse donte edhe ajo te mberrinte ne token ku ishim nisur te gjithe, ne atdhe.   Se shpejti do te gjendeshim ne brigjet e arta te Vlores, ne ato brigje qe si kisha pare tash e sa kohe, po mbusheshin afro tetëmbëdhjet vite. Me kujtohet si sot ajo dite kur ndava nga familja, nga te afërmit dhe nga shokët e ngushtë të fëmijëris, për të marrë rrugën e mërgimit. Nuk mund të flas askush për këtë rrugë aq të mundimshme, të dhimbëshme, e të lodhëshme pa e përjetuar vet, është vërtet diçka që ta këput zemrën e të bën të qash si fëmijë në dtën kur i thua “Lamtumirë” dhe në ditën kur i thua “Mirëmëngjesë”. Por shqiptar do jem si në atëdhe si jashtë tij, u munduam sa do pak ne mërgimtarët që ta ngrijmë në këmbë atdheun e ti

Ese: Një ditë fshatarqe - shkruar nga Guxim Klinaku

Një ditë fshatarqe - përshkrim Atë motë, dimri ishte shumë I ftohtë, megjithatë një ditë prej tij kishte qenë e mirë, dhe e ngrohtë, e vetmja gjë e përbashkët e asajë dite me të djeshmen e acaruar ishte bora e cila po i rezistonte bukur diellit. Akulli tani po pikonte dhe po I vinte fundi së ekzisturari, pas një dyluftimi me diellin ku ky I fundit doli fitues.   Pemët edhe pse me asnjë gjethe në trupin e tyre qëndronin si vigan, degët e saja të ngritura lart e më lart ishin të mbuluara me borë të bardhë, ku mbi të mund të vëreheshin fare mirë shenjat e këmbëve të ndonjë zogu I cili kishte kaluar atypari.   Bora kishte mbuluar qdo gjë përpos pullazeve të shtëpive, ku ajo kishte rrëshqitur tatëposhtë kulmit nga pjerrtësia e tij.   Po ti afrohesh fshatit, të bije në sy menjëher , tymi I zi I ogjaqeve të shtëpive, I cili ngrihej lart dhe formonte një re gjigante.   Shtëpit e fshatit ishin kryesisht të vogla, vetëm aty-këtu mund të dallohej ndonjë shtëpi më e madhe e cila s

Ese: Rruga imagjinare - shkruar nga Guxim Klinaku

Rruga imagjinare Ecja nen hijen e disa lisave, te cilet shtriheshin vargë njeri pas tjetrit, ishin lisa vertet te medhenjete gjat e te fort sikur donin ta mbronin ate rruge te shtruar bukure, ne të vërtet e mbronin!   Rruga nëpër të cilën hidhja hapat qetasë ishte rrugë e gjatë, plot sfida, e vështërsi, megjithatë vendosa ta kaloj duke dashur ta dijë pse ishte ishte ajo rrugë aq misterioze.   I shikoja lisat teksa gjethet e tyre valëviteshin duke u ndeshurë e perplasurë me armikun. Ishte luftë e vështirë megjithatë ia vlente të luftohejë. Ideali ishte I fort!   Ishte natë e errët dhe frikshme, yjet nuk ndriqonin, dukej sikur ata iu kishin fshehur errësirës, në mënyrë që ajo mos ta vërente, ndoshta edhe ata e kanë pasurë fatin tonë, por ishin përulurë para tij! Ngjyra e kuqe e rrugës me dukej shumë e quditshme, nuk kasha pasurë mundësi ta shoh një rrugë të till, megjithatë hapat nuk I ndalja ne asnjë qastë.   Jo shumë larg nga fillimi ne mesin e shum numrave te shkruar

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more