Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Durimi dyfytyrësh

Durimi dyfytyrësh

Sa i mirëkuptueshëm ishte burri ndaj gruas së tij, kur qe në pyetje çështja e namazit dhe e mbulesës islame. Duket se i kishte mjaftuar t’i thotë gruas, se duhet ta kryesh namazin, pastaj duhet edhe ta vësh mbulesën. Ajo ia kishte kthyer, - faleminderit burri im, e kam të qartë, mbase të qartë e kam pasur edhe para takimit me ty. Ndërsa ky me durim të lartë e me mirëkuptim kur është në pyetje jetësimi i urdhërave të Krijuesit, qetësisht iu kishte drejtuar, - mirë e dashur, llokumi im e shpirti im, nuk të përzihem tutje, është e drejta jote kjo! Po të njëjtit “durimtar” e njëjta grua, një ditë ia kishte vonuar drekën. Ç’të dëgjosh, pos hakërrimë e rrëmujë, se përse e gjora ia paska vonuar drekën, si ka mundësi kjo të ndodhë? Ja se në cilët raste durimit i humb kuptimi dhe burrëria burrit! Iljesa Salihu

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more