Skip to main content

Posts

Showing posts with the label E drejta civile

Emërtimi i së drejtë civile

Emërtimi i së drejtë civile në një mënyrë rrjedh prej fjalës latine ius civiles që rregullonte marrëdhëniet midis qytetarëve romakë. Emërtimi e drejta pasurore e ka burimin nga marrëdhëniet shoqërore me karakter pasuror, Andaj përkrahësit e këtij emërtimi theksojnë se, kjo degë e së drejtës duhet të quhet e drejtë pasurore, si emërtim më i drejtë me subjektin e marrëdhënies juridiko-civile. Emërtimi e drejta private, është mjaft i përhapur dhe është i lidhur drejtpërdrejtë me ndarjen e të drejtës në ius privatum dhe ius publicum që ishte karakteristikë e së drejtës romake. Me të drejtë thuhet se juristët që merren me të drejtën civile quhen civilistë andaj edhe emërtimi e drejtë civile është i drejtë.

E drejta civile si disiplinë shkencore

Studimi shkencor i të drejtës civile është më i vjetri midis disiplinave shkencore-juridike. Edhe në Romë shkenca juridike është identifikuar një kohë të gjatë me shkencën civile juridike. Në mesjetë në të vërtetë në kuadrin e së drejtës së kanoneve (kishtare), u paraqitën edhe pikëpamje të reja mbi të drejtën penale. Megjithëkëtë, theksi kryesor u vi mbi studimin shkencor të së drejtës civile. Vetëm më vonë u ndanë dhe u bënë të pavarura disiplinat shkencore në degët tjera të së drejtës. E në këtë kuadër hyn edhe e drejta civile si disiplinë shkencore e cila përfshinë studimet që i referohen marrëdhënieve shoqërore me karakter pasurore.

Nocioni i së drejtës civile

Nocioni i së drejtës civile E drejta civile zakonisht definohet si degë pozitive e së drejtës që përfshinë tërësinë e dispozitave juridike që rregullojnë marrëdhëniet shoqërore me karakter pasuror. Lidhur me të drejtën civile profesor Finzhgar shkruan se „ lëndë e së drejtës civile janë marrëdhëniet pasurore që lindin në lëmin e qarkullimit të mallrave dhe nën ndikimin e ligjit të vlerës, pastaj disa veti juridike personale të subjekteve juridike që marrin pjesë në marrëdhëniet pasurore të caktuara, si dhe të drejtat e personalitetit (të drejtat personale jo pasurore) që mbrohen me metodën dhe mjetet e së drejtës civile“. „E drejta civile në kuptimin objektiv është degë e së drejtës private e cila si tërësi e rregullave juridike i rregullon ato marrëdhënie pasurore në të cilat njerëzit për objekt të marrëdhënies civile-juridike kanë sendet, premtimet ose pasurinë“.

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more