Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Dritëro Agolli

Njeriu me top - analizë letrare apo kritikë letrare

Njeriu me top Tema: Ka të bëj me luftën partizane. Subjekti: Në qendër të vëmendjes është hakmarrja e kryepersonazhit Mato Gruda, i cili është "në gjak" me fisin e Fizëve.  Një ditë Mato gjen një top të braktisun nga ushtria italiane, të cilin e ruan për hakmarrje.  Ai pas kapitulimit të Italisë fashiste strehon edhe një ushtar italian, Auguston, të cilin Mato e quan Agush.  Prej tij mësohet ta përdor topin.  Është kohë lufte.  I kompleksuar nga hakmarrja, Matoja nuk është në gjendje të bëjë dasinë politike.  Herën e parë gjuan shtëpinë e Fizëve, por nuk e godet dhe zhgënjehet.  Herën e dytë, i zemëruar nga vrasja e shokut të tij Murat Shtagës, Mato lë anash interesin personal para interesave të larta kombëtare dhe i bashkohet partizanëve.  Ai e tërheq topin zvarrë deri te vendi ku partizanët i kishin zënë pritën gjermanëve.  Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare Njeriu me top - analizë letrare apo kritikë letrare,n

Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo - analizë letrare apo kritikë letrare

  Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo Tema: Është roman satirik i cili vë në lojë byrokracinë, hipokrizinë dhe servilizmin. Subjekti: Regjistrohen deri në hollësi ironike figurat e Zylos, një drejtor i sektorit për çështje kulturore, dhe vartësit të tij Demkës. Kthesë në karrierën e shokut Zylo vjen kur atij i kërkohet të shpreh pikëpamjet e veta për një pjesë teatrale. Shoku Zylo është një karaker universal që mund të ndeshet në çdo shoqëri e në çdo epokë. Rrëfimi i romanit është i veshur me humor popullor.   Personazhet: Ndërveprimi i personazheve është i përafërt me të Don Kishotin dhe Sanço Pançon. Në fillimi është Sançoja që habitet me lajthitjet e të zotit, por në fund ai vet e humbet sensin e realitetit. Zylo: Është një burokrat i qetë e i heshtur. Imponimi i tij bëhet me zë të ulët. Veprimet e tij janë gjithmonë qëllimmbara por e çojnë në gabime qesharake. Ai nuk ka dijeni për sëmundjen që ka, për këtë fakt lexuesit i vjen keq. I vesh vetes atribute të pamerita dhe person

Ujku - tregim nga Dritëro Agolli

Isha vetëm në mes asaj lugine anës Devollit të mbuluar me dëborë. Ndoshta kishte edhe të tjerë që ecnin si unë, po as i njihja, as ndieja. Isha atëherë 13 vjeç, po kisha një trup të gjatë dhe krahë të fortë. Kthehesha në fshatin tim nga shkolla, që mbante ndonjë orë larg. Trastën e librave e kisha hedhur në qafë dhe, me opingat e lidhura me gjalmë leshi, çaja dëborën që kërciste si kripë e thatë. Kur iu afrova dy lisave të mëdhenj, ndjeva një ulërimë të largët, që i ngjante ulërimës së një qeni të llahtarshëm. Ndala dhe zemra më rrahu. Shikova diku në kodër dhe preva për një çast frymën. - Ujk! - thashë. - Sytë e mi vanë në dy lisat e mëdhenj. - Vrapo! - i thashë vetes. - Dhe iu qepa lisave binjakë, se kisha dëgjuar që, kur derdhen në dimër ujqit, e mira e të mirave është të hipësh në ndonjë pemë për t'iu shpëtuar dhëmbëve të tyre të mprehtë. - Shpejt! Era frynte dhe degët e lisave të mëdhenj vërshëllenin, po tani e ndjeva veten më të siguruar se atje poshtë në dëborë. Dhe, megjith

Peizazhi i pyllit të zgjuar - nga Dritëro Agolli

Peizazhi i pyllit të zgjuar - nga  Dritëro Agolli U zgjuan të gjitha ç’ka e ç’mban pylli. U zgjuan qukapikët dhe nisën të bëjnë              injeksione në pemët.   U zgjuan bletët dhe dolën nga shtëpitë            e tyre prej dylli.   U zgjuan milingonat dhe ngritën antenat përpjetë, Dhe lajmet e para të agimit i dhanë në bar e në fl etë.

Çka është poezia refleksive apo mediative

Çka është poezia refleksive apo mediative Në poezinë refleksive ( meditative) poeti i shpreh emocionet e veta në lidhje me një mendim, me një dukuri ose me një dilemë jetësore. Poeti nëpërmjet kësaj poezie, krahas emocioneve, shpreh një mendim, një përplasje rreth problemeve ekzistenciale,filozofike,jetësore etj.  Poezi të këtilla kanë shkruar poetët tanë të Rilindjes Kombëtare si: De Rada, Zef  Serembe , Naim Frashëri , Lasgush Poradeci,mandej edhe Migjeni , Dritëro Agolli , Sabri Hamiti etj. poezia refleksive,poezia mediative, qka eshte poezia refleksive, cfare eshte poezia mediative, cka eshte poezia mediative, poezi mediative, poezi refleksive

NAIM FRASHËRI-DRITËRO AGOLLI

NAIM FRASHËRI-DRITËRO AGOLLI Vargjet e tua me thërrimet e dheut janë përzierë Dhe na duket sikur me qenien tonë janë shkrirë, Se i kemi thithur mes qumështit, frutave, erës Dhe në burime me ujin i kemi pirë. Çdo rrokje e varg e poemë është rritur Tok me lisat e gjatë e me barin në gurë Dhe në kurorat e pishave është ngjitur Dhe, si në pisha, s’humb blerimi kurrë. Ti, si bujk i mirë, lërove arën e fjalëve, Arën e fjalëve të stërgjyshërve mbetur djerrë, Mbuluar nga barëra të liga maleve; E lërove që djerrë mos mbetej asnjëherë... Ish punë e vështirë plugimi i asaj are. Fjalë të tjera frymën ja merrnin fjalës stërgjyshërore, Po ti gjoksin ja vure përpara Dhe rrënjët gremit të hidhur ja nxore. Dhe tek lëroje këtë arë në vapë e në shqotë, Gabove kur the se perëndia na qenka kudo: në lulet e lisat, Pse s’the që vargjet e tua do të ishin kudo: në tokën e ngrohtë Në lulet, në barin, në plisat. Vargjet e tua me thërrimet e dheut janë përzierë Dhe na duket sikur me qenien

Pulëbardha -Poezi nga Dritëro Agolli

Pulëbardhën në rërë e lagur e gjetëm, e kishte thyer këmbën nën gjurin e bishtë, e kishin lënë shoqet në bregun e detit vetëm e kishin lënë e askush nuk e priste. Pulëbardhën në dhomën tonë e shpumë e u mësua me ne si njeriu i shtëpisë, veç nga dritarja shikonte detin me shkumë dhe valën që ngrihej mes shiut e stuhisë. Jetoi pulëbardha shumë në dhomë, po humbi papritur një ditë, një ditë kur deti hidhej mbi rërën e njomë, një ditë kur vinin stuhitë... Dhe shkum në det ta kërkonim, kur vala me valën si deshët kokan kishin përpjekur, kur era dhe retë rënkonin, dhe gjetën pulëbardhën të vdekur... E pamë! Kish hapur krahët e bardhë në rërën e njomë... E pamë! Ndofta nuk donte të vdiste në dhomë...

Dritëro Agolli - Biografia

Dritëro Agolli Dritëro Agolli lindi në fshatin Menkulas të Devollit më 1931. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Gjirokastër, ndërsa studimet e larta për gazetari në Leningrad. Punoi kryesisht në gazetën “Zëri i popullit” dhe në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Shkruan poezi, tregime, novela, romane, drama etj.   Veprat letrare: “Në rrugë dola”, “Mesditë”, “Komisari Memo”, “ Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo ”, “ Njeriu me top ”, “Fjala gdhend gurin”, “Trëndafili në gotë”, “Mosha e bardhë”, “Vjen njeriu i qeshur”.

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more