Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Druri

Në sa grupe i ndajm drunjët ?

Në sa grupe i ndajm drunjët ?   Drunjët i ndajmë në dy grupe:   • Drunjët Halor (janë ata drunjë që nuk ju bien gjethet edhe gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit)   • Drunjët Gjethërënës (janë ata drunjë të cilëve ju bien gjethet gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit)..

Në sa klasa ndahet druri me anën e metodës së sferave ?

Në sa klasa ndahet druri me anën e metodës së sferave ?   Sipas kësaj metode druri ndahet në 6 klasa:   Druri shumë i butë.......... ..........F<350kg, (Plepi, Blini) Druri i butë .......... .......... ..........F=(351 - 500)kg, (Pisha, Bredhi) Druri me fortësi meatare.............F=(501 - 650)kg, (Shkoza, Bungu) Druri i fortë.......... .......... ..........F=(651 - 1000)kg, (Arra, Akacia) Druri shumë i fortë..................F=(1001 – 1500)kg, (Primavera, Sikamoro Druri i fortë si ashti.......... ........F>4500 kg, (Disa drunjë ekzotik).

Çka kuptoni me porozitet të një druri ?

Çka kuptoni me porozitet të një druri ?  Druri është material poroz, në masën e drurit nuk janë poret të shpërndara në menyrë të njëtrajtshme, ashtu që poroziteti i drurit varet prej llojit të drurit, vjetërsisë së tij dhe vendit ku është marrë ekzemplari shqyrtues.

Çka përfitohet nga trungu ?

Çka përfitohet nga trungu ? Nga trungu përfitohet: a) lëndë për objekte ndërtimore, b) pragje të hekurudhës, c) letra, d) celuloza, e) etil alkooli, f) tharmi, g) mobile, h) dyer dritare parkete etj.

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more